LIVE UPDATES
Sport

Një ditë, në jetën e dyfishtë të Rafael Leão-s, yllit të Milanit, që njihet edhe si “Way 45”

Regjistrimet e videoklipit të “WAY 45”, alter egos së sulmuesit, media portugeze ‘Record’ e ka shoqëruar deri në rregjistrimet televizive në MTV

28 Qershor 2023, 17:46 Nga DOSJA

Një ditë, në jetën e dyfishtë të Rafael

PORTUGALI - Zakonisht ata që bëjnë një jetë të dyfishtë, i lidhim me gjëra më pak pozitive. Por në rastin e Rafael Leão-s, asgjë nuk mund të ishte më mire, se të pajtosh dy pasione në një mënyrë koherente. 

Dhe pikërisht këtë ka bërë vitet e fundit ylli i kombëtares portugeze dhe Milanit. Në majë të gishtave, pa bërë valë të mëdha, sulmuesi 24-vjeçar filloi të ndante disa nga krijimet e tij muzikore, më pas zgjodhi të gjente një personazh për të përcjellë mesazhin e tij, “Way 45” dhe tani vjen momenti i emancipimit total, me kalimin e merituar si artisti i MTV për muajin korrik.

Kanali i njohur televiziv, bastion i universit muzikor prej disa dekadash, ka ndjekur punën e futbollistit në universin e ‘hip hopit’ dhe nuk e ka menduar dy herë për ta nxjerrë në pah. ‘Record’ shoqëroi, në mënyrë rigoroze ekskluzivisht, ditën e regjistrimit të dy temave, Lifestyle dhe SHBA dhe pati një bisedë me yllin, i cili premton të mos ndalet këtu.

Në studio me Rafael Leão, për një intervistë të veçantë

Një ditë, në jetën e dyfishtë të Rafael

"Muzika ka qenë gjithmonë e pranishme në jetën time. Xhaxhai im ishte DJ dhe babai im këndonte, kështu që dhe muzika përfundoi si shoqëria ime. U largova herët nga Sporting për në Francë dhe prindërit e mi nuk jetonin me mua në fillim. Kam shpenzuar shumë koha vetëm dhe muzika ishte shoqëria ime. Nuk e shihja veten duke bërë atë që bëj aktualisht, por gjërat po ndodhnin. Dhe kjo shoqëri, muzika, më mbajti në ditë të këqija, përfundoi duke më sjellë gjëra shumë të rëndësishme",- tha Rafael Leão pas regjistrimit të klipeve, që u zhvillua në Amadora.

Asnjë detaj nuk u anashkalua në këtë prodhim madhështor të MTV

Një ditë, në jetën e dyfishtë të Rafael

Pas pushtimit të MTV-së, a ka akoma më shumë hapa për të ndërmarrë? Përgjigjja është në majë të gjuhës: "Unë nuk e vë veten nën atë presion. Unë nuk vendos qëllime kaq të larta. Është diçka që më pëlqen të bëj dhe përpiqem të inkurajoj njerëzit e tjerë, që kanë frikë të rrezikojnë. Nuk kam dhuntinë të bëj muzikë, por po eci hap pas hapi dhe jam i lumtur që kam mbërritur në një kanal që e kam parë kur isha i vogël. Të famshmit i kam parë në MTV dhe tani falë muzikës jam këtu. Unë jam shumë mirënjohës për mundësinë që më dha MTV, si dhe agjentin im. Nëse vazhdoj në rrugën e duhur mund të bëj diçka më të madhe."

Futbollisti do të transmetohet në korrik në kanalin e njohur televiziv

Një ditë, në jetën e dyfishtë të Rafael

Ishte në pandemi, në vitin 2020, që ai u bashkua me miqtë dhe fqinjët në lagje për të sjellë në jetë grupin ‘BGang’, i cili më vonë krijoi single-in Longe. Kjo kohë e mbylljes shërbeu gjithashtu për të hyrë në studio dhe për të regjistruar EP-në e parë solo. Fillimi, një grup prej shtatë këngësh, të lëshuara në vitin 2021 dhe me pjesëmarrjen e CiiJames, Léo Stunna, KidRobinn dhe Eric Rodrigues.

Buzëqeshja imazhi dallues i sulmuesit brenda dhe jashtë fushës

Një ditë, në jetën e dyfishtë të Rafael

Që atëherë, shumëçka ka ndryshuar në botë dhe, natyrisht, në jetën e lojtarit, gjithnjë e më e rëndësishme në Milano. Dhe kjo është arsyeja pse ashpërsia e përditshme është thelbësore për të qenë në gjendje të 'luaj' mirë në këto dy fusha: "Unë kam një orar të caktuar. Në mëngjes stërvitem, pasdite marr një sy gjumë dhe më pas, si nëntë ose ne dhjetë të natës shkoj në studion që kam në shtëpi dhe filloj të krijoj. Gjërat që më ndodhin çdo ditë, gjithçka që shkruaj bazohet në gjërat që ndodhin në jeten time, nuk ka kuptim të flasësh për gjëra që nuk janë jetuar."

Futbolli, një temë e pashmangshme e intervistës

Një ditë, në jetën e dyfishtë të Rafael

Dhe si është të menaxhosh një karrierë që bëhet në dy borde? Me mbështetjen e të gjithëve, përfshirë ata që janë përgjegjës për klubin italian. "Në Milano kam kohë. Ndonjëherë ne duam të bëjmë disa aktivitete dhe unë duhet t'i bëj me menaxherin. Sepse nëse kemi pasur një fundjavë të keqe, ose nëse nuk po përgjigjem në fushë, duhet ta lëmë të kalojë atë moment dhe thjesht bëni diçka për muzikën kur jemi në një kohë të mirë."

“Kam lejen e drejtorëve të Milanit, të cilët po ashtu menduan se ishte një ide e mirë dhe ishin kureshtarë të shohin albumin që kam nxjerrë. Është shumë mirë ta ndjesh këtë, sepse kam një energji të mirë rreth meje”, përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës