LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Duka për mediat italiane: “Nuk e kishim fatin me vete në këto ndeshje të Ligës së Kombeve!”

Kemi disa të rinj që premtojnë shumë në ekipet e moshave dhe jam shumë i bindur që do t’i shohim në nivele të larta.

29 Nëntor 2024, 00:02 Nga DOSJA
Presidenti Duka për mediat italiane: “Nuk e kishim fatin me vete

ITALI - Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, ka folur për median italiane “SportItalia”, duke komentuar performancën e Kombëtares në grupin B1 të UEFA Nations League. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar tha se grupi ishte i balancuar dhe i luftuar deri në sekondën e fundit, por Shqipëria nuk arriti atë që donte nga ky kompeticion. Presidenti Duka foli edhe për lojtarët shqiptarë që luajnë në Itali; Berat Gjimshiti, Kristjan Asllani, Cristian Shpendi, Medon Berisha, dhe evidentoi disa nga talentet e së ardhmes që luajnë në ekipet Kombëtare të moshave.

Performanca e Kombëtares në UEFA Nations League? – Nuk mund të them se arritëm atë që donim. Në fakt, ishte një grup vërtet i balancuar, shumë i luftuar dhe si në asnjë grup tjetër, të katër skuadrat ishin në garë deri në sekondën e fundit të ndeshjes së fundit për vendin e parë apo të fundit. Ukraina ashtu siç u dënua të eliminohej me pikë edhe pse kishte 4 pikë të barabarta me vendin e parë të grupit në finalet e Euro 2024, u shpërblye këtë herë në Nations League me një pikë më shumë në Tiranë. Fati nuk ishte në anën tonë në këto ndeshje të UEFA Nations League. Duhet theksuar gjithashtu se kemi pasur shumë lojtarë të dëmtuar në çdo ndeshje.

Cristian Shpendi? – Cristian ka luajtur me ekipin Kombëtar U-21, ka qenë protagonist në një ndeshje të fituar me përmbysje kundër Rumanisë në kualifikuese, por tani është rritur akoma më shumë. Është në vëmendje të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, por në ndeshjet e tetorit ishte i dëmtuar. Unë gëzohem shumë kur Cristian bën gola, por kur ato i bën për Kombëtaren shqiptare lumturohem.

Berat Gjimshiti? – Nuk ka dyshim se trajneri i Atalantës, Gasperini, ka ndihmuar shumë në rritjen e kapitenit Gjimshiti. Do të shkoja aq larg sa të thosha se rasti i tij është për rekord nëse shikoni rritjen sportive që ai ka pasur. Kur mendoj për nivelin e tij 5 apo 6 sezone më parë, mund të them se është përmirësuar shumë dhe se ka fituar shumë pjekuri. E kundërta është si djalë (qesh), gjithmonë ka qenë i njëjtë: njeri i mrekullueshëm. Jam shumë i lumtur edhe për Atalantën. Ata po bëjnë një sezon të shkëlqyer në kampionat dhe në Europë, me Gjimshitin që është një nga liderët e padiskutueshëm të skuadrës së Bergamos.

Çfarë i rekomandoni Kristjan Asllanit? – Kristjan është një futbollist i madh e një djalë inteligjent. Megjithëse vetëm 22 vjeç, me të mund të bisedosh si me një të rritur. Është një djalë super i edukuar. Nëse para një viti kam menduar se ai duhet të kërkojë një klub tjetër për të marrë më shumë minuta, tani mendoj ndryshe. Ai duhet të vazhdojë te Interi, është momenti i tij. Është pjekur mjaftueshëm për të qenë titullar aty. Jam i sigurt që trajneri Inzaghi do t’ia japë këtë shans.

Futbollistët shqiptarë që do të rriten më shumë në vitet e ardhshme? – Kemi disa të rinj që premtojnë shumë në ekipet e moshave dhe jam shumë i bindur që do t’i shohim në nivele të larta. Tek ekipi Kombëtar U-17 mund të përmend portierin e Juventusit, Rafaele Huli, sulmuesin Gabriele Kulla të Sassuolos apo edhe sulmuesin tjetër të Juventusit, Arman Durmishi apo Sheji. Tek ekipi Kombëtar U-19 premtojnë shumë portieri i talentuar i Interit, Alain Taho, sulmuesit Flavio Sulejmani i Lazios, Ergis Arifi i Teutës dhe Xheto Joi Nuredini i Genoas. Ndërsa, tek ekipi Kombëtar U-21 ata që kanë spikatur janë mesfushorët Adrion Pajaziti e Feta Fetai, të cilët tashmë janë bërë pjesë edhe e Kombëtares A, dy vëllezërit Cristian dhe Stiven Shpendi, apo edhe portieri Simon Simoni dhe mesfushori Medon Berisha.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës