LIVE UPDATES
Sport

L’Equipe: “Mund të shpërthejë”, Serbi-Zvicër një sfidë shumë politike…

“Konfederata Zvicerane, e cila e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008, ruan marrëdhënie të mira me vendin ballkanik pa dalje në det, i cili njihet zakonisht si “kantoni i 27 Zvicrës”.

2 Dhjetor 2022, 14:52 Nga DOSJA

L’Equipe: “Mund të shpërthejë”,

ZVICER - Ndeshja e fundit e grupit G në botërorin e Katarit, ajo mes Serbisë dhe Zvicrës (ora 20:00) është konsideruar gjithashtu si një sfidë me ngjyrime të forta politike nga e përditshmja sportive franceze ‘L’Equipe’. Gazeta e ka nisur artikullin e saj me frazën:  “Mund të shpërthejë”, duke iu referuar një gazetari serb.

“Përcaktuese për kualifikimin në 1/8 e finaleve kjo ndeshje e fundit e grupit G ka aromën e barutit politik. Njohja e neutralitetit proverbial zviceran, “nuk të lejon ta imagjinosh këtë, por pavarësisht kësaj të gjithë do të vëzhgojnë dhe gjestin më të vogël për shkak të asaj që ka ndodhur katër vjet më parë”,- thekson Loïc Tregourès, autor i librit “Futbolli në kaosin e Jugosllavisë”.

Sepse hija e përballjes së tyre të fundit, të fituar nga Zvicra (2-1), në Kupën e Botës 2018, rri pezull, si një shqiponjë e pangopur, mbi këtë duel. Atëhere kosovaro-zviceranët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u ofenduan në korr nga publiku i nxehtë i ‘Arena Baltika’, në Kaliningrad, i cili mbështeste Serbinë. Ndërsa dy futbollistët i festuan golat e tyre duke imituar me duar shqiponjën dykrenare, simbol i bashkimit shqiptar”, përshkruan ‘L’Equipe’.

Më poshtë në artikull shpjegohet se “Me këtë gjest, dy lojtarët me origjinë kosovare kishin shprehur mbështetjen e tyre për Kosovën, të cilësuar si “një krahinë jugore serbe” nga Beogradi, i cili nuk e njohu kurrë pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008. Katër vite më parë mediat Serbët e denoncuan si “një provokim të turpshëm” festimin e golashënuesve të Zvicrës, të cilët u sanksionuan edhe nga FIFA me një gjobë prej 8660 € për “sjellje josportive”, rrëfen e përditshmja franceze.

Ajo vazhdon: “Konfederata Zvicerane, e cila e njohu pavarësinë e Kosovës më 27 shkurt 2008, ruan marrëdhënie të mira me vendin ballkanik pa dalje në det, i cili njihet zakonisht si “kantoni i 27 Zvicrës”.

Kjo daton në vitet 1960 kur Unioni i Fermerëve të Zvicrës kishte rekrutuar punëtorë sezonalë jugosllavë, shumica e të cilëve ishin shqiptarë të Kosovës. Lidhjet u forcuan edhe më shumë në vitet 1990, me pritjen e shumë refugjatëve që ikin nga konflikti ballkanik. Sot mediat lokale llogarisin rreth 200,000 njerëz me origjinë kosovare që jetojnë në Zvicër, pra afro 10% të popullsisë të Kosovës”,- shkruan e përditshmja franceze.

Sipas gazetarëve Jocelyn Lermusieaux dhe Sébastien Buron: “Këtë afërsi, ish-futbollisti i famshëm i kombëtares franceze, Alain Giresse, sot trajner i Kosovës, me shumë “lojtarë të lindur në Zvicër”, ishte në gjendje ta vlerësonte, në mars kur skuadra e tij luajti kundër Zvicrës, në një stadium të mbushur plot me shqiptarë në mes të Zyrihut (1-1)”.

Para përballjes aktuale serbo-zvicerane, në stadiumin 974 në Doha, dy formacionet u përpoqën të çminonin tokën, duke shmangur edhe provokimet më të vogla në lidhje me politikën.

“Në vitin 2018 humbëm shumë energji me këtë histori”, pranoi Xhaka pas disfatës ndaj Brazilit (0-1). “Këtë herë, ne do të fokusohemi te ndeshja”- siguroi ai. Por uji po vlon. E dëshmon një provokim i serbëve që çoi në hapjen e procedurave disiplinore nga FIFA në fillim të turneut. Në 24 nëntor, përpara se të përballeshin me Brazilin (0-2), lojtarët serbë kishin shfaqur në dhomën e tyre të zhveshjes një pankartë në të cilën harta e Kosovës ishte përfshirë brenda asaj të Serbisë, e shoqëruar me mbishkrimin: “Ne nuk do tërhiqemi”.
B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj