Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
"Shqipëri e re"/ Ushtojnë rrugët e Tiranës: Revolucion 6 Qershor, 22:13 Protestuesit nis...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten “Ballist Morina”, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.

SERBI – Kualifikimi i kombëtares serbe të futbollit në finalt e kampionatin evropian shkaktoi shumë zhurmë edhe në Shqipëri, shkruajnë mediat serbe. Në llogarinë zyrtare të UEFA-s kushtuar EURO 2024 në Instagram, pasi Serbia siguroi zyrtarisht një vend në spektaklin e madh, një numër i madh komentesh negative nga Shqipëria thjesht e varrosën këtë profil.

Ismail Morina, fytyra e njohur, ishte i pari që shoqëroi kalimin historik të Serbisë në Kampionatin Evropian pas 24 vitesh. Njeriu që ngriti një dron në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, më 14 tetor 2014 në stadiumin Humska dhe shkaktoi trazira dhe ndërprerje të ndeshjes. Pastaj iku nga Beogradi dhe vetëm kur ishte jashtë kufijve të Serbisë u mburr me krimin e tij, - vazhdon portari serb Kurir. Droni mbante flamurin e “Shqipëria e Madhe”.

Këtë herë në faqen e UEFA-s në Instagram, Ismail Morina, i cili e quan veten “Ballist Morina”, ka shkruar dy fjali provokuese, duke shkaktuar një ortek komentesh nga tifozët e Serbisë dhe Shqipërisë.
- Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit!

Simpatizantët serbë nuk i mbetën borxhli, ata u kundërpërgjigjën në të njëjtën mënyrë, ndërsa njoftimi i tij i provokoi bashkatdhetarët që të vazhdojnë të ofendojnë serbët dhe Serbinë në kor. UEFA nuk ka reaguar, pavarësisht komenteve provokuese dhe frikësuese dhe nuk ka fshirë gjithçka që është shkruar. Kjo lloj histerie vazhdoi për ditë të tëra më pas dhe në rrjetet sociale u shfaqën video të djegies së flamurit serb nga disa dhjetëra shqiptarë me mesazhin: “ Ju presim!”

Është e qartë se shqiptarët po përgatisin një atmosferë provokimi ndaj serbëve. Ndonëse nismëtarët e incidentit dhe skenave të pakëndshme ishin tifozët shqiptarë, Federata e tyre dhe kombëtarja nuk u ndëshkuan dhe ata shkuan të paprekur në Kampionatin Evropian për herë të parë në histori në 2016-n.
Më pas UEFA vendosi zyrtarisht fajin e Shqipërisë, por e ndëshkoi Serbinë. Ndeshja u regjistrua me rezultat 3:0 për Serbinë, por në të njëjtën kohë shqiponjave iu hoqën tri pikë, të cilat ishin vendimtare në rezultatin përfundimtar, në një precedent të paparë, vazhdon portal nacionalist famëkeq dhe antishqiptarë, serb.

Duke marrë parasysh tensionet e mëdha nga ana e shqiptarëve ndaj serbëve dhe Serbisë, lind pyetja nëse UEFA duhet të veprojë me sens të shëndoshë dhe të ndajë dy kombëtaret në short. Kjo ndoshta nuk do të ndodhë, sepse zyrtarisht nuk ka tensione politike mes dy vendeve. UEFA ka ndarë më parë Armeninë dhe Azerbajxhanin, apo Rusinë dhe Ukrainën në kualifikuese.

Ismail Morina ishte arrestuar dhe disa herë në arrest shtëpiak. Pas incidentit në Beograd, ai u arratis në Kroaci, ku u burgos, por Zagrebi zyrtar nuk e dorëzoi në Beograd, edhe pse u kërkua, por në Itali. Në vitin 2015, policia shqiptare arrestoi Morinën për armëmbajtje pa leje, por e gjitha ishte një farsë për mediat. Në Shqipëri Morina shihet si hero kombëtar, epërmbyll shkrimin e sajë Kurir.
B.T (Dosja.al)
NORVEGJI - Para se ylli i tij të fillonte të shkëlqente në fushat e Evropës, Erling Haaland e kishte nisur karrierën e tij ng...
ZVICER - Të enjten do të hidhet shorti i fazës së “play-off”-it në Nyon, për të zënë&nbs...
KOSOVE - Federata e Futbollit të Kosovës ka shkarkuar Primoz Glihan nga posti i trajnerit të Kosovës. Slloveni u emërua si trajner i ...
AZERBAJXHAN - Trajneri italian, 67-vjeçari Giani De Biasi regjistroi 39 ndeshje në pankinën e azerëve, me një bilanc: 10 fitore, 8 ...
SPANJE - Pas GP Australian 2023, Fernando Alonso dhe Andrea Schlager njoftuan ndarjen e tyre përmes një deklarate në rrjetet soc...
ARGJENTINE - Dy hajdutë kanë vjedhur automjetin që transportonte para nga supermarketi i familjes së Antonela Rocuzzo-s, bashk&e...
ARGJENTINE - Në “Maracana” mbrëmjen e djeshme, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2026, Argjentina fitoi ...
PERU - Lojtarët e ekipit të Venezuelës akuzojnë policinë peruane se i ka goditur të martën në stadiumin kombëtar ...
SPANJE - Ndërkohë që janë planifikuar zgjedhje të reja, pa u ditur ende data, për të përcaktuar se kush do të jet...
TIRANE - Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe trajneri i ekipit Kombëtar, Sylvinho kanë dhënë një i...