LIVE UPDATES
Sport

Trajneri Rolando Maran nis aventurën kuqezi: “Kombëtarja ka potencial të madh. Shqipëria më entuziazmoi që në momentin e parë”...

“Sigurisht që gjërat e mira që janë bërë përbëjnë një tullë që tashmë është themeli i një shtëpie dhe unë do të provoj të sjell tullat e mia për të ndërtuar atë që do të jetë shtëpia ime; një shtëpi që duhet të entuziazmojë kombin dhe tifozët tanë.”

27 Maj 2026, 15:40 Nga DOSJA

Trajneri Rolando Maran nis aventurën kuqezi: “Kombëtarja ka

TIRANE - Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka dhënë intervistën e tij të parë për FSHF TV, ku flet për emocionet e marrjes së drejtimit të kuqezinjve, kontaktet e para me Presidentin Armand Duka dhe vizionin e tij për të ardhmen e ekipit kombëtar.

Tekniku italian rrëfen se si lindi mundësia për të drejtuar Shqipërinë, zbulon bisedat me ish-trajnerin Xhani De Biazi dhe vlerëson rritjen e vazhdueshme të futbollit shqiptar në vitet e fundit. Maran shprehet i impresionuar nga identiteti dhe ndjenja e fortë e përkatësisë që ka Kombëtarja shqiptare, ndërsa thekson se dëshiron të ndërtojë një skuadër agresive, me personalitet dhe me mentalitet fitues.

Në këtë intervistë ekskluzive për FSHF TV, trajneri kuqezi ndalet gjithashtu te njohja që ka për lojtarët shqiptarë, emocionet e kësaj eksperience të re në karrierën e tij dhe raporti i veçantë që shqiptarët në Itali kanë krijuar me të pas emërimit në krye të Kombëtares.

-Si erdhi kontakti i parë për të marrë drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë?

– Ka lindur jo shumë kohë më parë. Presidenti Duka ka dashur të më takojë dhe kemi zhvilluar një takim shumë të këndshëm, gjatë të cilit unë jam përpjekur t’i shpjegoja ato që janë idetë e mia për futbollin. Tek ai gjeta një person që vuri në kushtet e duhura për të pasur një diskutim konstruktiv. Në takimin e radhës më pas u vendos bashkërisht për të nisur këtë rrugëtim dhe aventurë të bukur, që jam i sigurt se do të sjellë kënaqësi të mëdha. Për këtë jam i bindur.

-E keni ndjekur Shqipërinë gjatë 10–12 viteve të fundit, duke pasur parasysh lidhjen e fortë me futbollin italian. Nga koha e De Biazit, më pas me Panuçin dhe Rejën, si edhe me shumë lojtarë shqiptarë që aktivizohen në Serie A, çfarë vlerësimi keni pasur për Kombëtaren dhe futbollin shqiptar?

– Sigurisht që kam filluar t’i ndjek gjithmonë e më shumë, duke nisur edhe nga rezultatet e mëdha të arritura nga Xhani De Biazi, me të cilin kanë punuar edhe ish-pjesëtarë të stafit tim, ndaj e kam vlerësuar akoma më shumë futbollin shqiptar. Që nga ato vite, rritja ka qenë shumë e mirë dhe e madhe. Edhe fakti që kam pasur mundësinë të përballem me shumë lojtarë shqiptarë në Serie A më ka dhënë një njohje ndryshe dhe më ka bërë edhe më shumë të interesuar për këtë Kombëtare, që është çdo herë e më shumë në rritje, ndoshta edhe falë një sistemi që ka sjellë shumë zhvillim në Shqipëri.

-Cilët lojtarë shqiptarë njihni më mirë dhe si e vlerësoni nivelin e tyre?

– Niveli sigurisht që është i mirë, këtë e tregojnë rezultatet: dy Kampionate Europiane të arritura dhe lojtarë që janë gjithmonë e më shumë protagonistë në kampionatet e huaja, jo vetëm në ato italiane. Kombëtarja është vazhdimisht në rritje dhe, sipas meje, këto janë sinjale që të bëjnë të kuptosh sa shumë është rritur sistemi i futbollit, lojtarët shqiptarë dhe Kombëtarja. Mendoj se niveli është i mirë, po rritet dhe janë të gjitha premisat që kjo gjë të vazhdojë.

-Kur mësuat se mund të bëheshit trajner i Shqipërisë, cila ishte gjëja e parë që bëtë? A kontaktuat dikë që njeh futbollin shqiptar? A patë ndeshje të Kombëtares apo nisët menjëherë analizën e skuadrës? Cili ishte impresioni juaj i parë?

– Të gjitha gjërat që mund të bëja i kam bërë, sepse ishte diçka që e doja dhe që më entuziazmonte shumë. Kam provuar të kuptoj çdo gjë, me telefonata dhe me njerëzit me të cilët kam më shumë raport, si De Biazi. Kam parë të gjitha ndeshjet që kam mundur dhe ende tani po mundohem t’i ndjek sa më shumë të jetë e mundur, sepse kanë kaluar vetëm pak ditë nga momenti që nisi kjo histori. Ndaj jam plotësisht i përfshirë, ndjek çdo gjë me shumë interes, duke kërkuar të zbuloj sa më shumë gjëra që të jetë e mundur, sepse kemi pak kohë dhe fillojmë menjëherë. Dua t’i bëj gjërat në maksimumin e mundësive të mia.

-A keni biseduar me De Biazin, Panuçin apo Rejën për të marrë informacione mbi skuadrën, ambientin dhe gjithçka që rrethon Kombëtaren shqiptare?

– Të jem i sinqertë, kam folur me De Biazin, sepse me të kam një raport të veçantë. Përtej tij, jam interesuar për të kuptuar sa më shumë gjëra, por le të themi se personi me të cilin kam kontaktuar më shpesh është ai.

– I keni ndjekur ndeshjet e fundit të Shqipërisë gjatë këtyre ditëve? Cili është komenti juaj për skuadrën aktuale?

– Është një skuadër që ka treguar se ka identitet. Kam parë një ndjenjë përkatësie, gjë që mua më ka pëlqyer më shumë. Besoj se sukseset lindin kur ndjenja e përkatësisë, dashuria për fanellën dhe kombin janë të forta. Ky është hapi i parë për t’u bërë gjithmonë e më të mëdhenj. Kjo është gjëja që më ka rënë menjëherë në sy dhe që më ka entuziazmuar duke parë ndeshjet, sepse besoj se gjithçka lind nga motivimi, nga ajo që një lojtar ka brenda vetes dhe nga mënyra se si e shfaq atë përmes krenarisë, përkushtimit, djersës dhe forcës. Këto detaje më kanë bërë të pres me padurim momentin për të nisur këtë aventurë këtu.

-Çfarë mendoni se duhet të bëni ndryshe nga paraardhësi juaj gjatë ditëve të para në krye të Kombëtares?

– Secili prej nesh sjell idetë, veçoritë dhe gjërat në të cilat beson më shumë. Sigurisht që e kam të qartë atë që dua të bëj dhe atë që dua të sjell nga vetja, përtej asaj që ndoshta trajneri i mëparshëm ka sjellë. Sigurisht që gjërat e mira që janë bërë përbëjnë një tullë që tashmë është themeli i një shtëpie dhe unë do të provoj të sjell tullat e mia për të ndërtuar atë që do të jetë shtëpia ime; një shtëpi që duhet të entuziazmojë kombin dhe tifozët tanë.

-Për gati 30 vite keni punuar vetëm me klube dhe jo me kombëtare. Sa sfiduese është për ju kjo eksperiencë, duke qenë se në pak ditë duhet të ndërtoni një skuadër me lojtarë që vijnë nga klube, kampionate dhe mentalitete të ndryshme?

– Është stimuluese. Është e pamohueshme që kam qenë gjithmonë trajner klubesh, por për gjithçka ka një herë të parë dhe shumë prej atyre që e kanë përjetuar kanë pasur sukses të madh. Më duket se edhe për De Biasin ishte hera e parë që drejtonte një Kombëtare. Nuk është aq e rëndësishme nëse është hera e parë; e rëndësishme është sa arrin të përfshihesh në këtë punë dhe të hysh plotësisht në atë që po bën.

Për mua këto janë kushtet e duhura. Në fund të fundit, ky është futboll: përgatiten ndeshje, ndoshta zhvillohen më pak stërvitje, por shihen më shumë video dhe ndiqen më shumë lojtarët. Gjithsesi, mbetet futboll dhe futbolli punohet në 360 gradë.

-Çfarë identiteti dëshironi t’i jepni Kombëtares shqiptare në fushë?

– Ndoshta po përsëris veten, por duhet të jemi një skuadër që hyn në fushë sepse dëshiron të tregojë se është më e fortë se kundërshtari. Nëse kundërshtarët tregojnë se janë më të zotë se ne, do ta pranojmë, por ne duhet të kemi në mendje dëshirën dhe zemrën për të hyrë në fushë për të fituar ndeshjen dhe për të treguar që jemi më të mirë se kundërshtarët tanë. Kur hyjmë në fushë me këtë mendësi, duke dhënë zemrën dhe duke djersitur, mund të dalim gjithmonë nga fusha me kokën lart. Rezultati shpesh përcaktohet nga shumë gjëra, por kjo nuk duhet të mungojë kurrë: dëshira për t’u treguar më të zotë se të tjerët.

-A është kjo një nga eksperiencat më të veçanta të karrierës suaj, duke marrë drejtimin e një skuadre që ka qenë në rritje vitet e fundit dhe në një vend ku pasioni për futbollin është shumë i madh?

– Kjo është shumë stimuluese, sepse kur ndiqesh kaq shumë dhe sheh sa shumë ngrohtësi ka për skuadrën dhe fanellën, të rritet ndjenja e përgjegjësisë dhe krenarisë. Të bën krenar që je trajneri i kësaj skuadre dhe besoj se do të jetë një stimul shumë i madh për të bërë një punë të mirë.

-Në Itali jetojnë shumë shqiptarë dhe padyshim ky komunitet është pjesë e përditshmërisë sociale dhe kulturore. Cili ishte reagimi i tyre kur morën vesh se ju do të drejtoni Shqipërinë?

– Më vjen për të qeshur, sepse kanë qenë gjëra shumë të bukura. Kam parë shumë dashamirësi dhe jam ndjerë krenar, sepse edhe ata janë krenarë për mua. Tani shpresoj që përveç miqve të mi shqiptarë në Itali, që tashmë janë krenarë për mua, të bëhen krenarë për të gjithë kombin, sepse jam i bindur që do të kemi një rrugëtim të bukur së bashku.

– Aktualisht, ju nuk jeni prezent në rrjetet sociale me një profil tuajin personal. Pse vjen kjo zgjedhje dhe a keni menduar të hapni një llogari personale tashmë që jeni trajneri i Kombëtares shqiptare?

– Gjithmonë kam bërë zgjedhjen për të mos qenë prezent në rrjetet sociale, pasi preferoj marrëdhëniet personale. Ndoshta një ditë do të bëhem aktiv edhe në rrjetet sociale, por deri tani nuk kam qenë. Do ta shohim në të ardhmen se çfarë mund të bëj. Deri tani kam dashur që bota ime të mbetet ajo që ka qenë gjithmonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta