LIVE UPDATES
Sport

“Miss Kroacia” provokon! Disa sheikët nga Katari e fotografojnë dhe justifikojnë veten: “Po e bënin se theu rregullat e veshjes”

Disa sheikë u panë duke bërë fotografi të “Miss Kroacisë”, Ivana Knoll në tribunat e Botërorit, dhe më pas përpiqen të justifikojnë veprimin e tyre.

4 Dhjetor 2022, 19:14 Nga DOSJA

“Miss Kroacia” provokon! Disa sheikët nga Katari e

KATAR - Gjatë ndeshjes së Kroacisë me Marokun, modelja, e cilësuar si ‘tifozja më seksi’ e Botërorit “Katar 2022”, u shfaq me bikini të kuqe dhe të bardhë në pjesën e sipërme dhe një palë dollakë të ngushta ngjyrë të kuqe, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve brenda turmës.

Një fotografi e publikuar pas ndeshjes, tregonte disa sheikë të buzëqeshur në stadium, duke fotografuar modelen 30-vjeçare, shkruan DailyMail. Mohammed Hassan Al-Jefairi, një sipërmarrës i shquar i Katarit, i cili krijoi një robot, u shpreh se burrat morën celularët për ta fotografuar, sepse nuk e miratonin veshjen e saj.

“Miss Kroacia” provokon! Disa sheikët nga Katari e

Duke publikuar një status në Twitter mbrëmë, ai shkroi si përgjigje ndaj fotos: “Vetëm për informacionin tuaj, ata bëjnë një fotografi jo sepse e pëlqejnë atë, por sepse nuk u pëlqen mënyra se si ajo është e veshur keq, në lidhje me kulturën tonë. Ju mund ta konfirmoni këtë me çdo banor lokal katarian, ndoshta e fotografuan për ta raportuar atë më vonë”,- shkroi tutje ai.

Femrat që vizitojnë Katarin për kampionatin botëror janë këshilluar të mbulojnë shpatullat dhe të shmangin fundet e shkurtra, pasi rrezikojnë të dënohen me gjoba të larta dhe madje edhe dënime me burg për ata që shkelin rregullat ose provokojnë. Shumë përdorues të rrjetit social Twitter, megjithatë, nuk ishin të bindur me ‘justifikimin’ e Al-Jefairi ndaj burrave të kapur në kamera, duke e fotografuar bukuroshen.

“Miss Kroacia” provokon! Disa sheikët nga Katari e

Njëri shkroi: “Nuk do të thotë ofendim, zotëri, por justifikimi juaj është qesharak. Shprehjet e tyre të fytyrës, gjuha e trupit dhe mënyra se si e mbajnë telefonin, të gjitha i tregojnë qartë qëllimet e tyre”. “Duhet të pranoni se burrat e Katarit nuk janë të pagabueshëm, duke e thënë këtë si katarian”,- shkroi një tjetër.

Knoll kishte shpërndarë imazhin në fjalë, në Instagramin e saj, për të festuar kështu arritjen e një milion ndjekësve. Ndërsa në përgjithësi shumica ishin komplimentuese për postimin e saj, disa vunë në dukje se veshja nuk përshtatej me klientët e Katarit dhe theu rregullat strikte të vendit për veshjet e Kampionatit Botëror 2022.

“Miss Kroacia” provokon! Disa sheikët nga Katari e

Duke komentuar përplasjen e mundshme kulturore, Knoll tha: “Së pari, po mendoja nëse në Katar, do të na lejonin gjithçka për ta bërë Kupën e Botës të rehatshëm për të gjithë tifozët pa asnjë kufizim. Pastaj dëgjova për rregullat dhe u trondita. Kodi i veshjes ndalon shfaqjen e shpatullave, gjunjëve, barkut dhe gjithçkaje dhe unë thashë me vete: ‘O Zot, nuk kam as rroba për t’i mbuluar të gjitha këto’”.

Disa nga postimet e Knollit javën e kaluar gjithashtu etiketuan FIFA-n, e cila ka përsëritur në mënyrë të vazhdueshme rregullat strikte të Katarit në lidhje me veshjet. Ajo shtoi: “Por kur mbërrita këtu, u habita sepse nuk kishte ndonjë problem me veshjen, ata ju lejojnë të vishni gjithçka që dëshironi, përveç në ndërtesat qeveritare dhe në fund kjo është gjë e mirë”.

Kur u pyet nëse mendonte se kishte ndonjë rrezik për ta arrestuar, Knoll tha: “Unë kurrë nuk kam frikë nga diçka e tillë”. Nuk është hera e parë që Knoll është kritikuar për zgjedhjen e saj të veshjeve. Në vitin 2018 gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, modelja kishte rrëmbyer gjithashtu vëmendjen e mediave për paraqitjet e saj provokuese në tribuna. Kroacia do të luajë kundër Japonisë të hënën, duke u përballur me të në 16-shen e fundit.

“Miss Kroacia” provokon! Disa sheikët nga Katari e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje