Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
"Free Albania"/ Protestuesit sqarojnë mediat ndërkombëtare: Nuk jemi këtu vetëm për Zvërnecin 6 Qershor, 2...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Michael Owen flet te “Daily Mail” për sëmundjen e pashërueshme të djalit të tij, James (17 vjeç)

ANGLI - Michael Owen, legjenda e Liverpool dhe ish-lojtari i Real Madridit, ka folur në shtypin anglez për sëmundjen e pashërueshme që pësoi djali i tij 17-vjeçar, e cila e la atë klinikisht të verbër dhe e detyroi të hiqte dorë nga futbolli.
James Owen, djali i Michael Owen, ëndërroi të bëhej futbollist, derisa u diagnostikua me sëmundjen e Stargardt në moshën 8-vjeçare .
Shikimi i të riut James u përkeqësua gradualisht gjatë viteve të adoleshencës dhe ai aktualisht është "klinikisht i verbër".
"Njerëzit presin që unë të luaj futboll dhe dikur e shijoja shumë. Por më vonë gjendja u rëndua deri në pikën ku ishte shumë e vështirë të dije, se ku ishte topi. Unë me të vërtetë pushova së shijuari lojën, sepse doja të isha më i miri,"- shpjegoi djali i Michael Owen në 'Mail Sport'.
"Kur isha më i ri më vinte shumë keq për veten time. Mendova 'pse unë?' Nuk mund të ngas makinën, nuk mund ta bëj këtë, nuk mund ta bëj atë... Por të jesh i mërzitur për këtë nuk do të ndryshosh ndonjë gjë, kështu që më mirë të vazhdoj përpara”,- tha James, i cili ëndërron: “kam biznesin tim dhe të mbështes familjen time në të ardhmen”.
Michael Owen tregon se si e përjetoi sëmundjen e djalit të tij: "Ai po bërtiste nga dhimbja. Ju vetëm mendoni 'pse?"
Michael Owen rrëfen në një bisedë me Kathryn Batte, se "kur dikush vjen tek ju në pub dhe ju pyet 'a luan djali juaj?' ju thjesht dëshironi të ndryshoni temën. Kjo ndoshta ka qenë gjëja më e vështirë ndër vite."
EXCLUSIVE ????
— Mail Sport (@MailSport) January 18, 2024
Michael Owen opens up on his son's incurable condition that has left him clinically blind and forced him to give up on football ????️
✍️ @KathrynBatte
Tap to read more ????
“Topi i Artë” i vitit 2001 kujton se "kur James ishte shumë i ri dhe sytë e tij ishin ndoshta më të mirë se tani, fushat ishin më të vogla dhe gjithçka ishte shumë më afër, kështu që ai mund ta shihte topin më mirë... ishte shumë, shumë mirë. "I thashë babait tim, gruas sime dhe të gjithëve, 'Ai ka një shans të mirë për të qenë futbollist'. Por sapo u diagnostikua, ai u ndal gradualisht. Ai e përballoi mirë."

Lidhur me trajtimet mjekësore që duhej t'i nënshtrohej djali i tij, Michael Owen tha se nuk ishte aspak e lehtë. "Unë marr anën pozitive të çdo gjëje. Kam shumë për të qenë krenar sepse James është bërë një djalë brilant",- tha Michael Owen, i cili me djalin e tij do të premierë dokumentarin "Futbolli është për të gjithë" që do të publikohet në 30 janar në TNT Sports për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen Stargardt.
Akademia Amerikane e Oftalmologjisë e përkufizon sëmundjen Stargardt si "një sëmundje e syve, që shkakton humbje të shikimit tek fëmijët dhe të rinjtë. Është një sëmundje e trashëguar".
Simptomat janë një humbje e ngadaltë e shikimit qendror në të dy sytë, njolla gri, të zeza ose të paqarta në qendër të shikimit, ndjeshmëria ndaj dritës dhe verbëria e ngjyrave.
B.T (Dosja.al)
ARABIA SAUDITE - Neymar, Malcom, Neves, Mitrovic, Milinkoviç-Savic, Renan Lodi ... janë të shumtë lojtarët e huaj që po n...
Leo Messi (36), Luis Suarez (36), Busquets (35) dhe Jordi Alba (34), pas stërvitjes SHBA - Ata janë pjesë e historisë së futbollit...
ITALI - Supozojmë se blerja e makinave më të mira në botë është diçka që nuk 'shkakton takikardi' në ...
ITALI - Që nga testi i tij pozitiv i dopingut gjatë një ndeshjeje midis Udineses dhe Juventus, më 20 gusht, Paul Pogba e ka par&...
FRANCE - Ndërsa Kylian Mbappé preku të ardhmen e tij gjatë emisionit “Envoyé Spécial”, Stéphane Guy hod...
SPANJE - Atletico triumfon në derbin e Madridit dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, ndërsa eliminoi Realin, n&e...
ARABI SAUDITE - Që në momentin që Neymar shkoi në Arabinë Saudite, për brazilianin filluan problemet. Pavarësisht kont...
SPANJE - Historia nuk është e re, por ka zhvillime të reja dhe mbi të gjitha jemi në pritje të një vendimi që mund t&e...
SPANJE - Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit, pasi eliminoi Unionistas në takimin që përfundoi me rezul...
ARABI SAUDITE - Napoli është skuadra e parë finaliste në Superkupën e Italisë teksa në Riyadh, të kaltrit mposhtën ...