LIVE UPDATES
Sport

Skiatori italian nuk ja del, humb jetën pas aksidentit gjatë stërvitjes!

Franzoso pësoi një aksident të rëndë gjatë një seance stërvitore në pistën e La Parva, rreth 50 km nga kryeqyteti kilian.

15 Shtator 2025, 23:05 Nga DOSJA
Skiatori italian nuk ja del, humb jetën pas aksidentit gjatë

KILI - Sporti italian dhe ai ndërkombëtar është në zi pas vdekjes së skiatorit Matteo Franzoso, i cili humbi jetën në moshën 25-vjeçare në një spital të Santiagos, Kili. Franzoso pësoi një aksident të rëndë gjatë një seance stërvitore në pistën e La Parva, rreth 50 km nga kryeqyteti kilian.

Gjatë një zbritjeje, ai humbi kontrollin në një kërcim të vogël dhe u përplas jashtë pistës, duke kaluar dy rrjeta mbrojtëse dhe goditur një gardh. Menjëherë u transportua me helikopter në spital dhe u vendos në koma të induktuar, por dëmtimet e rënda në kokë dhe edema cerebrale rezultuan fatale.

Franzoso, që nesër do të festonte ditëlindjen e 26-të, ishte pjesë e skuadrës së Fiamme Gialle dhe kishte mbërritur në Kili më 6 shtator për stërvitje së bashku me emra të njohur si Dominik Paris, Christof Innerhofer dhe Mattia Casse. I njohur si djalë i qeshur dhe i dashur, ai kishte nisur karrierën në Sestriere.

Në nivel ndërkombëtar, Franzoso kishte arritur vendin e katërt në Botërorin Junior të vitit 2020 në disiplinën e zbritjes. Në Kupën e Europës debutoi në 2017, ndërsa fitoren e parë e mori në super-G në Zinal, Zvicër, më 2021. Po atë sezon debutoi edhe në Kupën e Botës, ku grumbulloi 17 paraqitje, me rezultatin më të mirë vendin e 28-të në Cortina d’Ampezzo (janar 2023). Në të njëjtin vit fitoi edhe titullin italian në kombinim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Dita e 54-të e revoltës/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

U tërhoq zvarrë nga policia, lirohet aktivisti Edison Lika: Më i fortë se kur hyra

'The Odyssey' filmi i regjisorit Christopher Nolan arkëtoi 264 milionë dollarë

E paprecedentë/ Momenti kur patronazhistët tentojnë të rrëmbejnë qytetarin në protestë

Berisha: Rama erdhi për të marrë në dorë reformën territoriale, varrosi një punë 1-vjeçare...

Tensione para Parlamentit/ Makinat e deputetëve largohen nga Kuvendi, protestuesit godasin me vezë

Berisha: Rama erdhi që të urdhëronte ndërprerjen e debatit në Kuvend

Berisha: Edi Rama, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

Lagu kryeminstrin Rama me ujë/ Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca

Skandal/ Policia tërheq zvarrë aktivistin Edison Lika, i riu po denonconte live

Vatra e zjarrit përhapet pranë banesave në Fermë të Rromsit në Mallakastër, zjarrfikësit në terren

Kryeministri mbërrin në Kuvend, deputetët e presin me thirrjet e protestës: Rama, jepe dorëheqjen