14 Nëntor 2023, 08:00
Nga DOSJA
SPANJE - Java e kaluar u shënua nga vdekja tragjike e Raphael Dwamena në ndeshjen e xhiros së 13-të të kampionatit shqiptar mes Egnatia dhe Partizanit. Lojtari ndërkombëtar nga Gana u rrëzua në minutën e 24-të pas një ataku kardiak, ekipi mjekësor tentoi ta ringjallte, por nuk mundi ta shpëtonte.
Nuk kishte asnjë informacion të saktë deri më sot, kur agjenti i Raphael Dwamen tregoi. Ish-ndërkombëtari i Ganës kishte probleme me zemrën gjatë gjithë karrierës së tij, gjë që e pengoi atë të arrinte sukses më të madh. Për këtë arsye pothuajse të gjitha klubet vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me të, por ai nuk ka dashur të heqë dorë nga futbolli.
Dy vite më parë, Dwamenës iu implantua një defibrilator, njëlloj si Christian Eriksen, por agjenti Philippe Degen tregon, se as pajisja mjekësore nuk arriti ta ndihmonte.
“Dwamenën e dua si djalin tim... Ishte njeri i mrekullueshëm, e dua shumë. Ai nuk donte të hiqte dorë nga futbolli, kishte shumë opsione. Ai mund të ishte bërë agjent, trajner apo ambasador. Të gjithë e lutëm të ndalonte, e dinim se zemra e tij po dobësohej gjithnjë e më shumë dhe ishte si një bombë me sahat. Çdo person tjetër do të tmerrohej në një gjendje të tillë, por në vend të shkencës, ai besonte te Zoti”- tha Degen.
Gjatë karrierës së tij, Dwamen luajti për Red Bull, Austria Lustenau, Cyrih, Levante, Zaragoza, Weil, Linz, Old Boys dhe Engatia, ndërkohë ai kishte luajtur edhe nëntë ndeshje dhe shënoi dy gola për kombëtaren e Ganës.
B.T (Dosja.al)
Sport
14 Nëntor 2023, 07:26
DANIMARKE - Kur flasim për sportin, vetëkuptohet se futbollistët janë ndër më të pasurit. Kontratat e mëdha sportive dhe...
Sport
14 Nëntor 2023, 07:04
SPANJE - Diego Simeone, trajneri i Atlético de Madrid , është ndalur nga “El Larguero de la Ser”, ku ka folur n...
Sport
14 Nëntor 2023, 07:00
BRAZIL - Brazili do të jetë pa portierin titullar Ederson, i dëmtuar në njërën këmbë. Portieri u detyrua të t&...
Sport
14 Nëntor 2023, 00:03
ITALI - Igor Tudor është një hap larg pankinës së Napolit. Pas takimit të sotëm me Aurelio de Laurentiis,...
Sport
13 Nëntor 2023, 20:02
BRAZIL - Katër ndeshje kanë mbetur dhe liga braziliane është në zjarr, si në krye dhe në fund të renditjes.
...
Sport
13 Nëntor 2023, 20:02
AFRIKE - Më 16 nëntor, Maroku i El Kaabi ishte planifikuar të përballej me Eritrean në ndeshjen e parë të kualifikimeve ...
Sport
13 Nëntor 2023, 19:26
SPANJE - Lionel Messi është intervistuar nga Jorge Valdano në kanalin “Movistar Plus” dhe ka reflektuar për periudhë...
Sport
13 Nëntor 2023, 19:05
KORE E JUGUT - Trajneri i kombëtares së futbollit të Koresë së Jugut, Jurgen Klinsmann, u premtoi tifozëve se do t'i jepte ...
Sport
13 Nëntor 2023, 18:47
ANGLI – Man.United mundi 1-0 Luton Town në ditën e fundit të Premier League, por fitorja pati një kosto: dyshja daneze Rasmus Hojlun...
Sport
13 Nëntor 2023, 18:21
SPANJE - Përveçse shënoi dy herë në fitoren e Barcelonës ndaj Alavés (2-1) në raundin e 13-të të La...