LIVE UPDATES
Sport

Sauditët dëshirojnë Botërorin 2030, gati të financojnë stadiumet në Greqi dhe Egjipt...

Arabia Saudite është e vendosur të "mbulojë koston e plotë" të infrastrukturës së Greqisë dhe Egjiptit, në këmbim të 75% të turneut me 48 ekipe që të luhet në tokën e tij.

8 Shkurt 2023, 19:40 Nga DOSJA
Sauditët dëshirojnë Botërorin 2030, gati të

ARABIA SAUDITE - Prej disa kohësh është ngritur çështja e kandidaturës së përbashkët të Greqisë, Arabisë Saudite dhe Egjiptit, për organizimin e Botërorit 2030. Nënkryetari i PSAT-së pak muaj më parë deklaroi, se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Bin Salman  ka marrë “dritën jeshile” nga Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah El Sisi, për të vazhduar me procedurat.

Sipas ‘Politicos’, është ecur përpara për këtë çështje, ndërkohë që në një raportim të ri thuhet, se Arabia Saudite ka ofruar të paguajë për ndërtimin e stadiumeve të reja në Greqi dhe Egjipt, nëse ata pranojnë të bashkëpunojnë për të pritur Kupën e Botës, pas shtatë vitesh. 

Në këmbim, sipas ‘Politicos’, sauditët do të merrnin 3/4 e të gjitha ndeshjeve. Mediat ndërkombëtare kontaktuan të gjitha palët për një koment me qeverinë greke dhe  saudite që refuzuan të komentojnë mbi këtë çështje, siç bëri edhe UEFA-FIFA.

Sipas ‘Politicos’, duke cituar zyrtarë të lartë me njohuri për këtë çështje, oferta që ka të ngjarë të vlejë miliarda euro në kostot e ndërtimit, është diskutuar në një bisedë private midis Mohammed bin Salman dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në verën e vitit 2022.

Një zyrtar i lartë me njohuri për diskutimet private, i tha gjithashtu ‘Politicos’ se Arabia Saudite  është e përgatitur të "mbulojë koston e plotë" të pritjes së Greqisë dhe Egjiptit, por me kusht që 75% e turneut masiv me 48 ekipe do të duhej të luhej në terrenin e saj. Vendi i Gjirit synon të "konkurrojë" Katarin, i cili priti Kupën e parë Botërore dimërore disa muaj më parë.

Përgjigja e Greqisë dhe Egjiptit ndaj këtij propozimi nuk shpjegohet në raportin e ‘Politicos’, por është e sigurt që të tre vendet tani janë duke punuar për një propozim të përbashkët për organizimin e turneut 2030. 

“Oferta e Riadit për Greqinë do të nxisë kritikat, se Arabia Saudite në thelb po përpiqet të përdorë pasurinë e saj astronomike për të blerë Kupën e Botës, duke ndërtuar një koalicion ndërkontinental dhe duke shfrytëzuar me zgjuarsi sistemin e votimit”,- komenton ‘Politico’.

Në një përpjekje për të bindur anëtarët e FIFA-s për virtytet e propozimit të udhëhequr nga Arabia Saudite, turneu do të shohë ndeshje në tre kontinente, duke siguruar ekuilibër gjeografik. Një ofertë për Kupën e Botës vetëm për Lindjen e Mesme nuk ka gjasa të ketë sukses vetëm tetë vjet, pasi Katari priti turneun në 2022.

Kundërshtarët kryesorë të sauditëve është një ofertë e përbashkët e Spanjës, Portugalisë dhe Ukrainës nga Europa, si dhe një ofertë e Amerikës së Jugut të Argjentinës, Uruguajit, Paraguajit dhe Kilit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen

Protestuesit vendosin qese me mbetje pranë kordonit policor, thirrje: Mos i mbroni plehrat

Korreshi në Kuvend: Policët s’kanë uniforma, dalin me rroba me vrima që ua ka ngrënë mola

Berisha-Klosit: Je peng i bixhozit, prandaj bën avokatinë e Edi Ramës

"Duhet vetëpastrim. Ti Sali ke fuqinë të çlirosh opozitën"/ Berisha-Spiropalit: Pëllumbesha në...

Akt qytetar! Protestuesit aksion para Kuvendit, mbledhin mbeturinat

"O çifut"/ Protestuesit "shënjestrojnë" me vezë Ervin Hoxhën dhe Eduard Shalsin: Tradhtarët e kombit

Tensione në Kuvend, PD nuk lejon Maznikun të prezantojë raportin për Reformën Territoriale

“Nuk i shpëtoni dot urrejtjes së qytetarëve”, Redi Muci: Do kërcasë veza edhe në shtator

Qytetarët hedhin vezë,policia përgjigjet ashpër,ujë me presion dhe gaz lotsjellës drejt protestuesve

"Populli nuk i do këta deputetë"/ Qytetarja para Parlametit: Duam largimin e tyre

Protesta para Kuvendit/ Momenti kur qytetari humbet ndjenjat, transportohet me urgjencë në spital

"Ti Taulant ke frikë kostumin e shtrenjtë"/ Bardhi: Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve

PD kërkon zgjatjen e afateve për “Territorialen”, Boçi: Puna duhet të vazhdojë

"O kriminele"/ Sara Mile shkon me truprojë në Kuvend, shpërthejnë protestuesit: Deputete e...

Përplasjet para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie

Deputetët në seancë plenare, protestuesit shpërthejnë jashtë Kuvendit: PD-PS, këlyshë komunistësh

Lëkurë e skuqur dhe vështirësi në frymëmarrje e shikim, protestuesi merret me ambulancë

Balla-Bardhit: Protestuesit thonë Saliu në burg, ia plotëson kërkesën?

"Është bundra e vërtetë"/ Berisha: Balla është përfaqësuesi më i shëmtuar i karteleve

Qytetarja përplaset me policinë, kërkon të kalojë përmes gardhit metalik

Tmerr në protestën para Kuvendit/ Lëndohen disa prej protestuesve, meren me barrela

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli