Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Federata braziliane e Futbollit ka njoftuar zyrtarisht se stili i veçantë i futbollit dhe “mashtrimet” përbëjnë shkelje dhe tashmë janë të ndaluara.
BRAZIL - Pas një veprimi të holandezit të Corinthians, Memphis Depay, Federata Braziliane e Futbollit vendosi t'i japë fund të famshmit "Jogo bonito", një vendim që nuk nderon në asnjë mënyrë historinë e futbollit të Brazilit.
Pak para se të përfundonin 90 minutat e ndeshjes së dytë të kampionatit të Sao Paulos mes Corinthians dhe Palmeiras, me rezultatin e barabartë 0-0 dhe me Corinthians që mbante në duar kualifikimin pas 1-0 të ndeshjes së parë, sulmuesi holandez vendosi të përdorë një veprim teknik, për të fituar kohën e mbetur.
Depay kishte oreks për “marifete” dhe zgjodhi të shkelte topin me të dyja këmbët, në një lëvizje, e cila i zemëroi mysafirët. Menjëherë dy mbrojtës të Palmeiras vrapuan për ta shtyrë drejt flamurit për t'i vjedhur topin dhe aty filloi kaosi. Lojtarët e Palmeiras u përplasën me lojtarët e Corinthians, që po nxehesh
Because of this behavior by Depay, the Brazilian Football Confederation issued a decision prohibiting standing on the ball
— ???????????????? (@CR_74_) April 6, 2025
If a player repeats this behavior during the match, the referee will award an indirect free kick to the opposing team and show a ???? pic.twitter.com/OmXuKw1CBx
in në vendngjarje.
Shikoni videon më poshtë:
Kur situata u qetësua, arbitri përjashtoi nga një lojtar nga secila skuadër, pa ndryshuar asgjë në ndeshjen, e cila përfundoi pa gola dhe me Corinthians që fitoi titullin e parë Paulista pas gjashtë vitesh.
Futbolli brazilian - "Jogo bonito"
Brazili është një vend që jeton dhe merr frymë nga futbolli, është një vend që e themeloi futbollin si art dhe mënyrë jetese. Çdo brazilian ëndërron të luajë futboll dhe ajo që e karakterizon çdo futbollist brazilian është “Jogo bonito”.
"Jogo bonito" (lojë e bukur) është një term që përdoret për të përshkruar stilin e veçantë të lojës së futbollit, i cili ndërthur teknikën, imagjinatën dhe estetikën e lojës, duke ofruar një spektakël të lartë.
Termi u bë i njohur në mbarë botën përmes Brazilit dhe lidhet drejtpërdrejt me sukseset e kombëtares braziliane në garat ndërkombëtare, veçanërisht në Kupën e Botës.
Termi "Jogo bonito" iu atribuua për herë të parë kombëtares braziliane kur fitoi Kupën e Botës 1970 në Meksikë. Atë vit, “Seleção” magjike, nën drejtimin e trajnerit Mario Zagallo, shfaqi një stil futbolli krejtësisht të ndryshëm dhe të paprecedentë.
"Shpikësit" e këtij stili unik ishin legjendarët Pele, Gerson, Carlos Alberto dhe Tostao. Shpejtësia e tyre, lëvizjet teknike, bashkëpunimi dhe pasimet e sakta i bënë përshtypje botës dhe shërbyen si shembull se çfarë mund të jetë futbolli kur luhet me imagjinatë dhe gëzim.
“Jogo Bonito” është më shumë se një stil loje. Është një filozofi që e njeh futbollin si një formë arti, duke u ofruar tifozëve momente të pashoqe magjie që vetëm futbolli mund t'i ofrojë.
Çfarë vendosi Federata braziliane?
Në përgjigje të veprimit të Depay, Federata Braziliane e Futbollit mori një vendim të pakuptueshëm. Brazili e bëri të qartë në një njoftim zyrtar se veprime të tilla nuk lejohen më. Në fakt, arbitri mund të ndëshkojë me karton të verdhë këdo që guxon të bëjë diçka, si p.sh. uljen në top.
Pas njoftimit të federatës, Depay deklaroi: "Unë shkova në Brazil për të përjetuar “Jogo Bonito” nga dora e parë. Por tani federata ka njoftuar se asnjë lojtar nuk mund të qëndrojë mbi top...
Ata vendosën këtë sepse unë isha duke e balancuar topin. E bëra për disa sekonda. Futbolli brazilian është në rritje... dhe meriton ekspozimin global! Por nuk duhet të vendosë kaq shumë pasioni mbi futbollin e këtij vendi të bukur. Le të fokusohet te rregullat që mund ta përmirësojnë sportin”.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Arsenali, i njohur për aftësinë e tij për të zhvilluar talentet e rinj, po përballet me një “armik&rd...
GJERMANI - Jeta e Kevin-Prince Boateng do të vazhdojë në botën e futbollit, edhe nëse është larg fushës. Ish-mesfus...
SPANJE - Mossos d'Esquadra (policia katalanase) po heton një trajner futbolli të CD La Floresta, me bazë në Tarragona, i cili...
ZVICER - Kupa e ardhshme e Botës për Klube (14 qershor - 13 korrik në Shtetet e Bashkuara) do të jetë laboratori për nj&...
GJERMANI - Siç raporton Bild, Interi ka kaluar natën në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions Leagu...
GJERMANI - Përgatitja për finalen e Champions League 2025 ka filluar zyrtarisht: UEFA ka hapur shitjet e biletave për aktin final ...
ITALI - Asnjëherë protagonist në fushë dhe i mënjanuar menjëherë nga projekti i Genoas, Mario Balotelli e l&...
SPANJE - Barcelona, ende në garë për trefishin, është një nga favoritët për të fituar titullin. Në...
GJERMANI - Një gafë që sigurisht nuk do të vlerësohet. Në ndeshjen e Interit të Bayern Munich, Bild, një nga g...
FRANCE - PSG - Aston Villa, ndeshja e parë çerekfinale e Champions League të mërkurën do të luhet edhe në tribuna. Parc de...