3 Nëntor 2023, 17:32
Nga DOSJA
ANGLI - Në 15 ndeshjet e para të këtij sezoni, Manchester United ka humbur tetë ndeshje, më së shumti që nga sezoni 1962/63. Pas dy humbjeve të fundit, 0-3 kundër Manchester Cityt dhe 0-3 kundër Newcastle, “The Times” shkruan se drejtuesit aktualë në “Old Trafford” po mendojnë ta shkarkojnë Ten Haag.
Botimi britanik propozoi gjithashtu dy emra të mundshëm për të zëvendësuar Erik ten Haag: Ruben Amorim, trajner i Sporting Lisbonës dhe Zinedine Zidane, ish-trajneri i Real Madridit, pa kontratë për gati dy vjet e gjysmë.
Megjithatë, fillimisht Manchester United do të detyrohet të paguajë një shumë të madhe, nëse duan të ndahen me Erik ten Haag para kohe. Nëse ai shkarkohet, tekniku holandez duhet të marrë afërsisht 15 milionë paund, shuma që përfaqëson pagën për 20 muajt e mbetur të kontratës, shkruan “Daily Mail”.
Kësaj shume do t'i shtohej edhe kompensimi që duhet të merrnin bashkëpunëtorët e Ten Haag në stafin teknik, Mitchell van der Gaag dhe Steve McClaren.
Burimi i cituar shkruan se Manchester United tashmë është mësuar me ndarje kaq të shtrenjta. Ole Gunnar Solskjaer përfitoi rreth 10 milionë paundë kur u shkarkua, ndërkohë që rekordi mbahet nga Jose Mourinho - 19.6 milion £.
Manchester United, i teti në Premier League me 15 pikë nga 10 ndeshje, tani përgatitet për ndeshjen e së shtunës në orën 14:30 me Fulham.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Nëntor 2023, 17:08
SPANJE - Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët që ka një perandori biznesesh. Ylli portugez ka investuar nj&...
Sport
3 Nëntor 2023, 17:02
ANGLI - Armando Broja nuk ka luajtur ende me Chelsea-n që pas atij dëmtimi me Kombëtaren në stërvitje. E teksa po afrojnë ndeshjet...
Sport
3 Nëntor 2023, 16:55
SHBA - Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për të tetën herë në karrierën e tij, në n...
Sport
3 Nëntor 2023, 16:41
UELLS - Ish-superylli i Real Madridit, Gareth Bale, ka qenë në një lidhje me Emma Rhys-Jones për gati dy dekada. Gruaja e ish-futb...
Sport
3 Nëntor 2023, 16:17
SPANJE - Janë krijuar re për marrëdhënien e Barcelonës me Ilkay Gündoğan, pas reagimit të gjermano-turkut p&eu...
Sport
3 Nëntor 2023, 15:47
ANGLI - Sipas raporteve angleze, me drejtuesit e klubit anglez të Newcastle po eksplorojnë mundësinë e zgjerimit të stadiumit &ldq...
Sport
3 Nëntor 2023, 15:24
SPANJE - Frenki De Jong nuk mori pjesë në seancën e fundit stërvitore të Barcelonës, përpara ndeshjes së 12-t&...
Sport
3 Nëntor 2023, 15:13
ANGLI - Mesfushori me eksperiencë i Manchester United, braziliani Casemiro do të mungojë për “disa javë&rdquo...
Sport
3 Nëntor 2023, 14:50
ARABIA SAUDITE - Yaya Toure i është bashkuar Arabisë Saudite, si ndihmës trajner i Roberto Mancinit, ish-trajn...
Sport
3 Nëntor 2023, 14:40
SPANJE - Nga përmbysja në përmbysje po kalon vazhdimisht “seriali” i Kylian Mbappes. Pavarësisht raportimeve të ...