Protestat masive kundër Ramës/ Irani: Po shmangni përgjegjësinë para popullit. Rama: Po merakoseni për Shqipërinë që ju e hakeruat?
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
"Vërtet i di shqiptarët kaq budallenj?"/ Bardhi ‘mesazh’ Ramës: Ti shpike komplotin me iranianë 8 Qershor, 22:...
“Të sjellim fonde të mëdha për investime të mëdha”/ Rama: Jemi në rrugën e duhur 8...
“Jep dorëheqjen”/ Rama takim me socialistët në Shkodër, pritet me protestë: Turp, Turp 8 Qershor, 18:17 ...
EMRI/ Ndërroi jetë te Trauma pas plagosjes me armë zjarri, identifikohet viktima 8 Qershor, 12:06 Të sht&...
“Njerëzit që kryejnë këto krime të tmerrshme nuk e kanë idenë se çfarë dëmi po u bëjnë jetëve të njerëzve”,- ka shkruar futbollisti në mesazhin e tij.

ANGLI - Ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish ka nisur një "sulm" ndaj hajdutëve që hynë në rezidencën e tij, duke thënë se ata "nuk e kanë idenë se çfarë dëmi po u bëjnë jetëve të njerëzve".
Në momentin që ndodhi grabitja, mesfushori anglez luante në “Goodison Park” kundër Evertonit dhe njerëzit e tij u përballën me hajdutë, të cilët “hynë” në pallatin e tij, duke i vjedhur bizhuteritë me vlerë 1 milionë paund.
Anëtarët e familjes së Grillis dhe e fejuara e tij Sasha Atwood ishin, në shtëpi në momentin kur dëgjuan një zhurmë dhe ngritën alarmin, raportoi “Sun”. Askush nuk u lëndua, por thuhet se u vodhën bizhuteri dhe ora me vlerë 1 milion paund.
Grealish është i shkatërruar nga grabitja, për të cilin ai tha se ishte një "përvojë traumatike" si për të ashtu edhe për familjen e tij.
“Familja ime është gjithçka për mua dhe asgjë nuk është më e rëndësishme se siguria e tyre”,- tha ai në një postim në Instagram, i pari i tij që nga grabitja.
View this post on Instagram
“Kjo ishte një përvojë traumatike për të gjithë ne, thjesht jam mirënjohës që askush nuk u lëndua. Kam pasur kaq shumë përvoja të mahnitshme dhe kam arritur kaq shumë në 12 muajt e fundit, por të jem i sinqertë, viti më i mirë i jetës sime në futboll për momentin nuk është diçka që mund ta festoj.
Njerëzit që kryejnë këto krime të tmerrshme nuk e kanë idenë për dëmet që shkaktojnë në jetët e njerëzve. Shpresoj që ata të gjenden dhe të sillen para drejtësisë, kështu që asnjë familje tjetër nuk duhet të kalojë atë që kemi kaluar”.
Bastisja në rezidencën e Grealish është e fundit në një seri bastisjesh në shtëpitë e futbollistëve të pasur, duke përfshirë ish-mbrojtësin e Manchester City, Joao Cancelo, i cili u sulmua gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e tij në dhjetor 2021. Ylli i Chelseat Raheem Sterling, ish-sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe ish-lojtarët e Manchester United, Paul Pogba dhe Angel Di Maria, kanë qenë gjithashtu objektiva në të kaluarën.
Këshilla e Guardiolës
Pas grabitjes në shtëpinë e Grealish, trajneri i tij në Manchester City, Pep Guardiola tha se futbollistët nuk duhet të postojnë detaje të jetës së tyre private në mediat sociale.
“Duhet të jeni të kujdesshëm sot, me siguri. Jo shumë në mediat sociale - sa më pak të dinë për atë që po bëni, aq më mire është. Njerëzit presin (për të parë) ku jeni, çfarë po bëni. Fatkeqësisht ndodhi edhe me Joaon, gjë që ishte shumë e frikshme sepse familja u sulmua. Bizhuteritë, paratë, çdo gjë dhe familja që është atje është e vështirë për t'u menaxhuar. Është e vështirë për Jack, siç ishte me Joao më parë”.
Policia tha se oficerët, me ndihmën e qenve dhe një helikopteri, kontrolluan zonën përreth pronës së Grealish pranë Knutsford, por nuk gjetën asnjë gjurmë të grabitësve.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - Shqetësuese është gjendja shëndetësore e Franz Beckenbauer, legjendës së futbollit gjerman. Ish-futbollisti 7...
SPANJE - Artisti Murcian 'Ganga', me qendër në Los Anxhelos, u ngarkua për të krijuar këtë vepër arti mbresël&eum...
SHBA - Muajt e fundit kanë qenë emocionuese për “Pleshtin”. Pas ‘shenjtërimit’ të tij si kampion bote, a...
ITALI - Wanda Nara donte të vinte në fund të 2023-it të saj të vështirë, duke publikuar epikrizën që vë...
ANGLI - Arsenali po 'thërmohet'. Fjala e urtë, se titulli i Premierligës nuk fitohet gjatë pushimeve, por mund të humbet gjat&eu...
ANGLI - Tottenham dëshironte të fshinte poshtërimin e pësuar ndaj Brighton të enjten e kaluar (4-2) duke iu rikthyer fitores. De...
AUSTRALI - Sezoni në Australi nuk nisi mirë për Dominic Thiem. Tenisti austriak, i cili ka fituar US Open dhe ka arritur numrin 3 n&e...
GREQI - E gjithë skuadra e futbollit të Panathinaikos është mbledhur mbrëmjen e së shtunës për të darku...
TURQI - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dashur t’i minimizonte pasojat e shtyrjes, si pasojë e kërkesave të organi...
ANGLI - Tom Lockyer, kapiteni i Luton Town, i cili pësoi një arrest kardiak në mes të këtij muaji, në një ndeshje kundë...