"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Reiss Nelson ka marrë një lajm të pakëndshëm para Liverpool - Arsenal. Ai do të gjykohet në një proces penal më 4 shtator

ANGLI - Mesfushori sulmues i Arsenalit, Reiss Nelson (23), i cili ka shënuar tre gola dhe ka dhënë tre asistime në 11 ndeshje këtë sezon, është në mes të një gjyqi penal. Vetëm pak orë para duelit me Liverpoolin, futbollisti ka marrë vesh se kur do të gjykohet.
Reiss Nelson, rezerva luksoze e Arsenalit këtë sezon, ka marrë një lajm të pakëndshëm vetëm pak orë para ndeshjes kundër Liverpool. Të dielën, nga ora 17:30, Liverpool dhe Arsenali do të përballen në raundin numër 30 të Premierligës, në një ndeshje që premton të jetë shumë spektakolare.
Ndërsa Nelson, mesfushori sulmues 23-vjeçar akuzohet nga një masazhator, i cili në vitin 2020 dyshohet se është kafshuar nga qeni i futbollistit. Sulmi kishte ndodhur pikërisht brenda shtëpisë në veri të Londrës, ku jeton futbollisti i Arsenalit. Si rezultat i kafshimeve, terapisti pësoi lëndime të rënda dhe vendosi të padisë Reiss Nelson. Futbollisti u thirr para autoriteteve më 31 tetor 2022, por ai mohoi akuzat e ngritura ndaj tij dhe më pas u vendos që Nelson të gjykohej në të drejtën e tij, pa kufizime shtesë.
Sipas gazetarëve britanikë të Daily Mail, çështja penale që përfshin Reiss Nelson është planifikuar të zgjidhet më 4 shtator 2023.
“Nelson akuzohet se është përgjegjës kryesor për mbajtjen e një qeni që shkaktoi lëndim, ndërsa ishte i rrezikshëm dhe jashtë kontrollit. Lajmi vjen si një tronditje për sulmuesin e Mikel Artetës, i cili mund të shpërqendrohet pasi skuadra kryeson tabelën e Premier League”, thekson burimi i cituar.
Në verë, Nelson bëhet lojtar i lirë nga kontrata
Në sezonin aktual, Reiss Nelson ka qenë rezerva luksoze e Arsenalit. Ai luajti vetëm në katër ndeshje në Premier League, por kur u dërgua në fushë, ai bënte të ndihej çdo herë praninë e tij. Nelson shënoi tre gola dhe dy asistime vendimtare në katër ndeshjet e luajtura në kampionat. Madje, në duelin me Bournemouth, më 4 mars, ai u fut në fushë në minutën e 69-të, me rezultatin 1-2 ndaj Arsenalit. Në minutën e 70-të Nelson bëri pasimin vendimtar për golin e barazimit, pas së cilës në minutën e 90+7-t shënoi dhe solli një fitore të madhe për “topçinjtë”.
7.000.000 euro është pjesa e tregut të Reiss Nelson, sipas Transfermarkt. Kontrata e tij me Arsenalin skadon në qershor 2023 dhe ai aktualisht nuk ka negociuar një zgjatje të mundshme. Në të kaluarën, ai ka luajtur edhe në formë huazimi te Hoffenheim dhe Feyenoord. Në nivel kombëtar, Reiss Nelson shënoi 6 gola në 12 ndeshje për kombëtaren e Anglisë U-21.
B.T (Dosja.al)
ARABI SAUDITE - Të gjithë pyesin se ku do të luajë Leo Messi sezonin e ardhshëm. “Pleshti” mund të rinovojë me PS...
ITALI - Lazion e pret sot në mbrëmje një ndeshje mjaft e vështirë. Bardhekaltrit do të përballen me Juventusin në &ldquo...
ZVICER - Njeriu i fuqishëm i federatës evropiane, Alexander Ceferin, i qëndron në deklaratat e tij në librin "Messianico" të gazet...
ANGLI - Holandezi Erik Ten Hag, trajner i Man.United, tha këtë të premte, në konferencën për shtyp të ndeshjes së të...
SPANJE - Toni Kroos, mesfushori i Real Madridit, ka përfituar nga pushimi i dhënë nga Carlo Ancelotti, pas fitores 4-0 ndaj Barcelonës&nbs...
SPANJE - Janë të shumtë personazhet e famshëm që kanë përfituar nga kjo Javë e Shenjtë për të...
ANGLI - Jean Todt ka shumë gjëra për të treguar. Ai është një nga figurat më emblematike të F1. Ai...
ANGLI - Kovacic e di se me kë do të përballet të mërkurën e ardhshme. Kroati luajti për Santiago Bernabéu ...
Popullariteti i saj është i madh, ndaj që nga viti 2021, Netflix ka regjistruar episode të reja të serialit për bukuroshen...
SHBA - Një 18-vjeçar hyri në rezidencën e Michael Jordan në Highland Park në periferi të Çi...