2 Dhjetor 2022, 10:38
Nga A.B
Sportisti
GJERMANI- Në fund kishte vetëm fytyra të dëshpëruara - lojtarët, trajneri i kombëtares Hansi Flick dhe tifozët. Të gjithë. Gjermania fitoi ndeshjen kundër Kosta Rikës me rezultat 4:2 (1:0), por u eliminua nga Kampionati Botëror në Katar, pasi Japonia "çuditërisht" mundi Spanjën me rezultat 2:1. Ekipi gjerman kthehet sot në vendlindje. Ndërsa Japonia kundër Kroacisë dhe Spanja kundër Marokut vazhdojnë garat në të tetën e finales.
Gjermania fitoi kundër Kosta Rikës 4:2
Ndeshja në Al-Khour filloi mirë: Gjermania krijonte rast pas rasti dhe me golin e Serge Gnabry kaloi heret në epërsi. Gjithçka dukej se po shkonte sipas planit, aq më tepër që edhe Spanja kaloi në epërsi 1-0 në ndeshjen paralele. Por kombëtarja gjermane humbi shumë raste dhe nuk e shtoi epërsinë, pasi i duhej edhe një diferencë e lartë e shënimeve. Papritur filluan edhe dobësitë në mbrojtje, kështu që Kosta Rika kaloi në një moment madje edhe në epërsi me rezultat 2:1. Lojtarët e Hansi Flick deri në fund të ndeshjes u angazhuan më shumë dhe megjtihatë fituan me rezultat 4:2. Ishte ky rezultati që i mundësonte kalimin e Gjermanisë në të tetën e finales, sikur Spanja të fitonte apo të barazonte me Japoninë. Por ndodhi e kundërta. Ekipi spanjoll humbi papritur dhe i dërgoi gjermanët në shtëpi.
Vendimtare humbja e ndeshjës së parë
Japonezët festuan fitoren e vendit të parë në grup
Për Gjermaninë u dëshmua se humbja e ndeshjes së parë kundër Japonisë me rezultat 2:1 ishte vendimtare. Lojtarët gjermanë nuk arritën të fitojnë as kundër Spanjës në ndeshjen e dytë ku barazuan 1:1, ndërsa fitorja vetëm kundër Kosta Rikës nuk mjaftoi. Trajneri Hansi Flick nuk deshi të fajësojë Spanjën për eliminimin nga Botërori. Ai tha se vet ekipi gjerman e ka fajin, është dashur të jetë më efikas dhe të fitojë të paktën një pikë kundër Japonisë. Tani ekipit gjerman i mbetet të konsolidohet deri në Kampionatin e ardhshëm Evropian, i cili në verën e vitit 2024 mbahet në Gjermani. Por dëshprimi i lojtarëve dhe tifozëve është i madh./DW
gjermania
Sport
2 Dhjetor 2022, 09:01
A.B
Kupa
KATAR- Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Botërorin e Katarit. Pas eleminimit surprizë të...
Sport
2 Dhjetor 2022, 08:54
KATAR - Kameruni përballet me Brazilin këtë të premte, në orën 20:00, në Lusail Stadium, në kërkim të nj&eum...
Sport
2 Dhjetor 2022, 08:26
KATAR - Shumë më tepër se aksesi në raundin e 16-të të një Kupe Botërore. Ashtu si në Rusi 2018, Serbia dhe ...
Sport
2 Dhjetor 2022, 08:19
KATAR - Fitoren 2-1 ndaj Spanjës dhe kualifikimin në fazën e 16-të të Kupës së Botës, Japonia ia detyron Ao Tanak...
Sport
2 Dhjetor 2022, 08:14
BELGJIKE - Policia belge tha se arrestoi 18 persona të enjten në mbrëmje gjatë incidenteve në Bruksel pas fitores së Maroku...
Sport
2 Dhjetor 2022, 07:43
A.B
Ao Tanaka
KATAR- Goli i dytë i Japonisë kundër Spanjës, i shënuar nga Ao Tanaka, u lejua pas një kontrolli të gjat&...
Sport
2 Dhjetor 2022, 07:35
a.l
Japoni-Spanjë
KATAR- Për të dytin Botëror radhazi, Gjermania po shkon në shtëpi pas fazës së grupeve. Nj&...
Sport
1 Dhjetor 2022, 22:06
KATAR- Një tjetër zhgënjim për Gjermaninë në Kupën e Botës. Për të dytën herë radhazi kombëta...
Sport
1 Dhjetor 2022, 22:00
KATAR- Një tjetër arritje e madhe e Japonisë, e cila përmbys 2-1 Spanjën dhe kualifikohet si e para e grupit E në fazën tje...
Sport
1 Dhjetor 2022, 20:40
KATAR- Grupi E mbyll llogaritë mbrëmjen e sotme, teksa Spanja po përballet me Japoninë dhe Gjermania me Kosta Rikën. Gjithçka ...