Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Një nga futbollistët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, sot feston ditëlindjen e tij të 39-të.

ARABIA SAUDITE - Ronaldo nuk është vetëm një nga sportistët më të mirë dhe më të shtrenjtë në botë, por edhe një markë globale. Edhe pse ai është në vitet e tij të fundit të karrierës, popullariteti i tij nuk po pakësohet. CR7 ka 620 milionë ndjekës në Instagram dhe është deri tani është sportisti më popullor në planet.
Fansat ndjekin çdo hap të tij dhe historitë nga jeta private e superyllit portugez tërheqin vëmendjen e madhe të publikut.
Ronaldo është një burrë familjar, ai ka pesë fëmijë, tre prej të cilëve i ka pasur me një nënë surrogate dhe dy i ka lindur nga e dashura e tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguez.
Modelja argjentinase solli në jetë fëmijën e katërt të Ronaldos, Alan Martin (6) dhe më pas kishte edhe binjakë. Fatkeqësisht, djali ka vdekur që në lindje dhe vajza Bela tani është një vjeç.
Është interesante se asnjëherë nuk është zbuluar, se cilat janë nënat e fëmijëve më të mëdhenj të Ronaldos, Christian Junior (11) dhe binjakëve Eva dhe Mateo (6), të cilët ai i mori përmes fekondimit artificial.
View this post on Instagram
Cristiano për herë të parë tronditi publikun kur në moshën 26-vjeçare njoftoi se ishte bërë baba, duke shpjeguar vetëm shkurt se të gjitha të drejtat prindërore i ishin transferuar dhe se nëna nuk do të kishte asnjë kontakt me fëmijën.
Më vonë, nëna e Ronaldos, Maria Dolores (66) zbuloi se ajo vetë shkoi në një spital privat në Florida dhe e çoi atë në Spanjë (gjë që sot rezulton të jetë një gënjeshtër, sepse në certifikatën e tij të lindjes thuhet se ai ka lindur në të njëjtin spital, ku vëllai i tij ka lindur dhe motra, binjake). Nëse ai lindi nga një nënë surrogate, apo nëse Cristiano ishte rezultat i një qëndrimi një nate, mbetet e panjohur deri më sot.
“Njerëzit supozojnë se kam qenë me këtë vajzë, ose me dikë tjetër, ose se ka pasur një nënë surrogate. Nuk i kam thënë askujt dhe nuk do ta bëj kurrë. Kur Cristiano (Junior) të rritet, do t'i them të vërtetën sepse e meriton, sepse është djali im, por nuk do t'ia them sepse njerëzit duan që unë ta them atë,”- i tha Ronaldo një herë drejtuesi të një emisioni, Jonathan Ross.
View this post on Instagram
Ronaldo është një njeri me shumë para, ai është i gatshëm të paguajë për kauzën e tij. Kështu, për publikun u bë e ditur, se ai përdor shërbimet e nënave surrogate, pra se gjen gra të gatshme për fekondim artificial, lindje dhe më pas heqjen dorë nga fëmija, natyrisht, të gjitha për një shumë të majme.
Pas lindjes së binjakëve, mediat britanike hetuan rastin dhe zbuluan se binjakët ishin ngjizur në një laborator në Los Angeles dhe një pjesë e dokumenteve janë në dispozicion të publikut. Duket qartë se ishte një shtatzëni surrogate, por emri i nënës nuk dallohet. Fëmijët kanë lindur në La Mesa, Kaliforni, afër kufirit me Meksikën.
Fëmijët lindën pesë vjet më parë, Eva në orën 9:07 të mëngjesit dhe vëllai i saj një minutë më vonë, sipas regjistrit të lindjes. Kjo e zbardhi të paktën një pjesë të misterit, pasi publiku spekuloi se ata nuk ishin fare binjakë, pra se nuk kishin lindur nga e njëjta nënë dhe certifikata e lindjes ishte firmosur nga mjekja kujdestare, Maria Castillo.
View this post on Instagram
Avokati kryesor amerikan në fushën e origjinës surrogate, Stefani Caballero, beson se Ronaldo është padyshim babai biologjik i këtyre fëmijëve dhe supozon se të gjithë fëmijët e tij vijnë nga një "seri embrionesh".
Klinikat e surrogacisë në mënyrë rutinore fekondojnë disa vezë në të njëjtën kohë, i ngrijnë dhe i ruajnë për vite me rradhë, në rast se klienti dëshiron më shumë fëmijë. Caballero tregon saktësisht se si Ronaldo arriti të bënte tre fëmijë. Hapi i parë është të zgjidhni një nga agjencitë e shumta në Kaliforni, ku surrogacia është bërë një industri miliarda dollarëshe, sepse ligjet atje janë të favorshme për prindërit e mundshëm. Kështu, beqarët, çiftet e çdo orientimi e të ngjashme mund të bëhen prindër. Në Portugali, marrëveshjet zëvendësuese janë të ndaluara me ligj, veçanërisht pasi Ronaldo është i pamartuar.
“Asnjë gjykatë portugeze nuk do të njihte asnjë marrëveshje midis Cristiano Ronaldos dhe nënës surrogate dhe një marrëveshje e tillë do të shpallej e pavlefshme”, - thekson Caballero.
Në Kaliforni, agjencia paguhet vetëm 150 mijë euro për binjakët, nga të cilat 40 mijë euro shkojnë për nënën. Ronaldo mund të zgjedhë një dhurues vezësh (i cili zakonisht merr rreth 7.000 euro) nga qindra gra, fotot dhe biografitë e të cilave janë të listuara në faqen e internetit të agjencisë. Duke qenë se është e qartë se Ronaldo donte fëmijë në “imazhin dhe ngjashmërinë” e tij, apo siç thoshte dikur “kush do të mbajë gjenet e tij të futbollit”, ai zgjodhi tipa të ngjashme, atletike femrash që janë latino-amerikane.
View this post on Instagram
Duke qenë se fëmijët e tij duken si ai, padyshim që sperma e tij është pjesa tjetër e ekuacionit. Në Kaliforni, një grua tjetër zgjidhet për të mbajtur vezën e fekonduar (më shpesh për të shmangur krijimin e një lidhjeje emocionale mes saj dhe fëmijës që do t'i vështirësonte gjërat pas lindjes). E gjithë kjo rregullohet me kontratën që lidhet para shtatzënisë dhe sipas saj femrat heqin dorë nga të gjitha të drejtat e tyre.
Kjo mund të shpjegojë pse motra e Ronaldos, Kaijat (45) dyshoi se fëmijët kanë dy nëna, të cilat janë meksikane. Pas lindjes rregullohen çertifikatat e lindjes dhe pasaportat, për këtë arsye binjakët arritën të mbërrinin në Spanjë për tre javë dhe u sollën sërish nga nëna e futbollistit, pasi ai luante për kombëtaren e Portugalisë kundër Rusisë. Nënat ndoshta as nuk e dinë se kujt i kanë lindur fëmijët.
Sipas kushteve strikte të diskrecionit dhe të drejtës së privatësisë, grave që dhuruan vezë, si dhe atyre që e çuan shtatzëninë deri në fund, zakonisht nuk u thuhet as se ku "përfunduan" fëmijët.
View this post on Instagram
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Gjigantët francezë të Paris Saint-Germain po mendojnë të rinovojnë interesin e tyre për Marcus Rashford dhe të ...
ANGLI - Sonte në orën 21:00 skuadrat e Brentford dhe Manchester City do të mbyllin xhiron e 23-të të Premier League. &ldqu...
SPANJE - Sipas informacioneve të botimit spanjol “SPORT”, Ansu Fati nuk ka një të ardhme afatgjatë me skuadrën e Barcelon&e...
HONG KONG - Tifozët që blenë bileta për miqësoren e Inter Miamit në Hong Kong, kanë kërkuar kthimin e parave...
SPANJE - Sergio Ramos dhe Pilar Rubio duket se po largohen gjithnjë e më shumë nga kryeqyteti spanjol, pasi kanë nxjerrë në shit...
ANGLI - Mateusz Cunia bëri një paraqitje mbresëlënëse, duke shtypur mbrojtjen e Chelsea, teksa ndihmoi Wolves të fiton...
ITALI - Charles De Quetelare ka pasur pak sukses në sezonin e tij të parë në Serie A, pas lëvizjes së tij nga ...
ANGLI - Me mbylljen e merkatos së dimrit, Pep Guardiola ka komentuar interesimin e klubeve si Real Madridi për Erling ...
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen e tij të 39-të këtë të hënë dhe Al Nassr nuk e la ngjarjen pa u ...
ANGLI - Manchester United ka hyrë në Instagram për të uruar Cristiano Ronaldon, i cili feston ditëlindjen e tij të 39-...