"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ai në vizitën e tij vlerëson zhvillimin e madh të FSHF-së dhe të futbollit shqiptar

TIRANE - Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe drejtori administrativ i FSHF-së, Aldi Topçiu.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutimi i projekteve të ndryshme mes federatave. Kreu i Federatës Zvicerane inspektoi ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ai pa nga afër terrenet stërvitore, qendrën e stërvitjes për ekipin kombëtar, ambientet e brendshme të administratës dhe muzeun, ku pati mundësinë të njihej me historinë e futbollit shqiptar.
Federata zvicerane ka në program ndërtimin e një qendre sportive dhe për këtë arsye Presidenti Blanc pati shume interes për të vizituar në detaje Shtëpinë e Futbollit.
Në një prononcim për fshf.org, presidenti Blanc u shpreh i impresionuar nga arritjet e FSHF-së, e veçanërisht për projektin “Uniforma ime”, ku Federata ofron falas materiale stërvitore për të rinjtë që bëhen pjesë e futbollit.
“Së pari, dua t’ju falënderoj shumë për ftesën. Jam mjaft i impresionuar nga ajo që kam parë këtu, një federatë me zhvillim të madh, me mjete shumë moderne për të zhvilluar futbollin në Shqipëri. Kam parë gjithçka. Jam i impresionuar veçanërisht për faktin se si Federata ofron falas për futbollistët e rinj set të plotë materialesh bazë për t’u stërvitur.
Kjo është hera e parë që dëgjoj për diçka të tillë dhe dua t’ju them urime. Vura re më tej që në çdo sektor të futbollit ka një zhvillim të fortë dhe gatishmëri për ta çuar futbollin përpara. Kam përshtypje shumë të mira,”- tha kreu i qeverisë së futbollit zviceran, ndërsa kujtoi ndër të tjera edhe ndeshjen Shqipëri-Zvicër, e luajtur më 11 qershor 2016 në finalet e “Euro 2016” në Lens të Francës.
“Do të thoja se historia më interesante që kam me futbollin shqiptar ishte ndeshja e famshme me Zvicrën në vitin 2016 në Francë, ku Kombëtarja juaj mori pjesë për herë të parë në finalet e një Europiani. Një ndeshje fantastike në Lens të Francës mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Nuk duhet të harrojmë se kemi shumë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Në atë ndeshje në fushë me Zvicrën kishte lojtarë me origjinë shqiptare. Ndeshja ishte e një niveli shumë të lartë, kishte edhe shumë emocione. Dhe kjo është miqësia që futbolli na ofroi asokohe”, theksoi Dominique Blanc.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Pas Kvaratskhelia, ishte radha e Luis Enrique në konferencën për shtyp. Nëse synon të qëndrojë në Champions...
FRANCE - 11 marsi është data që shënon fundin e sanksionit të vendosur ndaj Paul Pogba. Prokuroria i dha një sanksion katër v...
GJERMANI - "Hapi i parë është të besosh. Si ne ashtu edhe tifozët duhet ta bëjmë këtë." Xabi Alonso, trajner...
SPANJE - Marc-André Ter Stegen është ende jashtë fushës dhe po rikuperohet nga dëmtimi i rëndë që pësoi...
KORCE - Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Skënderbeut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të ...
ELBASAN - Dinamo ka mposhtur në “Elbasan Arena” skuadrën mallakastriote të Bylisit me rezultatin 3-1 në ditën e sotme, n&eu...
ANGLI - Nuk iu desh shumë kohë, që Andrea Berta (Brescia, 1972) të gjente një ekip. Më 5 janar ai përfundoi kohën e tij&...
SPANJE - Është një polemikë që portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, mund të kishte bërë pa të. Elsa Izac, n&e...
SPANJE - Szymon Marciniak do të gjykojë (tashmë) ndeshjen e tij të gjashtë në Champions League këtë sezon. Polaku ë...
GJERMANi - Ky është një lajm i tmerrshëm për Bayer Leverkusen, në prag të ndeshjes së dytë të fazës s&eum...