13 Prill 2023, 11:40
Nga DOSJA
ITALI - Një “hall' më shumë për Juventusin. Me anë të një letre, sponsori i ekipit bardhezi ka dashur t'i tërheqë vëmendjen klubit për sjelljen e lojtarëve në fushë. E ka paralajmëruar këtë fakt administratori i deleguar i ‘Allianz Italia', Xhakomo Kampora, në një video për punonjësit dhe agjentët, sipas 'Corriere della Sera'.
"Do t'u dërgoj një letër drejtuesve të klubit, sepse është krejtësisht e papranueshme që lojtarët që mbajnë markën tonë në fanellë të kenë një sjellje të tillë të pahijshme. Nuk pranojmë asnjë justifikim që lidhet me agonizmin sportiv", - është shprehur Kampora.
Me një akord sponsorizimi prej 73 milionë eurosh për periudhën 2017-2023, i zgjatur tashmë deri në 2030-ën për 103 milionë euro, ‘Allianz' nuk shfaqet në fanellat e ndeshjes së Juventusit, por në fanellat e stërvitjes, në pjesën e pasme të fanellave të ekipit të femrave, por mbi të gjitha, nga sezoni 2017-18, është edhe emri i stadiumit.
Në profilin e tij në Twitter, ku ai personalisht reagon shpesh për argumentet sportive, Kampora kishte ndarë një postim të ‘L'Equipe' në lidhje me sulmet raciste ndaj Lukakut në ‘Allianz Stadium'. "Romelu Lukaku është një kampion", - shkruante ai.
Mesazhi video i referohet sjelljes së lojtarëve të Juventusit në ndeshjen e Kupës së Italisë me Interin. Në fund të saj u përjashtuan me karton të kuq Lukaku, Kuadrado dhe Handanoviç.
B.T (Dosja.al)
Sport
13 Prill 2023, 11:40
FRANCE - Ndërsa thashethemet për largimin e tij janë rikthyer (sidomos në mediat spanjole) që pas dështimit të ri të P...
Sport
13 Prill 2023, 11:01
TURQI - Julia Ituma, 18-vjeçarja përballë volejbollit Igor Novara, vdiq, pasi u rrëzua nga dritarja e hotelit të Stambollit, k...
Sport
13 Prill 2023, 10:40
ZVICER - Futbollistët e Feyenoord dhe Roma do të hapin fazën çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Europa League (...
Sport
13 Prill 2023, 10:14
SPANJE - Sonia Monroy është një aktore, këngëtare, prezantuese dhe ndikuese spanjole. Ajo është gjithashtu e njohur p&...
Sport
13 Prill 2023, 07:42
SPANJE - Ronald Koeman më në fund është kthyer në fillim! Duke u larguar nga kombëtarja holandeze në verën e vitit ...
Sport
13 Prill 2023, 07:33
FRANCE - Përballë një vërshimi ofendimesh dhe kërcënimesh me vdekje ndaj trajnerit të tij, Paris Saint-Germain vendosi të...
Sport
13 Prill 2023, 07:20
SPANJE - Vinicius mori çmimin MVP për lojën më të mirë. UEFA ia dha sepse kështu vendosi trajneri i ri i Portugalisë...
Sport
13 Prill 2023, 07:16
ITALI - Stefano Pioli buzëqesh me suksesin në shtëpi të Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions Lea...
Sport
13 Prill 2023, 06:59
ITALI - Pavarësisht humbjes kundër Milanit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, Luciano Spalletti ësht&eum...
Sport
12 Prill 2023, 22:21
SPANJE - Një tjetër Real Madrid është ky që shfaqet në Champions League dhe këtë gjë e tregon mjaft mire edhe p&eum...