4 Gusht 2023, 10:00
Nga DOSJA
ITALI - Arabia Saudite ka nisur sfidën për botën e futbollit botëror. Blerjet e Cristiano Ronaldos, Benzema, Brozovic, Milinkovic-Savic dhe të gjithë kampionëve të tjerë që kanë zbritur në Arabinë Saudite muajt e fundit janë vetëm fillimi i një projekti shumë ambicioz, me fonde praktikisht të pakufizuara.
Britaniku Peter Hutton, drejtor i Ligës Saudite, tha se ishte shumë i sigurt në zhvillimin e futbollit në Arabinë Saudite: "Liga Saudite është e vendosur të jetë një sukses dhe do të vazhdojë të shpenzojë para për të tërhequr lojtarët më të mirë,"- shpjegoi ai. Programet e investimeve kanë disa vite dhe nuk e shoh se si mund të ngadalësohen. Unë kam 40 vjet që punoj në sport dhe nuk kam parë kurrë një projekt kaq të madh dhe kaq të vendosur për të pasur sukses."
Mbi kritikat e Evropës për humbjen e centralitetit në kontinentin e vjetër. "Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se Evropa nuk do të jetë aq e fortë në futboll në të ardhmen",- shtoi Hutton. "Është mirë që futbolli ka forcë në të gjithë botën. Kur Ronaldo nënshkroi për Al Nassr, ne papritmas patëm interes nga transmetuesit në mbi 170 vende."
Fenomeni i Arabisë Saudite po i bën të gjithë të ngrenë pak hundët, por sidomos në Premier League, ku drejtuesit dhe trajnerët ishin mësuar të shpenzonin dhe blinin këdo pa asnjë konkurrencë. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka thënë vetëm diplomatikisht se Liga Saudite Pro ka "ndryshuar plotësisht merkaton"; ndërsa trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp nënvizoi se si mbyllja e vonshme e afatit kalimtar në Arabinë Saudite, tre javë pas kampionateve të mëdha evropiane, ka "një efekt negativ në klubet nga kontinenti i vjetër".
B.T (Dosja.al)
Sport
4 Gusht 2023, 09:30
FRANCE - Drejtuesit e kampionëve të Francë nuk kanë vetëm çështjen “Mbappe” për të zgjidhur. Problemi...
Sport
4 Gusht 2023, 09:01
ZVICER - FIFA ka hapur një hetim për një ankesë të marrë kundër trajnerit të Zambisë, Bruce Mwape, pë...
Sport
4 Gusht 2023, 08:29
ANDORRA - Andorra ka kualifikuar për herë të parë një klub në raundin e tretë kualifikues të një gare evropiane pas...
Sport
4 Gusht 2023, 08:00
ARABIA SAUDITE - Al Nassr të kualifikohet nga grupet e Ligës së Kampionëve të Arabëve, pas barazimit 1-1 të Zamalek, me nj&eu...
Sport
3 Gusht 2023, 23:31
IRLANDE E VERIUT - Ndeshja e parë në Prishtinë kishte përfunduar 3-0 për skuadrën e Ballkanit të Suharekës. Kthimi, n&eu...
Sport
3 Gusht 2023, 22:20
I.A
Beshiktashi
TIRANA- Tirana luan ndeshjen e dytë përballë Beshiktashit në "Air Albania", e vlefshme për raundin e dytë elimina...
Sport
3 Gusht 2023, 21:44
I.A
Ndeshja
TIRANE- Tirana luan ndeshjen e dytë përballë Beshiktashit në "Air Albania", e vlefshme për raundin e dytë eliminator ...
Sport
3 Gusht 2023, 20:08
I.A
Pamje nga stadiumi
TIRANË- Ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit është ndërprerë pa filluar ende për shkak të p...
Sport
3 Gusht 2023, 19:05
TIRANE - Tirana përballet mbërmjen sotme me Beshiktashin dhe për të qenë të ndërgegjshëm dhe realist, më tepë...
Sport
3 Gusht 2023, 18:20
HOLANDE - Futbollisti i njohur Dirk Keit tani duket krejtësisht ndryshe në krahasim me kohën kur sulmonte fushat e futbollit në mb...