13 Nëntor 2023, 10:38
Nga DOSJA
ANGLI - Trajneri argjentinas, i tërbuar pas ndeshjes, pasi u ankua për minutat e pakta që gjyqtari akordoi në kohën shtesë, pranon se e "kapërceu kufirin" dhe se sjellja e tij "nuk ishte një imazh i mirë".
Chelsea, i cili doli nga prapa tre herë në “Stamford Bridge”, arriti barazimin në fund, falë një goli me penallti, të shënuar nga Cole Palmer në kohën e shtesë.
Në minutën e 101-të Anthony Taylor fishkëlleu fundin e lojës, kur Marc Cucurella ishte duke udhëhequr një sulm dhe Sterling ishte në gjendje të mirë për të pasur një mundësi shënimi, duke e zemëruar Pochettinon.
Trajneri argjentinas iu afrua gjyqtarëve dhe u desh të frenohej nga stafi i tij stërvitor. “Duhet t'i kërkoj falje Anthony Taylor, gjyqtarëve dhe gjyqtarit të katërt... Në atë moment, ndjeva se ndoshta Raheem Sterling mund të dilte dhe të shënonte të pestin”,- tha i penduari Pochettino.
"Meritoj të qortohem sepse e kalova kufirin. Kjo lloj sjelljeje nuk është një imazh i mirë për mua dhe për futbollin,"- pranoi trajneri 51-vjeçar argjentinas nga Murphy, (Santa Fe).
Pochettino i ka kërkuar falje gjithashtu edhe trajnerit të Manchester Cityt: “Dua t'i kërkoj falje edhe Guardiolës”. Guardiola, i cili po priste që Pochettino ta përshëndeste, në fund u tërhoq në dhomat e zhveshjes pa mundur ta bëjë këtë. Gjithsesi, spanjoli e justifikoi kolegun e tij: “Nuk ka problem, është mirë. Emocione, më ndodh ndonjëherë edhe mua”.
Në lidhje me barazimin spektakolar 4-4 mes Chelsea dhe Manchester City, trajneri Mauricio Pochettino theksoi se "ndeshja ishte e pabesueshme, prandaj Premier League është liga më e pabesueshme në botë. Të gjithë duan të marrin pjesë në ndeshje të pabesueshme".
Nga ana e tij, Guardiola theksoi, se "nëse prisni që të gjithë të vijnë këtu dhe të fitojnë 0-7, atëherë e keni gabim. A e dini se çfarë ka bërë Chelsea për të ndërtuar këtë ekip? Në të kaluarën, ishte City që e bëri këtë.
Shikoni çfarë ka bërë Chelsea për të krijuar atë ekip fantastik? Pra është normale. Nuk mund të prisja një lojë tjetër, por ishim afër fitores, por ky është futbolli.
"Chelsea në “Stamford Bridge” ka qenë gjithmonë e vështirë, që kur erdha në këtë vend, që kur isha në Barcelonë, te Bayern Munich. Është gjithmonë shumë e vështirë. Pra, pse të mos i japim meritat Chelseat?",- deklaroi trajneri spanjoll.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Nëntor 2023, 07:30
ANGLI - Në fund të një ndeshjeje krejtësisht të çmendur, Chelsea - Manchester City, që përfundoi në barazim (4-4)...
Sport
13 Nëntor 2023, 07:12
SUEDI - Dita e 30-të dhe e fundit e kampionatit suedez, vendimtare për titullin mes Malmö dhe Elfsborg, mori shumë kohë për të...
Sport
13 Nëntor 2023, 06:15
KOSOVE - Përfaqësuesja e Kosovës ka mposhtur Izraelin me rezultat 1-0 në ndeshjen e fazës kualifikuese për “Euro 2024&...
Sport
13 Nëntor 2023, 00:10
KOSOVE - Tifozët shqiptarë kanë ofenduar himnin kombëtar të Izraelit në fillim të ndeshjes mes Kosovës dhe&nbs...
Sport
12 Nëntor 2023, 22:31
I.A
Fadil Vokrri
KOSOVË- Kosova është duke u përballur me Izraelin këtë mbrëmje në një ndeshje kualifikuese pë...
Sport
12 Nëntor 2023, 17:46
TIRANE - Mesditën e djeshme në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Apolonisë dhe Vorës, ku skuadra fierake ka fituar me fitore ...
Sport
12 Nëntor 2023, 17:37
FIER - Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Fierit, pasi ditën e djeshme pas përfunditmit të ndes...
Sport
12 Nëntor 2023, 17:24
TIRANE - Ndarja nga jeta e Raphael Dwamenas ka tronditur të gjithë. Një arrest kardiak i mori jetën 28-vjeçarit, i cili mbylli syt&...
Sport
12 Nëntor 2023, 17:11
GUATEMALA - “Çmenduri” me Lionel Messin në Guatemalë. Futbollisti argjentinas u transferua te Inter Miami ...
Sport
12 Nëntor 2023, 17:05
TURQI - Odise Roshi ka qenë vendimtar në përballjen e sotme të Sakariasporit kundër Bolusporit.
Ekipi i lojtarit fierak ka fituar me s...