LIVE UPDATES
Sport

Shqipëria e vajzave shkruan historinë, siguron play-off-in për Botërorin “Brazil 2027” ...

Kombëtarja e vajzave kuqezi fitoi 5-2 ndaj Malit të Zi, duke siguruar kuaifikimin në raudin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027.

10 Qershor 2026, 07:00 Nga DOSJA

Shqipëria e vajzave shkruan historinë, siguron play-off-in për

SHKODER - Kombëtarja e vajzave shkroi një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj, duke triumfuar me rezultatin 5-2 ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boriçi” dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027.

Vajzat kuqezi zhvilluan një paraqitje të shkëlqyer nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, duke përmbysur rezultatin dhe duke dominuar takimin përballë tifozëve shqiptarë. Golat e fitores u realizuan nga Megi Doçi (2), Fortesa Berisha, Gresa Berisha dhe Arbiona Bajraktari.

Trajneri Grima e nisi ndeshjen me këtë formacion: Rajmonda Spahiu (GK), Klea Hamonikaj, Arbiona Bajraktari, Mikaela Metalla, Alma Hilaj, Arbenita Curraj, Ezmiralda Franja, Ilarja Zarka, Vanesa Levendi, Fortesa Berisha dhe Megi Doçi (c).

Kombëtarja jonë e nis ndeshjen në sulm dhe rrezikon portën kundërshtare që në minutën e katërt. Një goditje e Fortesa Berishës ndalet nga traversa, duke i mohuar skuadrës sonë golin e avantazhit.

Vajzat kuqezi vazhdojnë të ushtrojnë presion dhe krijojnë raste të tjera të mira shënimi në minutat 11-të dhe 12-të, fillimisht me Ezmiralda Franjen dhe më pas me Fortesa Berishën, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Në minutën e 13-të është sërish Berisha që provon përpara portës, por tentativa e saj nuk konkretizohet në gol. Disa raste të pastra për skuadrën tonë, por pa fat në finalizim.

Malazezet kalojnë në avantazh në minutën e 20-të, por reagimi i skuadrës sonë është i menjëhershëm. Kapitenia Megi Doçi del përpara portës për të kontrolluar një top të gjatë dhe pengohet nga portierja kundërshtare.

Gjyqtarja akordon penallti në favor të Shqipërisë dhe ndëshkon me karton të kuq portieren malazeze, duke lënë kundërshtaret me 10 lojtare. Nga pika e bardhë nuk gabon Megi Doçi, e cila në minutën e 22-të rikthen baraspeshën në rezultat, 1-1.

Skuadra jonë vazhdon të kërkojë golin e avantazhit, duke rrezikuar sërish me Fortesa Berishën dhe më pas me Ilarja Zarkën, por pa arritur të finalizojë.

Megjithatë, në minutën e 45-të janë sërish malazezet që gjejnë golin dhe rikthehen në avantazhin 1-2.

Fortesa Berisha rikthen ekuilibrat pak çaste më vonë pas një aksioni model të ndërtuar nga Megi Doçi. Kapitenia pason në krahun e djathtë për Klea Hamonikajn, e cila dërgon topin në zonë për Berishën. Sulmuesja kuqezi këtë herë nuk gabon dhe dërgon topin në rrjetë për rezultatin 2-2, me të cilin mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi me Shqipërinë më kërkuese dhe dominuese në lojë, me vajzat kuqezi që kontrolluan ritmin e takimit dhe krijuan vazhdimisht situata të rrezikshme përpara portës kundërshtare.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 63-të, kur kapitenia Megi Doçi provoi nga distanca dhe gjeti rrjetën me një goditje të bukur, duke befasuar portieren dhe mbrojtjen malazeze. Një gol me peshë që i dha avantazhin Shqipërisë dhe kompletoi dopietën personale të kapitenes kuqezi.

Dominimi i skuadrës së Armir Grimës vazhdoi edhe në vijim. Në minutën e 67-të, Gresa Berisha shënoi golin e katërt për Shqipërinë pas një asisti elegant të Ezmiralda Franjës, duke i dhënë skuadrës një avantazh të rëndësishëm.

Vetëm tre minuta më vonë, vajzat kuqezi shënuan sërish. Këtë herë ishte mbrojtësja Arbiona Bajraktari që gjeti rrjetën pas një tjetër asisti të saktë nga Ezmiralda Franja, duke vulosur rezultatin përfundimtar 5-2 dhe një mbrëmje të paharrueshme për Kombëtaren shqiptare të vajzave.

Falë kësaj fitoreje dhe tre pikëve të fituara ndaj Malit të Zi, Shqipëria siguron kualifikimin në raundin e parë të play-off-it të kualifikueseve të Botërorit 2027 për vajza, konfirmon qëndrimin në Ligën B dhe vendos një rekord të ri, duke grumbulluar për herë të parë 7 pikë në një grup të Ligës B.

Një arritje tjetër e rëndësishme për Kombëtaren e vajzave, që vijon të shkruajë historinë dhe të konfirmojë progresin e futbollit të vajzave në vendin tonë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë

Tensione në Kuvend/ Shehaj shkon te foltorja pas fjalës së Bidos, Kapri ngrihet në këmbë

Shehaj për protestat: Taulant, kujdes mos të hedhin në kosh plehrash

Taulant Balla pranon se ka ndikuar te Reuters: I thash lëvize pak planin

Zhupa thirrje deputetëve: Dëgjojini protestuesit, mos lexoni numra me syze miopi

Berishës i heqin 'non gratën' nga SHBA? Pritet me duartrokitje në Kuvend: Unë erdha, bëhuni gati

Balla tall deputetët demokratë: Jeni pro apo kundër ju, investimi do të bëhet

Qytetari: Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo e tradhtarëve

Gazetari: Ky revolucion është për fëmijët tanë, nuk mund të na mashtrojnë gjithë jetën

Revoltohet protestuesja: Kur luftonim për mbijetesë nëpër kamionë, na etiketonin si kriminelë

Protestuesit dhe grupi i Sali Lushës, shtyjnë njëri-tjetrin, por ndalen shpejt

Protestës i bashkohen ish-truproja i Berishës, Sali Lushaj dhe i biri, reperi Stresi

Stresi shkon në protestë me grupin e tij, përplaset me protestuesit pasi bënte tifo për PD-në

Dita e 11-të e protestës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama i sulmoi, reagojnë influencerat: Kemi një pije të re, quhet Ramingo ik

Mijëra protestues mbushin sheshin “Skënderbej”: Duam shtet, jo pushtet!

Aksident në Vlorë/ Motori u përplas me makinën, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Plloçë, makina përplaset me trafik-ndarësen, plagoset një person

Berisha: Ligji për zonat e mbrojtura i Ramës i heq shtetit përgjegjësinë për mbrojtjen e pasurisë

Berisha: Çdo demokrat dhe demokrate duhet të mbështesë protestën

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare

Zhdukja e Eglant Koçit/Momenti kur Armand Shakaj mori motorin për ta fshehur, më pas u kthye në këmb

Mosrespektimi i flamurit të Izraelit/ Ambasadorja Galit Peleg: Nuk dëmtojnë Izraelin, por Shqipërinë

Plagosja me armë zjarri në Lezhë, dalin PAMJET nga vendngjarja

Rama nga Fieri: Vlonjatët nuk i bien gjatë, duan investime të mëdha

"Do sjellim në Fier një universitet mjekësie!"/ Rama-protestuesve: Atyre të rinjve të bulevardit...

Rama për protestën: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së