LIVE UPDATES
Sport

Napoli ëndërron për Conten, por është edhe një kandidat i fortë për stolin 'azzurr'...

Aurelio De Laurentiis, presidenti i klubit, është në kërkim të një trajneri pas një sezoni zhgënjyes, në të cilin Rudi Garcia, Mazzarri dhe Calzona, kanë qenë në stol.

5 Prill 2024, 19:23 Nga DOSJA
Napoli ëndërron për Conten, por është edhe një
Vincenzo Italiano do të largohet nga Fiorentina në fund të sezonit

ITALI - Sezoni i Napolit është padyshim zhgënjyes, veçanërisht pas fitimit të 'Scudetos' një vit më parë, dhe vetëm kualifikimi për në Champions League, do të shmangte katastrofën totale. 

Në këtë kuadër, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, tashmë po punon për kërkimin e trajnerit për të drejtuar projektin e tij të ri dhe shpreson që këtë herë të bëjë më në fund zgjedhjen e duhur.

Antonio Conte dyshon…

Pas largimit të Luciano Spalletti-t, tashmë trajner i Italisë, vetëm pak javë pasi fitoi ‘Scudeton’ e parë të Napolit pas 33 vitesh pritjeje, zëvendësuesi i tij, Rudi Garcia,  qëndroi në pankinë vetëm deri në nëntor dhe më pas dy trajnerë të tjerë, Walter Mazzarri dhe aktualisht Francesco Calzona, nuk ka arritur të drejtojë trajektoren e Napolit.

Ëndrra e madhe e De Laurentiis është Antonio Conte, të cilin ai tashmë donte ta punësonte në tetor për të lehtësuar Rudi Garcia-n e atëhershëm shumë të pyetur, por ish-trajneri i Juventusit, kombëtares italiane, Chelsea, Inter dhe Tottenham (skuadra e tij e fundit pas i shkarkuar në mars 2023), nuk është ende i bindur të marrë përsipër Napolin, duke pasur parasysh pasigurinë që rëndon mbi vazhdimësinë e figurave të mëdha të skuadrës, golashënuesit nigerian Victor Osimhen dhe gjeorgjianit Khvicha Kvaratskhelia, të cilët mund të largohen nga ‘Stadio Diego Maradona’ në fundin e sezonit.

Italiano largohet nga Fiorentina…

Në Itali, theksojnë se kandidati më i fortë për pankinën e Napolit është Vincenzo Italiano, i cili në moshën 46-vjeçare do t'i japë fund periudhës së jashtëzakonshme tre-sezonale te Fiorentina më 30 qershor, kur i skadon kontrata.

Përveçse i dha atij një stil loje të bazuar në kontrollin e topit dhe një vokacion sulmues, në sezonin e tij të dytë ai udhëhoqi Fiorentinën në finalet e Kupës dhe Europës League, duke i humbur të dyja kundër Interit dhe West Hamit, në të dyja rastet me rezultatin 2-1.

Aspiron të arrijë sërish në dy finale…

Këtë sezon Fiorentina vazhdon të performojë në një nivel të mirë në garat me eliminim direkt dhe gjithashtu aspiron të arrijë në dy finale: Kupën (duhet të kapërcejnë humbjen 2-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale) dhe Conferenca League, ku në çerekfinale ata do të përballen me çekët e Viktoria Plzen (11 dhe 18 prill).

‘La Gazzetta dello Sport’ raporton sot se largimi i Italianos, “tashmë drejt Napolit”, i hap dyert Alberto Gilardinos, aktualisht në krye të Genoas, deri në atë pikë sa “ai është shumë pranë Fiorentinës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll
Sport 5 Prill 2024, 16:31

Rinia e dytë e Cristiano Ronaldos…

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo po jeton rininë e tij të dytë. Në ndeshjen e fundit në Ligën Saudite Pro, Al-Nassr arriti ...

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para