LIVE UPDATES
Sport

‘Modeli Trump’ te Milani, kur pushteti bëhet spektakël dhe klubi kthehet në një “gjykatë”

Në rastin e Milanit, njeriu më me ndikim në këtë “organigramë të rrjedhshme” dhe joformale, që tashmë është kthyer në një markë fabrike për RedBird, rezulton të jetë Zlatan Ibrahimoviç. Një figurë me një përvojë menaxhuese që pothuajse prek vlerën zero.

26 Maj 2026, 16:50 Nga DOSJA

‘Modeli Trump’ te Milani, kur pushteti bëhet spektakël dhe

Nga Ivan Zazzaroni, drejtori i Corriere dello Sport

ITALI - Fakti që Gerry Cardinale është një admirues i Donald Trumpit nuk është thjesht një anekdotë rozë apo një shënim i parëndësishëm në margjinat e gazetave. Përkundrazi, ky është çelësi i vetëm për të lexuar dhe kuptuar gjithçka që po ndodh aktualisht te Milani. 

Vite më parë, Trump u rikthye në qendër të vëmendjes mediatike falë një formati televiziv mjaft specifik: atij të shefit autoritar që pushon nga puna, godet dhe “pret koka” në mënyrë spektakolare përpara kamerave. Por, në botën e biznesit real, spektakolarizimi i pushtetit prodhon gjithmonë të njëjtat efekte shkatërruese: çorientim të brendshëm, vakuume operative dhe sinjale të gabuara drejt botës jashtë.

Parimi bazë i çdo tranzicioni apo suksesi operacional thotë se askush nuk e shkatërron një strukturë ekzistuese përpara se struktura e re të jetë gati për të zënë vendin e saj. Kjo nuk bëhet për sentimentalizëm apo romancë, por për arsye elementare dhe praktike të mbijetesës së një kompanie.

Megjithatë, problemi më i thellë nuk qëndron te nxitimi apo kohëzgjatja, por te mendësia. Ditën e dielë, Cardinale zgjodhi të dhuronte një shfaqje në një nga hotelet e qendrës, përpara kamerave dhe gazetarëve. Mbledhje të njëpasnjëshme në sy të publikut, drejtues që hynin e dilnin si në sfilatë dhe një “Great meeting!” (Mbledhje e shkëlqyer!) me prepotencë e assertivitet përpara mediave të pranishme.

Ndërkohë që skuadra po përgatitej të luante ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, pronësia ushqente cirkun mediatik të para-ndeshjes. Kushdo që ka qoftë edhe minimumin e kulturës organizative e di mirë se në momente të tilla rregulli i artë është krejt e kundërta: heshtje, kompaktësi, përqendrim dhe zero shpërqendrime.

Skena e së dielës së kaluar ishte mohimi i çdo parimi elementar të menaxhimit të krizave (crisis management). Është e pamundur të mos shohësh aty, edhe një herë, hijen e modelit të tij të referencës: shefi që shfaqet, pushton hapësirën dhe kërkon me çdo kusht qendrën e vëmendjes. Mund të tolerohet që një pronar të mos marrë vesh nga futbolli. Ky nuk është një parakusht për të pasur sukses, me kushtin e vetëm që ai të dijë të zgjedhë njerëzit e duhur dhe të ketë përulësinë t’u besojë atyre.

Në rastin e Milanit, njeriu më me ndikim në këtë “organigramë të rrjedhshme” dhe joformale, që tashmë është kthyer në një markë fabrike për RedBird, rezulton të jetë Zlatan Ibrahimoviç. Një figurë me një përvojë menaxhuese që pothuajse prek vlerën zero. Pas pak ditësh, Ibra do të largohet nga Milano për llogari të Botërorit në SHBA, ku do të shërbejë si komentator televiziv për një muaj rresht.

Nuk është problem në vetvete që një këshilltar gjendet shpesh diku tjetër; ky bëhet një problem serioz kur qendra e vendimmarrjes nuk bazohet mbi procese të qarta dhe struktura solide, por mbi praninë fizike të personave. Një organizatë serioze funksionon edhe mbijeton pa pasur nevojë për prezencën e individëve të veçant, ndërsa një gjykatë jo.

I gjori Milan.

 

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi