Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Adrian Bajrami cilësohet si një nga lojtarët me të ardhme premtuese në Portugali. I lindur në Zvicër dhe lojtar i Benfikës, ai u betua së bashku me 10 shtetas të tjerë, para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar, duke zgjedhur para kombëtares helvete, përfaqësimin e ngjyrave kuqezi.
TIRANE - Në ceremoninë e betimit për marrjen e nënshtetësisë shqiptare, kryebashkiaku Veliaj tha se ky akt shënon një lloj dakordësie për të punuar si një skuadër për emancipim dhe zhvillim. “Ky akt nuk është vetëm nënshkrimi i një shtetësie, është edhe dakordësia jonë e përbashkët, se do jemi pjesë e një misioni, do jemi pjesë e një skuadre, e një beteje për emancipim, progres dhe për zhvillimin e vendit dhe të kombit tonë. Sot fillon një rrugë e re, një rrugë ku do të jemi të gjithë bashkë, me miliona të tjerë, për ta bërë këtë vend më të bukur, për ta bërë këtë komb më të ndritur, edhe për ta lartësuar të gjithë atë që është qenia shqiptare”,- deklaroi Veliaj.
Teksa nënvizoi se destini i qytetit është zhvillimi dhe rritja e tij, Veliaj u shpreh se Tirana u ofron të gjithëve shansin për të ndërtuar të ardhmen e tyre. “Unë e di që kush vjen në Tiranë e kush e merr pasaportën e Shqipërisë, apo kush transferohet nga një qytet tjetër i Shqipërisë, mbasi kalon vetë këtë provë, fillon dhe thotë: ‘Kryetar, shumë pallate bëhen në Tiranë, shumë po urbanizohet Tirana’. Mos e harroni këtë ditë! Kur ju ishit të fundit që erdhët, nëse Tirana pati vend për ju, do të duhet të ketë vend edhe për ata që do të betohen të hënën tjetër, edhe pas disa të hënave, edhe vitin tjetër, edhe pas 5 vitesh, kur unë të mos jem më i kryetar i Bashkisë. Pra, do të duhet të pranojmë që, nëse duam të jetojmë në një vend të madh, kjo mundësi do u ofrohet të gjithëve”, tha ai.
Kryetari i Bashkisë u shpreh se vlerësimet ndërkombëtare për organizimin e Conference League, ishin tregues i qartë se kur shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mëdha. “Kemi treguar se jemi një komb europian, jemi njerëz të disiplinuar dhe dimë të organizojmë shtet dhe qytet. Ne kemi një rend publik, ku sigurisht dimë të gëzojmë dhe të festojmë, por jo duke e tepruar dhe duke shkatërruar qytetet dhe jo të futemi si vandalë në stadiume. Fakti që morëm vlerësim si Tiranë, që kemi organizuar më mirë se Sevilja dhe Parisi, do të thotë se ne shqiptarët e paskemi në dorë vetë. Arritëm të tregojmë që, kur ne shqiptarët duam, kur ne shqiptarët dimë, ne shqiptarët mundemi”, u shpreh Veliaj.
Pas leximit të formulës së betimit nga Kryetari i Bashkisë, shtetasit nga Zvicra, Kosova, Turqia dhe Egjipti, nënshkruan edhe aktin e betimit. Midis tyre natyrisht ishte edhe talenti i Benfikës, që tani është pjesë e Kombëtares kuqezi të Shqipërisë...
B.T (Dosja.al)
KATAR - Kjo e hënë është një datë shumë e rëndësishme në të ardhmen e futbollit botëror. Sepse ...
TIRANE - Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë pasditen e sotme, në orën 18:00, miqësoren me Estonin në stadiumin ‘Air Alba...
ANGLI - Tani gjithçka është zyrtarizuar. Talenti norvegjez Erling Haland ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me klubin nga Ma...
SPANJE - Pablo Laso, trajneri i Real Madridit, ka bërë të ditur se edhe pse tashmë është “shumë mirë”...
BRAZIL - Edhe pse në pjesën tjetër të botës, ‘Dita e të Dashuruarve’ festohet më 14 shkurt, në&n...
KATAR - Peruja dhe Australia kërkojnë të marrin biletën e tyre për botërorin ‘Katar 2022’ këtë të h&eum...
SHBA - Ashtu si Mike Tyson. Boksieri amerikan Edgar Berlanga nuk mundi t'i përmbajë nervat gjatë ndeshjes së tij kund&...
ANGLI - Sezoni i mirë i Gavit në debutimin e tij me ekipin e Barçës në moshën vetëm 17-vjeçare, ...
SPANJE - Të shtunën ‘Socialité’ u bëri jehonë deklaratave të vajzës me inicialet ‘CM&rsquo...
GREQI - Kosova humbi me rezultatin 2-0 edhe në Volos ndaj Greqisë në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës C të Nations L...