1 Shkurt 2023, 18:58
Nga DOSJA

ITALI - Tifozët e kanë parë në stol këtë fundjavë. Megjithatë, të enjten nuk do ta shohin në lëndinë. Edhe pse duhej të ishe arma më shumë për Juventusin, mesfushori Pol Pogba është kthyer në një shpenzim të kotë për bardhezinjtë. Shkak janë bërë dëmtimet e njëpasnjëshme të francezit, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Kupën e Italisë.
Alegri e kishte në stol ndaj Monzës, por nuk e aktivizoi dhe shpresonte që ta hidhte në fushë në ndeshjen e Kupës. Por me sa duket lojtari ka ndjerë shqetësime, duke shtyrë kësisoj edhe kthimin e tij në fushën e lojës në aktivitete zyrtare.
“Një kampionat tjetër ka nisur më datën 4 janar, dikush ka luajtur Botërorin, por thuajse të gjithë kanë dalë më parë me përjashtim të Rabio dhe argjentinasve. Për nesër nuk kam vendosur ende asgjë për formacionin. Përtej Bonuçit që vazhdon të jetë përsëri jashtë, i vetmi që nuk do të jetë i gatshëm pasi ka probleme muskulore është Pogba.
Për fat të keq, kur një lojtar vjen nga kaq shumë muaj mungesë aktiviteti, kur rrit nivelin e stërvitshmërisë, lindin dhimbje dhe nevojitet kohë”,- theksoi Alegri në konferencë për shtyp, duke konfirmuar kështu mungesën e francezit i cili nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare me bardhezinjtë pas rikthimit.
Rikthimi i ish-lojtarit të Manchester United, i cili nuk ka luajtur që nga prilli i vitit 2022, ishte planifikuar për të dielën ose këtë javë. Megjithatë, Allegri nuk ka avancuar në temën e pranisë ose jo të lojtarit të tij edhe gjatë udhëtimit në fushën e Salternitanës më 7 shkurt.
Të enjten e kaluar mesfushori francez mori pjesë në një ndeshje miqësore ndaj U 23 të Juventus Torinos. Ai kishte luajtur 50 minuta, duke përfituar nga kjo kohë loje për t'i dhënë një asist Dushan Vlahovic, një tjetër i rregullt në infermierinë e Piemontes.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 Shkurt 2023, 18:40
ANGLI - Antonio Conte do të marrë një pushim për t'u rikuperuar pas operacionit të mërkurën. Tottenham ka njoftuar se ...
Sport
1 Shkurt 2023, 18:30
FRANCE - Kalimi i Hakim Ziyech te PSG nuk është miratuar. Komisioni ligjor i LFP-së, në mbledhjen e mëngjesit të kësaj t...
Sport
1 Shkurt 2023, 18:15
ITALI - Përfaqësuesi i tij, Ted Dimvula, ndërhyn për të ardhmen e Rafaelit në Sky Sport: “Ky informacion shpif&eum...
Sport
1 Shkurt 2023, 14:40
ITALI - Hendeku është gjithmonë më i madh, nëse çdo blerje konsiderohet e mjaftueshme për të kaluar vështir&...
Sport
1 Shkurt 2023, 13:30
SHBA - Nuk është një moment i mirë për Hulk Hogan, një nga legjendat më të rëndësishme në historinë ...
Sport
1 Shkurt 2023, 13:27
SPANJE - Real dhe Barca, dy klubet e mëdha spanjolle, qëndruan në heshtje në këtë merkato dimri, asnjë afrim i rëndë...
Sport
1 Shkurt 2023, 13:22
ITALI - Në momentin më delikat të sezonit, Milan përqafon liderin absolut të ekipit, Zlatan Ibrahimovic. Më në fund, pas nj&e...
Sport
1 Shkurt 2023, 12:10
PORTUGALI - Benfica mbylli transferimin e Enzo Fernández te Chelsea për 121 milionë euro, një rekord i ri në Premier League, por jo t...
Sport
1 Shkurt 2023, 11:49
PORTUGALI - Enzo Fernández është lojtar i Chelseas. Klubi portugez i Benficas njoftoi zyrtarisht mbrëmjen e së mart&...
Sport
1 Shkurt 2023, 11:33
BELGJIKE - Së shpejti fundi i mungesës? Shumë media belge, duke përfshirë gazetat e përditshme Het Laatste Nieuws dhe La De...