24 Tetor 2024, 12:00
Nga DOSJA

TIRANE - Abissnet Superiorja ka përmbyllur fazën e parë, me Partizanin që kryeson më 16 pikë, një më shumë se Egnatia dhe Dinamo City. Gjatë 9 javëve të para bien në sy një rritje e numrit të tifozëve, sidomos në stadiumin “Elbasan Arena”.
Nga të dhënat e marra, rezulton që në pjesën e parë të kampionatit në këtë stadium kanë qenë të pranishëm 27.500 tifozë, ndërsa në podium janë edhe “Air Albania” dhe “Loro Boriçi”, që kanë shifra më të ulëta, 18.450 tifozë dhe 10.500 tifozë.

Për të mbetur te numri i tifozëve të pranishëm në 9 javët e para, numri i tyre ka ardhur në rritje në pesë vitet e fundit. Në sezonin 2022/21 regjistrohet shifra më e vogël, për shkak të mbylljes së stadiumeve prej pandemisë Covid-19.
Më pas rritja ka qenë konstante, duke nisur me 50.955 në sezonin 2021/22 e për të vijuar me sezonet pasardhëse me shifrat 61.040 dhe 82.900 në sezonin e shkuar. Në sezonin aktual kjo shifër në 9 javët e para është 88337 tifozë.

GOLAT - Në 9 javët e para të Abissnet Superiores, dy janë shënuesit më të mirë: Bekim Balaj dhe Peter Mandela Itondo, me nga 5 gola të shënuar. Ata ndiqen nga Ermir Rashica i Skënderbeut me 4 gola.
Në fazën e parë të kampionatit, 10 skuadrat e Abissnet Superiore kanë shënuar 94 gola, mesatarisht 2.08 gola për ndeshje. Kjo shifër është më e ulët në krahasim me një sezon më parë, por më e lartë se në sezonet 2022/23 dhe 2020/21.

B.T (Dosja.al)
Sport
24 Tetor 2024, 11:30
ITALI - Debutimi në Champions League me fanelën e Milanit kundër Bruges ishte pothuajse i përsosur për Franc...
Sport
24 Tetor 2024, 11:00
ITALI - Pas barazimit të fortë kundër Arsenalit (0-0, 19 shtator) dhe suksesit të saj të madh ndaj Shakhtior Donetsk (...
Sport
24 Tetor 2024, 10:30
Kimmich dhe shokët e tij duartrokasin fansat e tyre...
SPANJE - Joshua Kimmich pranoi humbjen dhe epërsinë e Barcelonës gjatë...
Sport
24 Tetor 2024, 10:00
ANGLI - Aeroporti i Birminghamit u evakuua për disa orë dhe të gjitha fluturimet u pezulluan për shkak të një automjet...
Sport
24 Tetor 2024, 09:30
SPANJE - Vincent Kompany nuk ka dashur të justifikohet për humbjen e Bayernit dje ndaj Barçës në Montjuïc. Trajneri belg,...
Sport
24 Tetor 2024, 09:00
ZVICER - Që nga fillimi i sezonit, Champions League ka marrë një kthesë me një fazë lige, e cila zëvendësoi fazën...
Sport
24 Tetor 2024, 08:30
TURQI - Përveç Champions League, këtë të mërkurë të futbollit europian, ka pasur hapësirë edhe për ...
Sport
24 Tetor 2024, 08:00
SPANJE - Një mbrëmje e veçantë që përjetoi Raphinha. Para ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munichut, ish-l...
Sport
24 Tetor 2024, 07:30
ANGLI - Një natë speciale për Manchester Cityn në Champions League. Jo aq për golat e shënuar ndaj Spartës s...
Sport
24 Tetor 2024, 04:29
ANGLI - Gjithçka ishte e lehtë për Manchester Cityn, i cili mundi 5-0 Spartën e Pragës në Etihad. “Qytetarët”...