11 Shkurt 2023, 17:30
Nga DOSJA
ITALI - Paul Pogba do të duhet ende të presë për t’u pare në fushën e blertë. I kthyer në grupin e Juventusit më 29 janar, kur priti Monzën (0-2), francezi nuk u fut përfundimisht në lojë. Kampioni i Botës 2018 mungoi sërish në grup që nga ky takim, pasi u pengua në rikuperimin e tij për shkak të shqetësimit në një kofshë. Ai nuk do të mund të rikthehet nesër kundër Fiorentinës (18:00). Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri bëri disa komente jo fort qetësuese për të në një konferencë për shtyp:
“Ai nuk mund të thirret, në momentin që është i dëmtuar. Më vjen keq, por është realiteti, vëren tekniku. Ai po punon për t'u rikthyer në dispozicion, por për momentin nuk mund t'ju them se kur do të mund të kthehet… Ndoshta brenda njëzet ditësh. Ne e presim atë, unë së pari, ai është një lojtar i rëndësishëm”,- tha Allegri.
Këto komente jo shumë optimiste duket se regjistrojnë fatin e Pogbas, për dy ndeshjet europiane kundër Nantes në Europa League, të planifikuara për 16 shkurt në Torino dhe 23 shkurt në Nantë.
Pogba, 29 vjeç, nuk ka luajtur që nga prilli me Manchester United. I rikthyer te Juventusi verën e kaluar, gjashtë vjet pas largimit për në Angli, ai dëmtoi meniskun anësor të gjurit të tij të djathtë në korrik, pas një ndeshjeje miqësore përgatitore. I operuar në shtator, ai humbi edhe Kupën e Botës në Katar me ‘blutë’ e Francës.
“Është një kohëzgjatje normale. Menisku lateral është shumë i bezdisshëm, gjuri duhet të rregullohet. Ai bën gjithçka që është e mundur”,- shtoi Allegri.
B.T (Dosja.al)
Sport
11 Shkurt 2023, 17:09
ANGLI - Nën sytë e pronarit amerikan Todd Boehly, i cili shpenzoi më shumë se 320 milionë euro gjatë merkatos së fundit (En...
Sport
11 Shkurt 2023, 16:25
TIRANE - Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 21-të. Kurbinasit e Laçi befasojnë teksa mposhten 1-0 në...
Sport
11 Shkurt 2023, 14:01
TURQI - Turqia po përpiqet të mbledhë copat, pas dy tërmeteve vdekjeprurëse, që goditën pjesën juglindore t&...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:23
SHKODER - Vllaznia po kthehet në një ekip shembullor për mënyrën sesi po drejtohet në Shqipëri. Alban Xhaferi ka vendosur q&e...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:19
ITALI - Një fotografi së bashku për të hedhur poshtë thashethemet e shumta të pabaza që qarkulluan ditët e fundit. Kjo...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:16
ITALI - Nga dokumentat e hetimit Prisma, dalin përgjime të reja për Juventus dhe ish-drejtuesit e tij. Corriere della Sera i publikoi e aty merka...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:12
FRANCE - Kilyan Mbappé është sërish në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit. Lojtari francez, i cili k&...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:09
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo është lojtari që ka firmosur kontratën më të madhe në historinë e futbollit. Rreth gjy...
Sport
11 Shkurt 2023, 13:00
SPANJE - Vetëm i ftohti dhe shiu që sugjerojnë parashikimet, për të shtunën e 11 shkurtit në orën 21:00, mund t'i l...
Sport
11 Shkurt 2023, 12:27
SHBA - Novak Djokovic, tenisti më e mirë në planet, po pushon përpara se të udhëtojë në Dubai, për t'u përball...