31 Maj 2025, 00:55
Nga DOSJA
ARABI SAUDITE - Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Arabia Saudite. Në një kthesë të papritur të ngjarjeve, superylli portugez thuhet se ka rinovuar kontratën me Al Nassr, duke mbyllur përfundimisht spekulimet për një transferim të mundshëm në Evropë apo gjetkë.
Lajmi është bërë publik nga portali francez Foot Mercato, i cili konfirmon se marrëveshja e re mes pesë herë fituesit të Topit të Artë dhe klubit saudit është tashmë e firmosur, edhe pse ende nuk janë zbuluar detajet e reja financiare të kontratës.
Pak ditë më parë, Ronaldo nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale kishte dhënë një mesazh se aventura e tij në Arabinë Saudite mund të ishte drejt fundit. Postimi i tij, u interpretua gjerësisht si një paralajmërim për largim, ndërsa mediat evropiane nisën të spekulojnë mbi rikthimin e tij të mundshëm në futbollin elitar të kontinentit të vjetër.
Por duket se realiteti është krejt ndryshe: CR7 dhe Al Nassr jo vetëm që kanë konfirmuar vazhdimësinë e bashkëpunimit, por e kanë zyrtarizuar atë me një kontratë të re, që pritet të përfshijë kushte financiare edhe më të favorshme për portugezin.
Ronaldo aktualisht është lojtari më i paguar në botë, me një pagë që kap vlerën marramendëse të 200 milionë eurove në vit, përfshirë pagën bazë dhe marrëveshjet komerciale, që ka me klubin arab.
B.T (Dosja.al)
Sport
31 Maj 2025, 00:53
BRAZIL - Trajneri italian Carlo Ancelotti ka shkruar histori duke u bërë trajneri i parë jo-brazilian që merr drejtimin e kombëtares br...
Sport
29 Maj 2025, 20:05
N.F
Gjyqtarja
ARGJENTINË- Një nga tre gjyqtarët që kryesonin gjyqin e ekipit mjekësor të futbollistit të ndjerë argjent...
Sport
29 Maj 2025, 10:30
ARABIA SAUDITE - Largimi i Cristiano Ronaldos nga Al Nasr ka tronditur të gjithë botën e futbollit, e cila tani mezi pret të zbulo...
Sport
29 Maj 2025, 10:00
ITALI - Me zhgënjimin e kampionatit italian nga njëra anë dhe festimet për Kupën e Francës nga ana tjetër, Interi d...
Sport
29 Maj 2025, 09:30
PORTUGALI - Angel Di Maria përjetoi një përzierje emocionesh të pakontrollueshme në ndeshjen e tij të lamtumirës me Benf...
Sport
29 Maj 2025, 09:00
SHBA - Leo Messi dhe Luis Suárez shënuan nga dy gola dhe shkëmbyen asiste secili në fitoren 4-2 të Inter Miamit n...
Sport
29 Maj 2025, 08:30
FRANCE - Të gjithë në Francë po mobilizohen për PSG-në. Me tre ditë që kanë mbetur deri në finalen e Lig&...
Sport
29 Maj 2025, 08:00
FRANCE - Emmanuel Macron nuk do të udhëtojë për në Mynih për finalen e Champions League. Sipas asaj që është m...
Sport
29 Maj 2025, 07:30
POLONI - "Një gëzim i madh", thotë Enzo Maresca me medaljen e artë në qafë, pasi ngriti në qiell kupën e Lig&e...
Sport
29 Maj 2025, 00:50
MALAJZI - Manchester United përfundoi në vendin e 15-të në Premier League të këtij viti, duke i zhgënjyer të g...