LIVE UPDATES
Sport

Thomas Bach, president i IOC-s, “akuzon” sjelljen e Ukrainës dhe anashkalon agresionin ushtarak të Rusinë e Bjellorusisë

Presidenti i IOC beson, se "duke i ndaluar për të konkurruar në disa gara, në të cilat janë regjistruar edhe përfaqësues të Rusisë, qeveria ukrainase po i diskrimino sportistët e saj".

22 Qershor 2023, 15:12 Nga DOSJA
Thomas Bach, president i IOC-s, “akuzon” sjelljen e Ukrainës

FRANCE - Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), gjermani Thomas Bach, u shpreh se atletët ukrainas "po diskriminohen nga qeveria e tyre", duke i ndaluar të konkurrojnë në disa gara, në të cilat janë edhe përfaqësues të Rusisë, një vend pushtues i Ukrainës dhe aleati i saj Bjellorusia.

Bach kujtoi se kjo masë mund t'i privojë ata nga kualifikimi për Lojërat e Parisit 2024.  "Shumë ukrainas do të dëshironin të konkurronin ndërkombëtarisht, por ata nuk mund ta bëjnë këtë në xhudo apo taekwondo, duke ndjekur udhëzimet e Ministrisë së Sportit të Ukrainës, - tha Bach. - Ata janë duke u sanksionuar nga qeveria e tyre."

Bach përditësoi asamblenë e IOC-së, të mbledhur këtë të enjte në sesionin e saj të 140-të, mbi situatën e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, përpara se të debatohej për të ardhmen e boksit olimpik, pika kryesore në rendin e ditës. 

"Është e vështirë të kuptohet, - tha presidenti, - që qeveria ukrainase po privon atletët e saj nga kualifikimi për “Paris 2024”. Është e vështirë të kuptohet pse atyre u lejohet të konkurrojnë në tenis, por jo në pingpong; pse në çiklizëm, por jo në not, pse në skermë në testin A por jo në testin B”.

Në turneun e fundit evropian të skermës, të transferuar nga Polonia në Bullgari, pasi qeveria polake refuzoi t'u jepte viza sportistëve rusë, të gjithë morën pjesë, përveç ukrainasve vetëm në testet pa rusët.

Thomas Bach tha, se ekipi i Ukrainës meriton shansin për të "patur një pritje entuziaste përgjatë Senës nga qindra mijëra njerëz" në ceremoninë e hapjes në Paris. "Do të ishte një shfaqje e fuqishme rezistence,"- tha ai.

Thomas Bach përsëriti besimin e tij se duke inkurajuar pjesëmarrjen e të gjithë sportistëve, pavarësisht nga pasaporta e tyre, ai po mbron "unitetin e Lëvizjes Olimpike, vetë natyrën e sportit në shkallë globale". 

Nëse ndodh e kundërta, shtoi ai, "do të përfundonim duke pasur vetëm gara midis sportistëve nga i njëjti bllok politik dhe Lojërat Olimpike universale nuk do të ishin më të mundshme. Politizimi i sportit do të ishte militarizimi i sportit,"- tha ai.

Bach kujtoi se 141 vende e kanë dënuar luftën në Ukrainë, por vetëm 52 qeveri, "që përfaqësojnë 15% të popullsisë së botës", kanë vendosur sanksione ndaj qeverive ruse dhe bjelloruse. "Është përshkrim i realitetit të një bote të fragmentuar. Në këtë botë ne duhet të mbrojmë atletët, unitetin tonë, vlerat tona dhe të kundërshtojmë çdo lloj diskriminimi," tha ai.

Kur Rusia pushtoi Ukrainën në mars 2022, IOC rekomandoi largimin e rusëve dhe bjellorusëve nga garat, ose në rastin më të mirë t'i detyronte ata të konkurronin, si neutralë. Një vit më vonë, që përkon me periudhën kualifikuese për Lojërat e Parisit 2024, organizata këshilloi federatat që të autorizonin kthimin e tyre, gjithmonë si neutralë dhe në rast se nuk i përkisnin ushtrisë ose e kishin mbështetur aktivisht luftën.

Në fjalimin e tij në sesion, Bach e karakterizoi Lëvizjen Olimpike, si një forcë të barabartë, të kritikuar nga rusët dhe ukrainasit njësoj për "qasjen e saj me sportistët në qendër". "Vlerat tona nuk janë koncepte abstrakte. Ne jemi këtu për të mbështetur atletët në mbarë botën dhe për të promovuar pjesëmarrjen e të gjithë atyre që pranojnë rregullat,"- këmbënguli ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para