8 Mars 2024, 18:40
Nga DOSJA
BRAZIL - Ka vite që në futbollin e Amerikës së Jugut është një kampionat që po i afrohet disi Evropës me pagat. Në pesë vitet e fundit, klubet braziliane kanë monopolizuar trofetë e mëdhenj në Amerikën e Jugut, siç dëshmohet nga pesë Copa Libertadores radhazi. Në Brazil kanë vendosur si synim të konkurrojnë me ligat kryesore evropiane në tërheqjen e futbollistëve në ekipet e tyre.
Luiz Henrique dhe Nico de la Cruz kanë qenë nënshkrimet më të shtrenjta, përkatësisht nga 16 dhe 14.5 milionë euro, sipas Transfermarkt. Lojtari i Betisit u largua nga La Liga për t’u kthyer në vendin e tij, duke u bërë nënshkrimi më i shtrenjtë në historinë e ligës braziliane, pasi Botafogo pagoi për kartonin e tij 16 milionë euro.
Ndërsa uruguaiani mbërriti te Flamengo pas ciklit shtatëvjeçar te River Plate. Këto dy kontrata janë të krahasueshme me atë të çdo skuadre evropiane, gjë që tregon fuqinë e futbollit brazilian në Amerikën e Jugut. Flamengo është klubi që ka shpenzuar më shumë me tri nënshkrime që kapin shifrën e 30 milionë eurove. Më pas janë Botafogo dhe Corinthians me 24 milionë të investuara secila.
Ndërsa kampioni i vitit 2023, Palmeiras, afroi pesë lojtarë, duke përfshirë Aníbal Moreno (Racing Club) dhe Bruno Rodrigues (Tombense). “Verdão” shpenzoi gjithsej 16.70 milionë euro. Skuadrat braziliane kanë investuar 196.44 milionë euro në transferta gjatë merkatos dimërore, një shifër që tejkalon investimin e bërë në katër nga pesë ligat kryesore evropiane.
Vetëm Ligue 1, me 196.93 milionë, i kalon në këtë drejtim. Serie A (107.75 milionë euro), Premier League (132.41 milionë euro), LaLiga (94.25 milionë euro) dhe Bundesliga (100 milionë euro) janë prapa në këtë merkato dimërore. Major League Soccer (MLS) është ndër katër ligat që kanë shpenzuar më shumë për transferta me 120.86 milionë euro, më shumë se skuadrat gjermane, italiane dhe spanjolle.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 Mars 2024, 18:35
ARABI SAUDITE - Carlos Sainz humb garën e Arabisë Saudite. Piloti spanjoll i Ferrarit ka pasur probleme shëndetësore dhe do të duhet t&...
Sport
8 Mars 2024, 18:33
SPANJE - Real Madridi barazoi 1-1 me Leipzig, të mërkurën mbrëma në Madrid dhe kaloi në çerekfinalet e Champion...
Sport
8 Mars 2024, 18:13
TURQI - “Së bashku nuk munden dhe veçmas nuk munden!” Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë bashkë q&eum...
Sport
8 Mars 2024, 17:45
ZVICER - Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin shprehu këtë të premte "mbështetje të plotë" për Gabriele Gravinën, k...
Sport
8 Mars 2024, 17:29
BRAZIL - John Textor, pronar i Botafogos, u rikthye këtë të enjte për të kritikuar arbitrazhin në Brazil dhe madje siguroi, se kis...
Sport
8 Mars 2024, 17:07
PALESTINE - Një 90-vjeçare argjentinase, e cila jeton në Izrael, arriti të shmangë rrëmbimin gjatë sulmit të lë...
Sport
8 Mars 2024, 16:38
GJERMANI - Christian Wück do të marrë detyrën nga Horst Hrubesch, si trajner i kombëtares së femrave gjermane pas L...
Sport
8 Mars 2024, 16:31
ANGLI - Këtë të diel, në orën 16:45, vjen klasikja e futbollit anglez në kohët moderne, Liverpool-Manchester City&nbs...
Sport
8 Mars 2024, 16:19
ITALI - Lajm i keq për Alejandro Darío Gómez, i njohur në futboll si Papu Gómez. Apeli i ish-lojtarit të...
Sport
8 Mars 2024, 16:00
ANGLI - Këtë të diel, do të jetë dueli i fundit në Premierligë mes Jürgen Klopp dhe Pep Guardiola (16:45). L...