Zgjedhjet e treta parlamentare brenda 16 muajsh/ Përfundon procesi i numërimit, Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
Dalin exit poll-et pas zgjedhjeve në Kosovë, kryeson Albin Kurti me 42%, më pas renditen PDK dhe LDK 7 Qershor, 19:06 ...
“Flamingot, jo rastësisht në ngjyrën e PS”/ Protesta, Rama: Blogerët janë në Palasë, moralist&eum...
"I gjithë ky organizimi këtu quhet..."/ Protesta e tetë, gazetari 'zbulon' organizatorët e vërtetë të tubimit...
Si u zhvillua operacioni për arrestimin e Violand Braçellarit, çobanin e veshën si polic/ “Dorëzo armën&...
Analiza e kampionatit të “Abissnet Superiores” në lojën sulmuese dhe atë mbrojtëse

TIRANE - Kampionati “Abissnet Superiore” do të rikthehet këtë fundjavë për të nisur fazën e tretë të sezonit 2023/2024. Përsa i përket ecurisë të dy fazave të para është bërë një analizë e detajuar dhe janë nxjerrë disa të dhëna interesante që kanë të bëjnë me fazën ofensive dhe defensive.
Egnatia është skuadra që ka bërë më mirë deri më tani në këtë edicion dhe ka krijuar një avantazh prej gati dy ndeshjesh ndaj kundërshtarit më të afërt në renditje, Partizani.
Megjithatë ky nuk është një tregues i drejtpërdrejtë, pasi në këtë sezon edhe pse skuadrat kanë hasur shumë pengesa, nga ana tjetër surprizat kanë qenë të shumta.
Një nga arsyet kyresore që ndikon drejtpërdrejtë në performancën e ekipit është ndryshimi i trajnerit, pasi në këtë formë skuadra ndryshon mënyrën e lojës.
Pavarësisht se kryeson kampionatin, Egnatia nuk është skuadra që ka më shumë gjuajtje gjatë një ndeshje. Në këtë tregues Partizani kryeson me 12.35, i ndjekur nga Dinamo me 11.65, por Egnatia është skuadra që ka përqindjen më të lartë të saktësisë përsa i përket gjuajtjeve drejt portës.
Në 40% të rasteve rrogozhinasit kanë goditur portën. Dy sulmuesit e Egnatias, Vüsal Isgandarli (59%) dhe Gytis Paulauskas (52%) janë lojtarët që e ndihmojnë më shumë skuadrën, që ka regjistruar këtë statistikë të rëndësishme pas përfundimit të dy fazave të para.
Pas Egnatias, vijnë Tirana dhe Partizani me 37.8% të gjuajtjeve drejt portës gjatë një ndeshje. Skenderbeu është skuadra që gjuan më pak me 8.9 goditje për ndeshje dhe ka përqindjen më të ulët të gjuajtjeve në kuadrat 29.6%.
Një në tre gjuajte dërgojnë në kuadrat Teuta dhe Vllaznia, që së bashku me Skënderbeun mbyllin renditjen me përqindjen më të ulët të goditjeve në portë.
Në fazën defensive, skuadrat që kanë bërë më mirë në dy fazat e para të kampionatit janë Laçi dhe Vllaznia, që kanë marrë respektivisht 9.1 dhe 9.25 goditje drejt portës për ndeshje.
Ndërsa dy skuadrat që pësojnë më shumë gjuajtje drejt portës për ndeshje janë Kukësi me 14.18 goditje dhe Teuta me 12.13.
Këto të dhëna mund të ndryshojnë sërish në dy fazat e mbetura të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe një ndikim shumë të madh do të ketë merkato dimërore.
B.T (Dosja.al)
FRANCE - Sa më shumë që kalojnë ditët, aq më shumë zhurmë bëhet për Kylian Mbappé, i cili ësht&e...
ANGLI - Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester Cityt, u rikthye në fushë pas një kohe të gjatë, në fitoren 5-0 me të...
FRANCE - Milan Skriniar, mbrojtësi i PSG-së, iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dje në spitalin Aspetar...
Mathias Pereira Lage, 27 vjeç, anësori i Brest FRANCE - Ligue 1 këtë të hënë ka publikuar renditjen e lojt...
PORTUGALI - Futbollistët e kombëtares portugeze Diogo Jota, Danilo dhe Cancelo dolën në mediat sociale për të lënë nj&...
SPANJE - Të hënën u hodh shorti për fazën e 16-të të Kupës së Mbretit të Spanjës, ku goglat përpla...
ANGLI - Erik ten Hag, trajneri i Manchester United, foli pas fitores 2-0 kundër Wigan në ITV, duke komentuar suksesin e skuadrës s&eu...
TIRANE - Shqipëria është duke punuar për të gjetur miqësore përpara Europianit të Gjermanisë. Deri tani ekzis...
GJERMANI - Një lojtar i gjithanshëm që e filloi karrierën e tij sportive si mesfushor, Beckenbauer bëri emër si qendërmbrojt&...
SHBA - Tiger Woods nuk është më imazhi i Nike. Lojtari amerikan i jep fund lidhjes gati tre dekadash me këtë markë sportive...