3 Prill 2023, 07:24
Nga DOSJA
ITALI - Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Ndaj kur bëhet fjalë për Milanin, sytë e Silvio Berlusconit shkëlqejnë: "Një ëndërr milaniste? Haaland apo Mbappé. Ata janë e tashmja dhe e ardhmja e futbollit. Por më lejoni ta mbyll këtë intervistë me një 'Forza Milan', që më vjen nga zemra", janë fjalët e tij në një intervistë për La Gazzetta dello Sport.
Tani në San Siro, megjithatë, është Leao? "Ai është Milani, ai ka një stil loje që në momentet më të mira më kujton më të mëdhenjtë e Milanit tonë". Në horizont ndeshja e trefishtë kundër Napolit, më mirë Rafael apo Kvaratskhelia? “Vështirë të përgjigjem, janë dy lojtarë të mëdhenj që kanë karakteristika të ndryshme. Ndoshta Kvaratskhelia është një lojtar më i kompletuar".
Një tjetër lojtar që bëri historinë e Napolit mund të kishte veshur fanelën e kuqezinjve: Diego Armando Maradona? "Një keqardhje e thellë dhe jo vetëm se Maradona ishte lojtari më i madh i gjeneratës së tij. Ai ishte një person i brishtë, ndoshta disiplina dhe vëmendja ndaj individëve, që ekzistonte te Milani im do ta kishte ndihmuar atë të shmangte disa gabime.
Megjithatë atë ditë, duke folur me atë, e kuptova një gjë: Maradona ishte Napoli, ai ishte simboli dhe flamuri i Napolit më të madh në histori, të paktën deri më sot. Flamujt nuk mund të blihen dhe ata nuk mund të lëvizin. Do të ishte sikur t'i merrte zemrën të gjithë qytetit dhe ta transferonte në Milano. Do të ishte e padrejtë, nuk mund të bëhej. Këtë vlerësim e ndau edhe vetë Diego, i cili kishte një ndjeshmëri të madhe”,- tregon Berlusconi.
Lavdërimet e tij shkojnë edhe për Ibrahimovic: "Zlatan është një kampion i madh, ai ka një karakter të pakrahasueshëm dhe forcë mendore. E di që ai ka ende një dëshirë të madhe për të luajtur: vetëm ai mund të vendosë deri kur. Unë mendoj se personaliteti i tij është shumë i rëndësishëm në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. Për të ardhmen, jam i sigurt se ai do të vazhdojë të luajë role të rëndësishme në botën e futbollit: ai ka inteligjencën dhe karizmën e nevojshme për të bërë mirë çdo gjë që vendos të bëjë. Dija e tij do të jetë e paçmueshme, si trajner apo si menaxher”.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 Prill 2023, 07:17
ANGLI - Një çmenduri 80 milionë euro. Kaq kushtoi dhe do të kushtojë akoma Graham Potter arkës së Chelseas.&...
Sport
3 Prill 2023, 01:19
JAPONI - Futbolli është një sport global që praktikohet në të gjitha vendet dhe në të gjitha mënyrat e mundshm...
Sport
3 Prill 2023, 01:09
ANGLI - Bayern Munich së fundmi shkarkoi Julian Nagelsmann dhe e zëvendësoi atë me Thomas Tuchel.
Duket se eksperti gjerman 35-vjeça...
Sport
3 Prill 2023, 01:03
ITALI - Milani arriti të fitonte me shifrat 0-4 në transfertë ndaj Napolit. Vendasit nuk e kanë pëlqyer aspak mënyrën sesi Le...
Sport
3 Prill 2023, 00:58
SPANJE - Karim Benzema është një nga lojtarët myslimanë më të famshëm në botën e futbollit. Francezi me origji...
Sport
3 Prill 2023, 00:51
ITALI - Skena skandaloze janë regjistruar gjatë ndeshjes ndërmjet Romës dhe Sampdorias në kuadër të xhiros së 28-të...
Sport
3 Prill 2023, 00:48
ITALI - Pasi pokeri ndaj Napolit, Stefano Pioli është i kënaqur por qëndron me këmbë në tokë. "Ne fituam ...
Sport
3 Prill 2023, 00:38
SERBI - Futbollistët e Inxhijës e mposhtën Trialin në xhiron e 26-të të Ligës së Parë të Serbisë...
Sport
3 Prill 2023, 00:29
ANGLI - Kreativiteti është diçka e mirë, megjithatë, ju duhet të keni një mendim tuajin për këtë dizajn.
...
Sport
3 Prill 2023, 00:22
SPANJE - Shtatë minuta. Kjo ishte koha që iu desh Karim Benzema për të nënshkruar një hat-trick (trigolësh) n&...