24 Nëntor 2024, 20:42
Nga DOSJA

ELBASAN - AF Elbasani dhe Tirana ndanë pikët në “Elbasan Arena”, ku u zhvillua një ndeshje mjaft interesante, me raste e shumë emocione, por që nuk nxori një fitues. Një rezultat 1-1 që nuk kënaq asnjërën palë, pasi humbën edhe më shumë terren ndaj ekipeve pretendente për titullin.
Pjesa e parë, edhe pse e luftuar dhe me episode interesante në të dyja portat, u mbyll me rrjeta të paprekura. Me fillimin e pjesës së dytë, Lleshi pretendon për penallti kundër Tiranës, por Ferataj vazhdon lojën. Tirana arrin ta mbyllë me gol aksionin e saj (shënon Gjumsi), por me ndërhyrjen e sistemit VAR përmbyset situata në avantazh të AF Elbasanit.
Ferataj pasi ka parë rastin në sistemin VAR, vendos të anulojë golin e Tiranës dhe akordon penallti për Elbasanin. Ekzekutimin e 11-metërshit e merr përsipër Hila që nuk gabon, 1-0.
Shumë e shpejtë kundërpërgjigjja e Tiranës: Dembele barazon sfidën pasi u ekzekutua një goditje këndi. Festë bardheblu, ndërsa ka përplasje te stolat përkatëse. Guranjaku dhe Dervishi largohen me karton të kuq nga Ferataj.
Në minutat në vijim loja u zhvillua mjaft dinake, me momente interesante, por nuk pati më ndryshim rezultatit, me skuadrat të detyruara të pajtoheshin me nga një pikë të fituar.

B.T (Dosja.al)
Sport
24 Nëntor 2024, 20:39
TIRANE - Partizani merr tri pikë përballë Laçit në ‘Arenën e Demave’ dhe rimerr vendin e parë në renditj...
Sport
24 Nëntor 2024, 12:12
BRAZIL - E ardhmja e Neymar ka qenë një temë e përsëritur kohët e fundit, me thashethemet për largimin e tij nga&...
Sport
24 Nëntor 2024, 11:57
ANGLI - Dueli mes Millwall-it dhe Sunderland-it, në kuadër të xhiros së 16-të të Championship, është ndërprer&eum...
Sport
24 Nëntor 2024, 11:41
SPANJE - Një postim i thjeshtë në mediat sociale këtë të shtunë nisi një polemikë midis Policisë Kombët...
Sport
24 Nëntor 2024, 11:28
ANGLI - Epoka e Ruben Amorimit në krye të Man.United fillon sot pasdite. Vizita në Ipswich shërben si pagëzim i trajnerit portugez n&...
Sport
24 Nëntor 2024, 11:17
SPANJE - Real Madrid luan këtë pasdite në Butarque kundër Leganés (18:30) në kthimin e tyre në garat e La Ligës...
Sport
24 Nëntor 2024, 11:06
ANGLI - Humbja ndaj Tottenhamit (0-4) ka përkeqësuar krizën më të madhe të Manchester Cityt në 'epok&eu...
Sport
24 Nëntor 2024, 10:46
SHBA - Titujt në katër sezone, kanë krijuar ndjenjën se Max Verstappen mund të thyejë të gjitha rekordet e Hamilton&nb...
Sport
24 Nëntor 2024, 10:30
FRANCE - Në pranverë, një valë e kuqe filloi të përshkonte stadiumet e Francës, në ritmin e lëvizjeve të Sta...
Sport
24 Nëntor 2024, 10:17
SHBA - Max Verstappen është tashmë historik, por me këtë kampionat të katërt botëror ai vazhdon të konfirmojë...