"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Eshtë ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 102-vjeçare Nezihat Stermasi, ish bashkëshortja e Selman Stermasi, e cila kishte të njejtën ditëlindje me klubin bardheblu të Tironës.

TIRANE - Bardheblutë e kryeqytetit kanë humbur emblemën e e klubit të tyre. E njohur si “Nona e Tironës”, Nezihat Stërmasi jetoi gjithë jetën e saj si mishërim i femrës tironse. Gjithmonë e palodhur, mikpritëse, e dashur, përherë buzagaz ka pritur e përcjellë me mijëra qytetarë, futbollistë, që kanë jetuar në të njëjtën kohë me të madhin Selman Stermasi gjatë viteve.
Ishte mjaft e vogël, vetëm 14-vjeçare, kur e njohu Selman Stërmasin nga hyrje daljet familjare të dy shtëpiave, të cilat kishin miqësi të vjetër bashkë. Në vitin 1936 fejesa midis Nezihatit dhe Selmanit u shpall, për t’u kurorëzuan me një martesë në vitin 1939.
Një vit më pas Nezihati u bë nënë e një vajze bukuroshe, të cilës iu dedikua me gjithçka mbarte shpirti saj rinor. Këto ishin vite të bukura, ku gëzimi dhe harmonia s’kishin kufi. Selmani ishte në kulmet e karrierrës si drejtues i bardhebluve të Tironës, në gjirin e të cilës ishin emra të mëdhenj si Lushta e Kryeziu.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë, familja Stërmasi do të përjetonte persekutimin komunist, ku Nezihati do të ishte përkrah bashkëshortit të saj Selman Stërmasi, deri në çastet e fundit të jetës së këtij gjigandi të futbollit kryeqytetas.
Sot, “Nona e shekullore e Tironës”, në moshën 102-vjeçare, ka mbyllur sytë, por duke parë dhe gëzuar nderimin që i bënë bashkëshortit të saj pas vdekjes. Për të gjithë ata që duan t’i bëjnë nderimet e fundit, “Nonës së Tironës”, bëhet me dije se varrimi do të bëhet nesër në 2 prill nga rezidenca “Alba” në orën 12:00.
B.T (Dosja.al)
SPANjE - Lajme të mira vijnë për Keidi Baren nga Spanjë. Mesfushori shqiptar kishte tre muaj larg fushave në La Liga. Një dëm...
MALDIVE - Jessica Goicoechea ka vendosur të ndajë disa imazhe të qëndrimit të saj në ishujt përrallor&e...
POLONI - Një ndeshje e madhe do të zhvillohet në ditën e sotme në Poloni. Legia e Varshavës, ekipi me më shumë emër...
ITALI - Shorti i çerekfinaleve të Europa League vendosi përballë Feyenoord dhe Romën. Dy skuadrat kanë precedent në k&eum...
ANGLI - Conte, 53 vjeç, u largua nga Tottenham me pëlqim të përbashkët të dielën pas 16 muajsh në krye. Lojtari...
BRAZIL - Ka ide origjinale... e të tjera që shkojnë përtej origjinalitetit dhe arrijnë deri në “gjetje”. I...
ANGLI - 680 milionë euro. Kjo është shuma që ka shpenzuar Todd Boehly, pronari i ri amerikan i Chelseas, që kur ka ardhur në ...
Fituesit e podit në GP të Australisë: George Russell (majtas), Max Verstapen (në qendër) dhe Lewis Hamilton AUSTRALI - Njëzet...
ITALI - José Mourinho ka komentuar ditët e para të trajnerit të kombëtares, Roberto Martínez, duke kulmuar me gola në nde...
ITALI - Bajron Moreno rikthehet për t'u folur. Pas drejtimit katastrofik të ndeshjes Kore-Itali në Kupën e Botës 2002 dhe a...