"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Dy garat e fundit në Krakov të Polonisë, me vendin e parë në 5000 m dhe 300 m/p e çuan atleten shqiptare në një nivel shumë të lartë europian, 11 fitore, një rekord i arritur prej saj që e bën të përflitet tashmë në arenën më të madhe të altetikës europiane.
TIRANE - Që Luiza Gega është gjithmonë mes të parëve, apo e para në thuajse çdo aktivitet ndërkombëtarë atletike, kjo duket se nuk përbën më shumë lajm. Megjithatë, dy garat e fundit në Krakov të Polonisë, me vendin e parë në 5.000 m dhe 3.000 m/p e çuan atleten shqiptare në një nivel shumë të lartë europian, 11 fitore, një rekord i arritur prej saj, që e bën të përflitet tashmë në arenën më të madhe të atletikës europiane. Në një intervistë për “Top Channel” ajo tregon se të gjitha këto arritje, veç kënaqësisë shpesh herë janë edhe një presion i shtuar.
“Ndjeja shumë presion doja të isha e sigurtë atje, sepse fokusi dhe vëmendja tani është më e madhe për paraqitjen time. Aktiviteti më i fundit më dha vërtetë shumë kënaqësi, sepse të lakohesh nga federata europiane nuk është e lehtë. Por pres aktivitetet e radhës që të bëj edhe më mirë, pasi mendoj që nuk e kam arritur maksimumin”.
Prej më shumë se 20 vite, që vetëm vrapon, dhe në nivele shumë të larta jo thjeshtë shëtitje, Luiza asnjëherë nuk kënaqet me veten.
“Do të luftoj fort për të marrë një medalje më të madhe, siç e kam marrë. Nuk bëj dot premtime, sepse sporti nuk ta lejon këtë gjë, pasi asnjëherë nuk i dihet se si mund të shkojë. Por shpresoj shumë të jem e shëndetshme, të mos kem dëmtime sepse fokusi dhe vullneti im nuk mungon. Të paktën deri për Lojërat Olimpike do të jetë mbi 100%, pastaj do të shikoj se çfarë mund të bëj”.
Prej më tepër e një dekadë, Luiza dhe Taulant Stërmasi, sot president i FSHA-së, kanë punuar së bashku për këto rezultate, por me marrjen e detyrës së re rreth një muaj më parë, Luiza stërvitet vetëm dhe me sa duket nuk do të ketë as trajner të huaj.
“Nuk e kam aq problem tani, pasi unë e di se ku duhet të shkoj tani. Menduam një herë që të mernim një trajner ndërkombëtarë, por po më shkon shumë mirë programi dhe nuk dua të rrezikoj, le të themi që të vazhdoj me një program tjetër, sepse secili trajner ka programin e tij, nuk e di as se si do të më reagojë trupi me një tjetër program, apo se sa kohë do të më duhet që unë t'i përshtatem programit të ri. Të paktën këtë vit nuk dua të rrezikoj”.
Kur përmend atletikën, të gjithë mendojnë Luizën, si ndihet ajo për këtë eklipsim me plot meritë të ‘mbretëreshës’ së sporteve në Shqipëri?
“Kjo është arsyeja që më vjen shumë mire, që ish-trajneri im tani është president dhe do ta ngrejë nivelin e atletikës. Kam vërtetë shumë dëshirë që në të ardhmen të thyhen rekordet e mia. Po të arrihen rezultate edhe më të larta, mua do të më bëhej qejfi, nuk e kam këtë pjesën e xhelozisë, apo të kërkoj vëmendje, unë nuk dua vëmendje, thjesht bëj me shumë pasion diçka që e dua shumë”.
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Khalidou Koulibaly ka zbarkuar në Arabinë Saudite dhe është gati të nisë një aventurë të re. Mbrojt...
ITALI - Juan Cuadrado i dha lamtumirën pas disa vitesh Juventusit, pasi tashmë ka mbushur 35 vjeç. Në këto kushte, skuadra e M...
FRANCE - Victor Osimhen theu të gjitha rekordet vitin e kaluar me 26 golat e tij në Seria A, të cilët luajtën një rol të madh...
ANGLI - Manchester United ka përzgjedhur Mason Mount për të forcuar mesfushën e tij, me mesfushorin anglez të gatshëm ...
ARGJENTINE - Lionel Messi së bashku me partneren e tij, Antonella Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre po vazhdojnë pushimet në A...
ITALI - Familja e Cristiano Ronaldos është duke pushuar në ishullin e bukur të Sardenjës dhe partnerja e tij ...
ANGLI - City përgatitet t'i japë Guardiolës përforcimin e parë. Pas humbjes së Gündogan, zëvendësuesi i gjerma...
FRANCE - Lionel Messi ka thyer heshtjen për sezonin e tij në PSG, duke pranuar se marrëdhënia e tij me disa prej tifozëve të klubi...
ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, ka shumë plane për nënshkrimin e tij më të dëshiruar për këtë ver&...
BRAZIL - Ishte një ditë kur gjithçka ishte dashuri dhe fjalë të bukura mes futbollistit Eder Militao dhe ‘ndikueses...