LIVE UPDATES
Sport

Miqësoret ndaj Greqisë & Luksemburgut, trajneri Alban Bushi: “Kemi nisur përgatitjet për finalet e Euro 2027 të U-21”

“Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin”.

17 Mars 2025, 16:22 Nga DOSJA
Miqësoret ndaj Greqisë & Luksemburgut, trajneri Alban Bushi:

TIRANE - Shqipëria U-21 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Greqisë më 21 mars dhe Luksemburgut më 25 mars. Përfaqësuesja shqiptare nisi sot përgatitjet për këto dy takime, teksa trajneri Alban Bushi ka ftuar 23 futbollistë.

Tekniku kuqezi doli sot në një konferencë për mediat në stadiumin “Arena Kombëtare” ku tregoi objektivat e skuadrës për këto dy takime, futbollistët e rinj të afruar në skuadër, mungesat dhe problemet që shqetësojnë ekipin U-21.

Çfarë prisni nga miqësoret? - Ne nuk do t’i shohim ndeshjet si miqësore, por si kualifikuese. Europiani është vitin 2027 dhe do të përballemi me ekipe shumë të forta. Që të përballemi me ato ekipe të rangut si Gjermania, Anglia, Franca, duhet të japësh maksimumin me ekipe që janë thuajse të nivelit tonë apo pak mbi mesatar.

Çdo ndeshje do ta shohim si finale dhe këtë ia kam bërë të qartë edhe çunave. Jo vetëm ndeshjet, por edhe çdo stërvitje duhet konsideruar si finale në mentalitetin tim. Sa i përket grupit, është një grup i ri. Janë shumë lojtarë të rinj, është pak e vështirë në fillim se edhe nuk njihen me njëri-tjetrin. Por këto lloj grumbullimesh të gjata dhe ndeshjesh të japin mundësinë të krijohet një atmosferë sa më e mirë.

Prurje të reja në skuadër? - Kemi marrë lojtarë të rinj. Burak Alili është një nga lojtarët që zgjodhi Shqipërinë sepse ka qenë pjesë e Zvicrës dhe dua të falënderoj atë dhe familjen e tij që zgjodhën me zemër Shqipërinë. Është një lojtar me shumë potencial. Ka qenë absolut te moshat e Zvicrës, deri në 20 vjeç.

E falënderoj shumë që është pjesë e jona dhe është një lojtar që do t’i shërbejë shumë edhe ekipit A në të ardhmen. Lojtar i perspektivës është Gabriel Ramaj i Atalantës që vjen për herë të parë te ne. I vogël në moshë por është një lojtar i perspektivës dhe Atalanta e ka në pikësynimet e veta për brezin e ardhshëm.

Peng ndonjë emër që nuk është bindur të përfaqësojë Shqipërinë? - Kemi pasur dy lojtarë që më premtuan që do të vinin te Shqipëria deri ditën e fundit dhe pastaj i pashë në listën e Kosovës. Nuk ka asgjë të keqe. Por duhet të tregoheshin më korrektë në komunikimin që ne kishim sepse deri ditën e fundit më thanë që do të vijnë dhe në fund i pashë në listën e Kosovës. Nuk jam i mërzitur sepse edhe Kosova duhet të mbështetet si nga shqiptarët e Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Nga e gjithë diaspora sepse është vendi ynë dhe na bëhet qejfi edhe kur shkojnë lojtarët e mirë andej.

I keni nisur përgatitjet për ndërtimin e skuadrës për finalet e Euro U-21 2027? - Po shohim për lojtarë. Nuk jemi në gjendjen tonë më të mirë sa i përket lojtarëve. Nga pjesa e mesfushës e lart kemi shumë lojtarë të mirë, kurse në mbrojtje kemi probleme. Do mundohemi t’i rregullojmë dhe besoj se brenda një viti do të gjejmë mbrojtës të mirë. Duhen mbrojtës me potencialë dhe që luajnë. Sepse në momentin që përballesh me ekipe të forta, duhet të kesh minuta në këmbë dhe duhet të luash në kampionate të mira.

Jemi duke gjetur mbrojtës, kemi probleme në këtë repart. Shpresoj shumë që do të gjejmë mbrojtës të mirë. Mendoj që boshti duhet të jetë nga kampionati shqiptar. Nuk i japin shumë prioritet të rinjve në kampionatin shqiptar, uroj që t’i japin sepse është e vështirë të bësh një kombëtare nëse nuk ke bazën. Ne kemi ftuar disa lojtarë nga kampionati shqiptar, që janë me potencial shumë të mirë. Por uroj që vitin tjetër të kemi edhe më shumë.

Maldin Kaçurri? - Maldinit i kemi bërë ftesë, do të vinte. Por dy ditë përpara na lajmëroi që ndihej më mirë të ishte pranë klubit sepse mund të ishte në formacion. Dhe menduam me stafin që ta linim që edhe ai të luajë dhe të sigurohet të kapë formacionin sepse na shërben edhe neve që ai të ketë minuta dhe besoj që do të jetë pjesë e jona në të ardhmen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin