Kosova rikthehet te kutitë e votimit, sot zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, mbi 100 prokurorë në terren 7 Qershor, 07:15 Kosova rikthehet te kutitë ...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
Begolli: Numër rekord aplikimesh, sjellim teknologjinë e fundit në përdorimin e pajisjeve

TIRANE - Kursi i Mjekësisë Sportive, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit e që udhëhiqet nga Departamenti i Mjekësisë Sportive në FSHF, ngriti siparin e edicionit të tretë këtë të hënë.
Lektorët kryesorë në këtë kurs shumë të rëndësishëm do të jenë dy përfaqësuesit e Departamentit të Mjekësisë Sportive, Gianluca Stesina e Ilvi Begolli, ndërkohë që në vijim do të ketë të ftuar edhe lektorë të ndryshëm me një përvojë të pasur në fushën e Mjekësisë Sportive.
Në këtë edicion të ri janë regjistruar 50 kursantë në kursin e Mjekësisë Sportive, por siç tregon për fshf.org, Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë në Federatën Shqiptare të Futbollit, Ilvi Begolli ka patur një numër rekord aplikimesh, që i është dhënë mundësia të regjistrohen sezonin tjetër.

“Ky është viti I tretë që ne organizojmë kursin e mjekësisë sportive në Federatën Shqiptare të Futbollit. Do të thoja që numri i pjesëmarrësve rritet nga viti në vit. Këtë vit, numri i pjesmarrësve është rreth 50 dhe i ka kaluar pritshmëritë. Kemi pasur akoma më shumë kërkesa por për arsye të kapaciteteve dhe për të zhvilluar një gjë sa më korrekte jemi detyruar që t’i shtyjmë për një moment të dytë pjesëmarrësit e tjerë, i kemi dhënë mundësinë të regjistrohen vitin tjetër. Do të thoja që këtë vit kemi një prezencë të shtuar të mjekëve, pra kemi një ndërthurje midis mjekëve dhe fizioterapistëve. Prezenca e mjekëve këtë vit është shumë herë më e madhe se ç’ka qenë në vitet e kaluara. Është për t’u vlerësuar që në vazhdim. ne do të kemi më shumë mjekë të cilët do të jenë të fokusuar në fushën e mjeksisë sportive dhe do të punojnë më shumë me ekipet. Rrjedhimisht do të kemi një mbarëvajtje më të mirë të menaxhimit të sportistëve apo dhe klubeve ku ata mund të punësohen”- shpjegon Begolli në lidhje me veçoritë e pjesmarrësve këtë vit.
Në lidhje me risitë që sjell kursi këtë edicion, ai shprehet se fokusi qëndron tek makineritë e reja të cilat përdoren në mjekësinë sportive. “Ne sot kemi një prezantim të të gjitha pajisjeve që përdoren në fushën e Mjekësisë Sportive dhe të fizioterapisë. Është një seancë tre ditore që është e ndërthurur midis meje, doktor Stessinës dhe një grupi italian mjekësh dhe fizioterapistësh, të cilët do të vijnë dhe do të na sjellin risitë e fundit dhe teknologjinë e fundit të përdorimit të pajisjeve në fushën e Mjekësisë Sportive. Më pas do të vijojmë me problematikat e gjurit, të supit pra të gjitha ato problematika që i përkasin fushës dhe që janë të prekshme në sport”- thotë ndër të tjera Koordinatori i Departamentit të Mjekësisë Sportive në FSHF, Ilvi Begolli.
B.T (Dosja.al)
ITALI - Aurelio Andreazzoli trajneri i Empolit është shkarkuar nga posti i trajnerit të Empolit. Skuadra toskane, pjesë e së cilës...
ANGLI - Sven Goran Eriksson ndoshta po luan ndeshjen më të komplikuar të karrierës së tij, atë kundër një tumori ta...
FRANCE - Vështirë se kalon një periudhë tranzicioni pa tërhequr vëmendjen e Kylian Mbappe , ndërkohë që...
PORTUGALI - Pas disa ditësh pushime në tokën portugeze, Jorge Jesus po përgatitet të kthehet në Arabinë Saudite, ...
AUSTRALI – Këngëtarja e njohur rumune Andrea Balan ka shfrytëzuar rastin për të bërë një foto me tenisti...
ITALI - Roma humbi 3-1 ndaj Milanit këtë të dielë dhe, pas përfundimit të ndeshjes, trajneri José Mourinho nuk ...
AFRIKE - Barazimi në debutim në Kupën e Kombeve të Afrikës me Guinenë Ekuatoriale trondit Nigerinë. Presidenti i Federatë...
ANGLI - Barazimi i Manchester United me Tottenhamin (2-2) ishte temë e bisedës në programin 'Sky Sports', ku u shfaqën ish-lojta...
SPANJE - Ekipi “TwinTrail Racing”, pjesëmarrës në Dakar, njoftoi këtë të hënë vdekjen e motoçiklist...
AUSTRALI - Naomi Osaka, e cila u kthye në fusha në turneun e Brisbane pas amësisë së saj, ra në raundin e parë t&...