LIVE UPDATES
Sport

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në Botë! (Foto)

Përveç kapacitetit të ulët, stadiumi është bërë i famshëm në rrjet për shkak të Oak Road, ku rreshti i shtëpive viktoriane me tarraca me tulla të kuqe është prerë përgjysmë për t’i hapur rrugën për dy hyrjeve për fansat në tribunën përkatëse.

28 Maj 2023, 18:04 Nga DOSJA

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në

ANGLI - Nga liga amatore në Premier League në më pak se një dekadë. Ky është udhëtimi i jashtëzakonshëm i Luton Town. Hirushja e Championship për këtë sezon ia doli të mposhtë Coventry City-t me penallti në Wembley duke fituar një biletë për të luajtur mes gjigandëve të futbollit anglez në sezonin 2023-2024.

Por pa dalë ende dehja nga kjo arritje, klubi ka kuptuar se stadiumi i tyre në Kenilworth Road nuk është gati që të jetë mikpritës i elitës së Premier League. Kjo është arsyeja pse Luton Town parashikon që të shpenzojë deri në 10 milionë paund para se të fillojë sezoni.

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në

Me një kapacitet prej vetëm 10,356, Kenilworth Road do të jetë stadiumi më i vogël i Premier League sezonin e ardhshëm, duke mposhtur Stadiumin Vitality të Bournemouth që ka 11,379 ulëse.

“Ne kemi rreth 8 milionë paund, ndoshta 10 milionë që do t’i shpenzojmë për përmirësimin e stadiumit. Pak a shumë ka të bëjë me rindërtimin e një tribune në më pak se tre muaj, një detyrë që tashmë ne e kemi marrë në dorë. Duhet thjesht të pajtohemi me kërkesat e transmetimit të Premier League dhe disa kërkesa të objekteve që nevojiten”, tha CEO i klubit, Gary Sweet, në një intervistë për mediat angleze.

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në

Përveç kapacitetit të ulët, stadiumi është bërë i famshëm në rrjet për shkak të Oak Road, ku rreshti i shtëpive viktoriane me tarraca me tulla të kuqe është prerë përgjysmë për t’i hapur rrugën për dy hyrjeve për fansat në tribunën përkatëse.

Banorët që jetojnë në këtë rrugicë e dritaret e të cilëve kanë pamje nga fusha e blertë shprehen për mediat angleze se topat e futbollit iu thyejnë dritaret, ndërsa kanë vështirësi edhe me parkimin në ditët kur luhen sfidat.

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në

Shtëpia e Luton Town u ndërtua në vitin 1905 dhe është një nga më uniket në ligën e futbollit. Tifozët vizitorë ngjiten në shkallët metalike blu të ndezura të vendosura mbi kopshtet e banorëve për të hyrë në tribunë, ndërsa oborret nga shtëpitë ngjitur kthehen në stadium.

Për vendasit që jetojnë në rrugë, mendimi i lëvizjes së ekipit në një terren të ri ngjall ndjenja të përziera.

Shtëpia e familjes së Abdul Aliut është disa metra larg hyrjes në Oak Road. “Kam jetuar këtu gjithë jetën time këtu”, thotë ai për The Sun.

“Deri rreth shtatë vjet më parë ishte vërtet e lehtë për të parë në stadium. Dikur kishim topa futbolli që thyenin dritaren tonë herë pas here. Ishte disi e bezdisshme në atë kohë, dikur e çmendte babanë tim. Ne u ankuam dhe klubi më në fund vendosi rrjetë dhe disa hekura të valëzuar për ta ndaluar. Kjo do të thotë që pamja ime e fushës është zhdukur nëse nuk kërcej lart e poshtë në shtratin tim. Pastaj mund të shoh pak bar, por jo mjaftueshëm për të parë ndeshjen nga dhoma e gjumit”, rrëfen ai.

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në

Në ditët e ndeshjeve, Abdul thotë se ka gjithmonë një det policie në rrugë. “Unë dola gjatë ndeshjes të së dielës për të marrë pak ushqim dhe më pas policia më shoqëroi përsëri në shtëpinë time”, shprehet Ali.

Një nga hyrjet unike në Oak Road ofron akses në The Bobbers’ Club  pjesë e fushës së futbollit të Luton Toën për 89 vjet.

Duke dalë nga rruga ku çmimet e shtëpive kushtojnë mesatarisht 222,500 £ tifozët çohen në një rrugicë të vogël përpara se të ngjiten në shkallët e hekurta në një tarracë që të çon në Oak Stand.

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në

Kopshti i mamasë së katër fëmijëve Anu ndodhet posht tribunës dhe ajo i ka treguar gazetarëve se topat e gjuajtur fort nga futbollistët shpesh përfundojnë te bahçja e saj.

“Ata kanë kërkuar ndonjëherë topin. Në shumicën e rasteve ne i kemi mbajtur“, pranon ajo.

52-vjeçarja thotë se familjet vendase në zonë shihnin falas ndeshjet e klubit, por kjo nuk ka ndodhur më që nga Covid.

Luton Town hirushja e Premier League, me një stadium, si askush në

“Dhoma e gjumit e djalit tim në papafingo i mundëson atij të shohë pak nga fusha në mënyrë që ndonjëherë të mund të shohë ndeshjet falas”, zbulon ajo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Në 2030 jemi në BE"/ Rama: Më tregojnë mua këto honxhobonxho investimet strategjike

"Thirrja “Shqipëria e shqiptarëve” rraciste"/ Rama: Nëse do shisnim Shqipërinë

35-vjetori i PS në Vlorë, Rama: Investimi është bekim jo vetëm i Vlorës, por i gjithë Shqipërisë

Protestuesit marshojnë rrugëve pas protestës para kryeministrisë, godasin me shishe ekranin

Rama për gazetarin italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

“Po kur thonë 5 kushte”/ Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do i bëj të tjerat?

E reja bën thirrje kundër Ramës, punonjësit e sigurisë e largojnë me forcë

"Anulo projektin"/E reja shtatzënë në protestë:Jam këtu për vajzën time dhe të ardhmen ne Shqipërisë

Protestuesi shpërthen para kryeministrisë: Berisha dhe Rama të hapin veshët dhe të dëgjojnë

Protesta para Kryeministrisë, Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

Rama thirrje protestuesve: Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë

Rama në Vlorë: Fajtorin e gjen prokuroria dhe gjykata, qeveria e ka të ndaluar këtë punë

Rama- qytetarit në Vlorë: Gati jam të shaj gjykatën, por më prish punë me Europën

Tension në Vlorë/Punonjësit e sigurisë i grisin pankartën, qytetarja shpërthen në lot:Nuk bëra asgje

Rama në Zvërnec: Brunës i thash nuk dua njerëz nga Vlora, por s'kam frikë të përballem

"Prona nuk është kthyer"/Rama përplaset me banorin e Zvërnecit:Me kë po flet? Të mos bëjmë debat kot

Rama nga Vlora: Shqipëria shitet apo nuk shitet e vendosin pronarët, jo qeveritë apo protestuesit

Humb një fëmijë në mes të turmës, mobilizohen gjithë protestuesit për ta gjetur

Nesër njoftohen 2 protesta: Në 10:00 në Zvërnec, në 18:00 në Tiranë#dosja #protesta

Rama batuta me qytetarin: Edhe kjo me duhet që t'më dali nami se shoh njerëzit nga pantollonat

“Ajo që the me vrau"/ Banori i Zvërnecit i drejtohet Ramës: Kam 35 vite që luftoj

Kur do të anëtarësohet Shqipëria? Rama: S’parashikohet Zoti, seksi dhe BE-ja

Rama flet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Nuk ka projekt ende, por kjo është dhuratë për Shqipërinë

Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama

Berisha: Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk marrim pjesë

Ngushëllimet/ Berisha: Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero