Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Sport
VIDEO/ Pas takimit me Dukën, kandidati për pankinën kuqezi, në Botërorin e Katarit...
Një muaj më parë ndodhej në Tiranë për të drekuar me presidentin e FSHF-së dhe kryeministrin Rama, sot përkrah Batistutës
2 Dhjetor 2022, 11:16Nga DOSJA
KATAR - E gjithë vëmendja e futbolldashësve, lojtarëve, trajnerëve, apo edhe ish-futbollistëve, është këto ditë në Lindjen e Largme, aty ku luhet aktiviteti më i madh futbollistik botëror.
Mes personazheve të shumta në tribunat e stadiumeve të Katarit gjendet edhe një prej kandidatëve për pankinë kuqezi, argjentinasi Esteban Kambiaso.
Tashmë pankina e përfaqësueses kuqezi, zyrtarisht është bosh, pas skadencës së kontratës së Edoardo Rejas.
Rreth një muaj më parë ai gjendej në Tiranë për të drekuar me presidentin e FSHF-së dhe kryeministrin e vendit Edi Rama, pikërisht për të diskutuar për këtë mundësi, por sot siç duket nga pamjet, gjendet pranë yjeve të tjerë argjentinas, si Gabriel Batistuta, duke festuar kualifikimin e përfaqësueses së tij për në fazën e 1/8-ave.