LIVE UPDATES
Sport

Ndodh edhe në vende të mëdha! Ai zgjodhi Spanjën, pasi në Brazil i kërkuan para për në kombëtare: "Duhet të japësh diçka!"

Sulmuesi me 62 gola në La Liga ka rrëfyer se i kanë kërkuar para për të luajtur për kombëtaren e Brazilit.

12 Prill 2023, 12:49 Nga DOSJA

Ndodh edhe në vende të mëdha! Ai zgjodhi Spanjën, pasi

BRAZIL - Henrique Guedes da Silva, i njohur si Catahna në botën e futbollit, thotë se zgjodhi të luante për Spanjën, pasi iu tha se duhej të paguante për të luajtur për Brazilin.

Ish-sulmuesi i Málagas, Salamancas apo Celta Vigos, pasi ka mbushur moshën 51-vjeçare, doli në pension në vitin 2017 dhe sot është trajner, herën e fundit në CD Nerja, në ligat e ulëta të Spanjës. I lindur në Recife të Brazilit, Catanha ka zhvilluar tre ndeshje për kombëtaren e Spanjës, të gjitha në vitin 2000.

“Hera e parë që mendova të luaja për kombëtaren, ishte kur luaja në Málaga. Ndjeva se mund ta bëja me Brazilin, ose Spanjën, varet se kush ma jepte këtë mundësi. Më pas, kur isha te Celta, pata mundësinë të luaja për Brazilin, por më thane se duhej të paguash për t’u grumbulluar.

Nuk e di kush më thirri, nuk e mbaj mend. Por ai më tha drejtpërdrejt: 'Po të çoj në ekipin kombëtar të Brazilit, por duhet të më japësh diçka'. Ai ishte një ndërmjetës, apo diçka tjetër. I thashë që unë nuk paguaj”,- ka thënë ish-sulmuesi, në një intervistë për revistën Relevo.

Ndodh edhe në vende të mëdha! Ai zgjodhi Spanjën, pasi

Menjëherë pas këtij momenti, Catanha u thirr në kombëtaren spanjole nga trajneri José Antonio Camacho. Ai e mori vendimin teksa luante te Celta Vigo dhe nuk është penduar asnjëherë, edhe pse nuk mori pjesë në një turne final. 

“Spanja më dha punë, ushqim, këtu bëra miq. Kam një dashuri të madhe për spanjolët. E humba thirrjen për Kupën e Botës 2002, sepse nuk shënova në një ndeshje kundër Izraelit. I kisha të gjitha mjetet për të luajtur në Kupën e Botës, isha një nga golashënuesit më të mirë në kampionat atëherë”, tha Catanha.

"Ndonjëherë nuk kishim asgjë për të ngrënë!" Fëmijëria e Catanhas…

Catanha mbërriti për herë të parë në Evropë në vitin 1995 kur u transferua nga Belenenses. Ish-sulmuesi tregoi se si ishte jeta e tij në Brazil dhe se si të gjithë miqtë e tij të fëmijërisë ishin në telashe të mëdha.

“Shkova shumë, shumë pak në shkollë. Si shumë brazilianë, ne vëmë bast se do të bëhemi futbollistë, por e vërteta është se shumë pak ia dalin. Është shumë e vështirë. Imagjinoni që në Brazil jetoja në rrugë. Kam pasur ulje-ngritje. Kemi luajtur për para 2 kundër 2, ose 3 kundër 3.

Ndodh edhe në vende të mëdha! Ai zgjodhi Spanjën, pasi

Kam vënë bast që të fitoja diçka, nuk ishin ndeshje miqësore, apo me shaka. Unë isha më i vogli nga të gjithë. Isha 12 vjeç, por luaja me të rinj që ishin 18 ose 19 vjeç, ndihesha i fortë. Ndonjëherë luaja për të ngrënë, apo për t'u sjellë para prindërve në shtëpi”,- ka treguar braziliani, nëna e të cilit ishte kuzhiniere dhe babai i tij punonte në ndërtim.

“Miqtë e mi jetonin në një botë tjetër, në të cilën unë nuk hyra. Unë qëndrova me futbollin, por ata kishin probleme me drogën, më pas përfunduan duke vjedhur.  Ndonjëherë nuk kisha ushqim në shtëpi dhe dilja në rrugë për ta kërkuar. Por unë nuk shkova me miqtë e mi, nuk shkova kurrë, sepse kisha frikë. Sot shoh fëmijë që kanë gjithçka. Çizme, ushqim, para”,- thotë Catanha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi