Përfundon procesi Vettingut/ Kreu i KPA-së: Një etapë e nevojshme. Gonzato: Ka sjellë rezultate të prekshme
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
Ceremonia e procesit të Vettingut/ Gonzato: LDKPI duhet të forcojë punën me deklarimet e pasurive të magjistrat&eu...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
“Kosova është një rival i panjohur për ne, por bazuar në rezultatet në kualifikime duhet ta respektojmë si një skuadër të fortë”, ka thënë sekretari i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Peter Palenčík.

SLLOVAKI - Mediat në Sllovaki menjëherë pas shortit kanë nisur të analizojnë shortin e play-offit për botërorin në futboll dhe faktin se në gjysmëfinale do të përballen me Kosovën. Ndërkohë si në Kosovë, ashtu edhe në Sllovaki nënvizojnë si “lajm të mirë” se, në rast se kalojnë në finale, do të luajnë si vendës.
Por në momentet e para pas shortit mediat kryesisht japin njoftime rreth shortit dhe përballjeve që do të zhvillohen për të caktuar 4 skuadra kombëtare nga Evropa që do t’u bashkohen 12 kombëtareve që tashmë janë kualifikuar direkt në botërorin që luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Sa i përket Kosovës, fjala “respekt” është ajo që gjendet në shumicën e shkrimeve nëpër mediat e Sllovakisë. Për “respektin” ka folur edhe sekretari i Federatës së Futbollit të Sllovakisë, Peter Palenčík.
“Fakti se të gjithë pjesëmarrësit në short kanë kaluar përmes kualifikimeve të vështira flet vetvetiu për kualitetin e tyre. Prandaj ishte vështirë të shprehej dëshira për ndonjë kundërshtar. Kosova është një rival i panjohur për ne, por bazuar në rezultatet në kualifikime duhet ta respektojmë si një skuadër të fortë”, ka thënë ai.
“Fakti se ne do të luajmë ndeshjen e dytë, finalen e play-offit, në shtëpi, na bën të lumtur sepse nuk do të duhet të udhëtojmë te kundërshtari në ndeshjen vendimtare”, ka thënë Peter Palenčík për web-faqen e Federatës Sllovake të Futbollit.
Federata e Futbollit e Sllovakisë ka afat deri më 26 nëntor të informojë se në cilin stadium do të zhvillohet ndeshja.
Ndoshta lajm jo aq i mirë për tifozët e kombëtares së Kosovës është përparësia e vendasve sa i përket biletave për ndeshje. Nëse zbatohet rregulli i përgjithshëm, atëherë Federata e Futbollit e Sllovakisë detyrohet t’i ofrojë Kosovës vetëm 5 për qind të kapacitetit të stadiumit.
Kjo do të ishte shumë pak, sepse pa dyshim interesi i kosovarëve do të jetë shumë i madh për ta shikuar këtë ndeshje në stadium dhe për ta përkrahur kombëtaren.
Gjasat më të mëdha janë që ndeshja me Kosovën të luhet në “Tehelné Pole Stadium” në Bratislavë, ku luan skuadra sllovene. Ai është ndër stadiumet më moderne në Evropë, por me kapacitet prej vetëm 22.500 ulëseve. Kjo i bie që Kosovës do t’i duhej t’i ndanin vetëm diku 1.200 bileta.
Do të ishte korrekte nga FIFA që të detyrojë vendasit që mysafirëve t’u ndajnë një numër më të madh të biletave, pasi bëhet fjalë për play-off në të cilin luhet vetëm një ndeshje dhe nuk ka ndeshje kthimi.
B.T (Dosja.al)
ZVICER - Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se Sllovakia ka ekip shumë të mirë. Por ka kujtuar fitoret ndaj Suedisë,...
ZVICER - Jan Urban u bë trajneri i ekipit kombëtar polak në korrik, një muaj pasi Michał Probierz dha dorëheqjen. N&eu...
ZVICER - Në shortin e play-off-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, FSHF u përfaqësua nga presidenti Armand Duka d...
ZVICER - Trajneri i Shqipërisë, braziliani Sylvinho, foli për Tv Klan, pas shortit të play-off-it, që vendosi kuqezinjtë pë...
POLONI - Ekipi kombëtar polak dështoi të arrinte objektivat e planifikuara gjatë kualifikueseve të Kupës së Botës. Eki...
ZVICER - Shorti i Italisë për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës, i mbajtur në selinë e FIFA-s në Zyrih,...
ZVICER - Shqipërisë do t’i duhet të përballet me Poloninë në ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it të Bot&eu...
Renato Marin FRANCE - Në hijen e Lucas Chevalier, i cili ka qenë portieri i parë i PSG-së që nga kjo verë, një tale...
ZVICER - U hodh shorti i play-off-it të Botërorit ku ndeshjen e pare Shqipëria do të luaj me Poloninë ndërsa Kosova me Sllovakin...
SPANJE - Në një intervistë me median spanjole AS , Antoine Griezmann (34 vjeç) deklaroi qartë dëshirën e t...