18 Janar 2023, 18:58
Nga DOSJA
POLONI - Paulo Bento po përmendet nga gazeta 'Polski Sport' si një mundësi e fortë për të marrë përsipër postin e trajnerit të kombëtares së Polonisë. Trajneri portugez për momentin është një trajner i lire, pasi u largua nga ekipi kombëtar i Koresë së Jugut pas Kupës së Botës 2022.
Sipas burimit në fjalë, kombëtarja polake, e cila më herët është drejtuar edhe trajneri portugez Paulo Sousa, do të kërkojë vetëm trajnerë të huaj që mund të zëvendësojnë Czeslaw Michniewicz, i cili nuk arriti ta kualifikojë kombëtaren e vendit të tij në fazën e 16-të të Kupës së Botës.
Paolo Bento do të jetë në ‘pole’ për detyrën e trajnerit të kombëtares së Polonisë, e cila ka një project ambicioz. Në garë me të do të jetë edhe boshnjaku Vladimir Petkovic, ish-trajner i Zvicrës, i cili kërkohet edhe nga italianët nga Salernitana. Ky i fundit, pritet t'i japë përparësi stemës transalpine të Serisë A, nëse i vjen një propozim zyrtar.
Emrat e anglezit Steven Gerrard dhe francezit Hervé Renard, janë përfolur gjithashtu si kandidatura për kombëtaren polake, por ata do të jenë në këtë garë disi më 'periferikë'.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 Janar 2023, 18:41
BRAZIL - Largimi i Tites nga kombëtarja ‘Seleçaos’ ishte vendosur prej kohësh, por vetëm dje u zyrtarizua. Trajneri 61-vj...
Sport
18 Janar 2023, 18:20
ITALI - Ashtu sikundër pritej, Gianluca Ferrero, u zgjodh zyrtarisht president i Juventusit këtë të mërkurë, pas dorëheqjes s...
Sport
18 Janar 2023, 18:02
SPANJE - Gjatë ditëve të fundit, ultrasit e Sevillas kanë lënë disa kërcënime ndaj skuadrës dhe drejtuesve në...
Sport
18 Janar 2023, 17:40
ANGLI - BBC, televizioni publik britanik, tashmë ka kërkuar falje publike për tingujt pornografikë që u dëgjuan mbrëmjen e ...
Sport
18 Janar 2023, 17:21
Ish-futbollisti rumun Florin Raducioiu
ITALI - Pas deklaratave të diskutueshme të Dino Baggio për suplementet që merrnin lojtarët ...
Sport
18 Janar 2023, 17:03
SPANJE - Mungesa e Memphis Depay në stërvitjen e Barcelonës e ka një shpjegim “të qartë”, sipas burimeve nga klubi i B...
Sport
18 Janar 2023, 16:39
SPANJE - Në konferencën e sotme për shtyp, Carlo Ancelotti i është përgjigjur qartë mesazheve që vijnë pë...
Sport
18 Janar 2023, 16:07
FRANCE - Lionel Messi ka dashur të kujtojë ngjarjet e një muaji më parë, me një postim në rrjetet e tij social...
Sport
18 Janar 2023, 15:51
ITALI - Fantazisti Francesco Totti, legjenda e Romës, është shprehur se argjentinasi Paulo Dybala “është fenomen&rdqu...
Sport
18 Janar 2023, 15:25
ANGLI - Në raundi i tretë të FA Cup u përballën Forest Green Rovers dhe Birmingham City. Mysafirët fitu...