LIVE UPDATES
Sport

Superiorja/ Ishte mbrëmja e Partizanit! ‘Të kuqtë’ mundin Erzenin dhe kapin Tiranën. Fiton dhe Teuta e Bylisi. Shikoni golat…

U luajtën tri ndeshje të javës së 22-të të kampionatit të Abissnet Superiores. Partizani mposht 3-0 Erzenin me 10 lojtarë. Me rezultat minimal 1-0 fitojnë edhe Bylisi në Kurbin ndaj Laçit dhe Teuta në Durrës ndaj Kukësit, që mbetet poshtë vijës së kuqe…

18 Shkurt 2023, 21:29 Nga DOSJA

Superiorja/ Ishte mbrëmja e Partizanit! ‘Të kuqtë’

TIRANE - Partizani koleksionoi fitoren e dytë radhazi, teksa mposhti në shtëpi Erzenin me rezultatin 2-0. Ndeshja për ‘Të kuqtë’ nisi si mos më keq, duke qenë se në minutën e 4-t edhe pas konsultimit me VAR, Maguette u ndëshkua me karton të kuq, pas një faulli ndaj Kadriut. Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Colella nuk e humbën “busullën” në fushë dhe qëndruan si të barabartë.

Madje, gjetën edhe avantazhin në fundin e pjesës së pare me anë të Arinaldo Rrapaj (45’+1), që ekzekutoi në një mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi, duke mos i lënë asnjë shans shpëtimi portierit Xhika.


Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Partizanin, pasi në të 46-tën, gjetën golin me anë të Da Silvas. Braziliani shfrytëzoi më së miri një pasim të Mba dhe me një goditje tokazi mposhti portierin kundërshtar.


‘Të kuqtë’ nuk u ndalën me kaq edhe pse në disavantazh numerik. Në minutën e 73-të, trefishuan shifrat me anë të Hotit, duke mbyllur çdo llogari për ndeshjen.


Me këtë trepikësh, ‘Të kuqtë’ ngjiten në kuotën e 37 pikëve, duke u barazuar me Tiranën kryesuese, ndërsa nga ana tjetër, shijakasit janë në vend të katërt me 31 pikë.

Teuta bën detyrën në shtëpi dhe fiton përballë një rivali direkt si Kukësi. Në “Niko Dovana”, të besuarit e trajnerit Edi Martini fituan me rezultatin 1-0, me një gol mjaft të bukur të realizuar nga Gruda në minutën e 26-të.


Megjithatë, Kukësi e pati shansin e barazimit, duke qenë se në minutën e 43-të sulmuesi Barbosa u paraqit te pika e bardhë e penalltisë. Por, portiere Qirko kuptoi krahun dhe ndali goditjen, duke ruajtur avantazhin e “Djemve të Detit”.

Në pjesën e dytë vendasit e menaxhuan më së miri avantazhin dhe dolën me tre pikë shumë të rëndësishme për vijimësinë e sezonit, teksa ngjiten në kuotën e 28 pikëve në vendin e shtatë të renditjes. Nga ana tjetër, Kukësi mbetet në zonën e ftohtë të klasifikimit me 25 pikë në vendin e nëntë.

Më herët, kurbinasit e Laçit u mundën nga Bylis me shifrat 0-1. Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që Flamur Ruçi realizoi golin vendimtar të sfidës në minutën e 54-të. 21-vjeçari mori një asist nga Kaçorri, doli i vetëm përballë portieri Selmani dhe dërgoi topin në rrjetë.


Skuadra ballshiote rigjen fitoren pas dy humbjeve radhazi dhe tani numëron 26 pikë. Tri më pak se bardhezinjtë e Mezanit, të cilët regjistruan disfatën e dytë radhazi në shtëpi, pas asaj ndaj Egnatias.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës