All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Sport

Ndeshja Kosovë – Izrael po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë - VIDEO!

Një numër shumë i vogël i tifozëve shkuan në Stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë, për ta parë këtë ndeshje, që është e pazakontë duke e ditur përkrahjen që ekipi kombëtar dardan gëzon kur luan në shtëpi.

12 Nëntor 2023, 22:31 Nga I.A
Ndeshja Kosovë – Izrael po zhvillohet nën masa të rrepta
Fadil Vokrri
All - Paragraf - 1

KOSOVË- Kosova është duke u përballur me Izraelin këtë mbrëmje në një ndeshje kualifikuese për Euro 2024 nën masa të rrepta sigurie në Prishtinë, e cila është e para për kombëtare izaelite prej se nisi lufta mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas - i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian - më 7 tetor.

Autoritetet kosovare i rritën masat e sigurisë prej kur futbollistët izraelitë mbërritën në Kosovë të premten dhe i shtoi ato në ditën e ndeshjes të dielën, duke bllokuar rrugët përreth stadiumit Fadil Vokrri dhe duke kryer kontrolle të rrepta për tifozët me bileta. Ajo njoftoi se do të ndalohet “çdo material promovues racist, ksenofobik, politik, fetar.”

Ndeshja ishte paparë të luhej më 15 tetor, por u shty për 12 nëntor pasi luftëtarët e grupit radikal palestinez i sulmuan qytetet e Izraelit jugor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer mbi 240 të tjerë. Ky sulm nxiti luftë dhe bombardime të pareshtura hakmarrëse të Izraelit në Rripin e Gazës.

Një numër shumë i vogël i tifozëve shkuan në Stadiumin Fadil Vokrri, i cili zë 14 mijë tifozë, për ta parë këtë ndeshje, që është e pazakontë duke e ditur përkrahjen që ekipi kombëtar dardan gëzon kur luan në shtëpi.

Por, forma e dobët e kombëtares dhe moti i keq, si dhe rrethanat në të cilat po zhvillohet ajo mund të kenë ndikuar.

Pak orë para ndeshjes, një slogan i madh me mbishkrimin “Free Palestine”, apo në shqip “Liri për Palestinën”, u vendos në ndërtesën e Hotelit Grand në qendër të qytetit pranë një flamuri ukrainas nga grupi aktivist Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist - por u hoq shpejt.

Disa ditë para kësaj ndeshjeje, një grup pro-palestinez kishte kërkuar leje për protestë paqësore në ditën e ndeshjes, por Policia e hodhi poshtë kërkesën e tyre për shkaqe sigurie.

Trajneri dhe kapiteni i Izraelit thanë të shtunën se ekipi kombëtar i Izraelit ndihet i "sigurt dhe i rehatshëm" në Kosovë.

Kosova është pothuajse e pashpresë në përpjekjet e saj për ta siguruar pjesëmarrjen në një turne të madh për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar, prej pranimit të saj në FIFA dhe UEFA më 2016.

Milot Rashica e kaloi Kosovën në epërsi 1:0 pak para pushimit mes pjesëve, duke i ikur mbrojtjes vizitore pasi u asistua nga sulmuesi Vedat Muriqi.

Verdhekaltrit kanë ngelur shumë mbrapa rivalëve në garë për Kampionatin Evropian 2024, i cili mbahet në Gjermani verën e ardhshme, megjithëse matematikisht ende në lojë.

Edhe në rast fitoreje, Kosova do të mbetej në vendin e katërt në Grupin I kualifikues me 10 pikë, pra gjashte dhe pesë pikë larg dy vendeve të para në grup që çojnë në Euro 2024, të cilat mbahen nga Rumania dhe Zvicra, përkatësisht. Ajo do t'i ketë edhe dy ndeshje deri në fund të fushatës kualifikuese.

Në këtë ndeshje, kombëtares kosovare i mungojnë disa lojtarë kyçë, si kapiteni Amir Rrahmani dhe sulmuesi Edon Zhegrova.

Derisa Kosova pothuajse nuk ka për çfarë të luajë, Izraeli ka shumë arsye për fitore.

Jo vetëm që është në lojë për kualifikim, por ajo dëshiron fitore edhe për izraelitët në atdhe, midis luftës së vazhdueshme mes vendit të tyre dhe Hamasit. Izraeli ka 11 pikë, katër larg vendit që dërgon në Euro 2024.

I pyetur në një konferencë për media në Prishtinë të shtunën nëse kjo ndeshje është barrë për ta, trajneri i Izraelit Alon Hazan e cilësoi atë si mundësi për t’i bërë izraelitët në atdhe të lumtur në një kohë të vështirë lufte.

“Kjo nuk është barrë për ne, ne e dimë se çfarë po përfaqësojmë dhe ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar këtë ndeshje dhe të sjellim gëzim te populli ynë. Kjo nuk është diçka që mund ta ndaloj ekipin kombëtar, duhet të jetë diçka që i frymëzon lojtarët”, tha Hazan.

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha, tha se lufta Izrael-Hamas nuk duhet të ndikojë në këtë ndeshje dhe se për të nuk është diçka e jashtëzakonshme të luash futboll në kohë lufte.

“Për mua, [nuk ndikon] jo aspak, sepse kjo është jeta, ne kemi pasur luftë në Jugosllavi, kemi luajtur në kushte të ngjashme. Por, futbolli është futboll. Jam shumë i pikëlluar për këtë [luftë]”, tha Gliha, i cili luante si futbollist profesionist për Dinamon e Zagrebit kur atdheu i vet, Sllovenia, u pavarësua nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

Marrë nga REL

izrael-kosove

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje