19 Mars 2024, 07:30
Nga DOSJA
SPANJE - “Benfica? Nuk përjashtohet mundësia që të luaj atje, do të më pëlqente shumë. Por unë do të doja të kaloja edhe dy ose tre vjet këtu fillimisht.”
Mbrojtësi i Barcelonës, Joao Cancelo është i hapur për t'u rikthyer në vendlindjen e tij në të ardhmen dhe për të veshur fanelën e skuadrës me të cilën është rritur dhe këtë e thotë qartë në një intervistë për RTP, në të cilën flet edhe për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën, trajneri i Cityt dhe Roberto Martinez, trajner i Portugalisë:
“Jam shumë i lumtur që jam te Barcelona, është klubi për të cilin kam dashur gjithmonë të luaj. Pas Benficës, është klubi që më pëlqeu më shumë. I thashë gjithashtu Pepes se jam aty ku kam dashur gjithmonë të jem”.
Më pas ka vend për marrëdhënien me Guardiolën: “Nuk kam asnjë inat ndaj tij, ai është një person me personalitet të fortë dhe nëse ka pasur gjëra për të cilat nuk jemi dakord, ia kemi bërë gjithmonë të qartë njëri-tjetrit. Ai është trajneri më i mirë në botë, por nuk funksionoi dhe jeta vazhdon. Jam shumë i lumtur te Barcelona”.
“Martinez? Kam pasur ndjenja të mira kur e takova, ai është një trajner modern, që pëlqen lojën sulmuese dhe që na jep shumë liri, - vijon ish-lojtari i Juventusit dhe Interit - Ai njeh çdo lojtar, analizon kundërshtarët dhe paraqitjet tona në klub.
Shpejtësia me të cilën ai mësoi portugalisht për të folur me ne është e jashtëzakonshme. Shpresoj që të mund të thirrem për Kampionatin Evropian, pasi nuk luajta të fundit për shkak të Covid. Shpresoj të kem sukses sepse është krenari të përfaqësosh Portugalinë”.
B.T (Dosja.al)
Sport
19 Mars 2024, 00:38
SHBA - Tenisti francez Arthur Cazo u rrëzua papritur gjatë ndeshjes kualifikuese të Masters në Miami. Cazo ishte duke luajtur kundër ba...
Sport
19 Mars 2024, 00:29
SPANJE - Seria e Antoine Griezmann prej 84 paraqitjesh radhazi do të marrë fund. Sulmuesi i Atléticos së Madridit ka pësuar një ...
Sport
19 Mars 2024, 00:22
ITALI - Kombëtarja e Kilit do të përballet me Shqipërinë me 22 mars, në kuadër të një ndeshje miqësore. Pë...
Sport
18 Mars 2024, 22:58
SUEDI - Futbollisti suedez Kristoffer Olson u largua nga spitali në Kopenhagen dhe u transferua në një qendër rehabilitimi pë...
Sport
18 Mars 2024, 22:53
ITALI - Një skandal i madh tronditi futbollin italian, pasi Francesco Acerbi dyshohet se i adresoi fyerje raciste Juan Jesus gjatë ndeshjes ...
Sport
18 Mars 2024, 21:37
TIRANE - Kombëtarja U-21 ka vijuar me përgatitjet në kuadër të dy sfidat kualifikuese të vlefshme për “Euro 2025”...
Sport
18 Mars 2024, 21:10
SHBA - Lionel Messi nuk do të marrë pjesë në turneun që përfaqësuesja e Argjentinës do të zhvillojë në SH...
Sport
18 Mars 2024, 21:03
ITALI - Pavarësisht se arritën një fitore të madhe, ndaj Slavia Prague, tekniku Stefano Pioli “vuajti’ jo pak, me “gardian...
Sport
18 Mars 2024, 20:48
ITALI - Lazio ka zyrtarizuar këtë të hënë kroatin Igor Tudor si trajner pas dorëheqjes së Maurizio Sarrit. 45-vjeçar...
Sport
18 Mars 2024, 19:22
TIRANE - Kombëtarja shqiptare nisi sot përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit (22 mars, stadiumi ‘Ennio Tardini’, ora 2...