27 Shtator 2024, 20:53
Nga DOSJA
ITALI - Edicioni i 108-të i Giro d’Italia mund të startojë nga Shqipëria. Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare lajmi që vjen nga Italia është me të vërtetë i madh pasi ka impakt si për botën e çiklizmit edhe për promovcimin e vendit tonë.
Organizatorët e Giro d’Italia-s, i cili është njëri prej tre tureve më të rëndësishëm të botës së çiklizmit së bashku me Turin e Francës dhe Vueltën e Spanjës, kanë menduar që sfida për fanellën e famshme rozë të nisë nga Shqipëra. Me qëllim promovimin e vendeve të ndryshme, organizatorët e Giro d’Italia, disa vite me radhë kanë vendosur që etapën e parë të garës 3-javore ta zhvillojnë në vende të ndryshme.
Sipas medieve italliane një vendim përfundimtar nuk është marrë ende pasi priten që të saktësohen ende disa detaje. Mësohet se data decizive do të jetë 12 tetori, e cili përket me përfundimin e Giro-së së Lombardisë. Atë ditë pritet që organizatorët e Giro d’Italia-s, RCS Sport, të tregojnë pikënisjen e turit të njohur italian. Me aq sa është kuptuar deri më tani Giro d’Italia do të qëndrojë në Shqipëri për disa ditë.
Për atë që konsiderohet si “la grande partenza” Shqipëria thuhet se ka mundur kandidaturën e Triestes duke ofruar gati tri herë më shumë se shifra prej 6 milionë eurosh e ofruar nga qyteti më i madh i rajonit të Friuli-Venecia Xhulia. Organizatorët, të cilët do të zyrtarizojnë rrugëtimin e garuesve më 15 nëntor, kanë menduar që në Shqipëri të zhvillohen disa etapa dhe kalimi në territorin italian të bëhet nga Siçilia.
B.T (Dosja.al)
Sport
27 Shtator 2024, 19:53
SHKODER - Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç ka folur për mediat në konferencën për shtyp në prag të sfidës ku...
Sport
27 Shtator 2024, 19:42
TIRANE - Dinamo City luan të shtunën në orën 19:00, ndeshjen e javës së 7-të kundër Vllaznisë kryesuese. Para k&e...
Sport
27 Shtator 2024, 19:32
RROGOZHINE - Egnatia thyhet në shtëpi, duke u mposhtur nga Partizani me rezultatin 0-2. Kampionët në fuqi vijojnë formën jo t&eu...
Sport
27 Shtator 2024, 19:15
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është buzë fitimit të së drejtës për ta organizuar së bashku me Serbin&...
Sport
27 Shtator 2024, 19:14
RROGOZHINE - Partizani mposht Egnatian me rezultatin e pastër 0-2 në Rrogozhinë duke u rikthyer në rrugën e 3 pikëve. Ismaili dh...
Sport
27 Shtator 2024, 19:00
RROGOZHINE - Pas tri barazimeve radhazi, Partizani ka kryer sot një ‘hakmarrje’ të vogël për finalen e humbur në sezonin ...
Sport
27 Shtator 2024, 15:30
KOLUMBI - Ndeshja Nacional - Junior, që u luajt mëngjesin e kaluar në Atanasio Girardort në Medellín (Kolumbi) duhej të p...
Sport
27 Shtator 2024, 15:00
GJERMANI - Trajneri i Bayern Munichut, Vincent Kompany, ka zbuluar se “motivimi” i tij, përpara duelit të së shtunës, ku ...
Sport
27 Shtator 2024, 14:30
SPANJE - Barcelona u stërvit këtë mëngjes në Sant Joan Despí Sports City me dy mungesa të rënd&e...
Sport
27 Shtator 2024, 14:00
ZVICER - FC Barcelona është sanksionuar nga UEFA për një slogan, të ngjashëm me atë të regjimit nazist që u pa n&...