Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
‘Los Blancos’ përballen sonte me titullin e parë nga gjashtë të mundshmet këtë sezon. Ja se si mund të pozicionohen skuadrat në këtë finale…

FINLANDE - Sonte, në orën 21:00, Real Madrid ndez motorët e një sezoni në të cilin ai vetë e ka pranuar që kërkesa do të jetë jashtëzakonisht e lartë. Kur askush nuk e priste se e kaluara do të ishte një nga më të mirat në historinë e klubit, kthimi i Ancelottit në shtëpinë ‘los blancos’ kulmoi me fitimin e tre nga katër titujt në të cilët u shfaq Madridi. Vetëm Kupa e Mbretit, në natën fatale të San Mames dhe pa Benzemën në skuadër, i shpëtoi objektivit madrilen.
Në Helsinki, ku 14 herë kampioni i Evropës nuk ka luajtur kurrë, semafori jeshil ndizet për një fushatë ku gjashtë tituj shfaqen sërish në horizont. Atë që kanë arritur Barcelona dhe Bayern në kohën e tyre, është objektivi i një skuadre si Real Madridit. Në një qytet me pak traditë në botën e futbollit pret ribashkimin mes Real Madridit dhe Eintracht Frankfurtit, i pari që nga ajo finale antologjike e Kupës Europiane në vitin 1960. 7-3 me katër golat e Puskas dhe tre të Di Stéfano.
Sot, si atëherë, favorizimi i Madridit është absolut. Për gjithçka: lojtarët, trajnerin, historinë, të premten e kaluar 1-6 në Eintracht-Bayern, madhësia e klubit, për të pasur ‘Topin e Artë’ të radhës (Benzema), portieri më i mirë në botë (Courtois)... Për gjithçka përveç ngjyrës në tribuna. Atje edhe një herë sundimi gjerman do të jetë absolut. Tifozët e Frankfurtit udhëtojnë masivisht me ekipin e tyre, siç e di mirë Barcelona, dhe me më shumë se 8.000 bileta të kërkuara nga 1.800 të Real Madridit, vlerësohet se proporcioni në Helsinki do të jetë 10:1 në tifozë.

Finalja nuk do të jetë e re për ‘los blancos’. Nuk është problem për një skuadër që e ka bërë mënyrë jetese fitimin e finaleve (16 fitore nga 18 që kur inauguroi epokën e dytë të artë në historinë e saj në 2014). Nuk do të jetë një mjedis armiqësor, që i frikëson disa lojtarë, që e shtypin rivalin e tyre në tituj dhe lojëra të këtij kalibri.
Ancelotti do të dërgojë në fushë të njëjtët që ishin titullarë në Saint-Denis. Është ligji i një trajneri veteran, që respekton meritat. Rüdiger dhe Tchouaméni do të startojnë nga pankina, në një ekip në të cilin nuk ka dyshim se titullar është Fede Valverde.
Ky nuk është një diskreditim në këtë Madrid. "Ju nuk duhet t'i kushtoni kaq shumë rëndësi njëmbëdhjetëshen startuese. Ka më shumë rëndësi ata që e përfundojnë ndeshjen." Ka thënë Ancelotti në gushtin e kaluar. Në Helsinki, Madridi nis si favorit, që pakkush vë bast për një ndeshje të ngushtë dhe në të cilën duhet shkundur pankina. Por ky është futbolli, një finale dhe një ekip gjerman. Sigurisht që edhe Eintracht e di se çfarë bën Madridi me finalet.
B.T (Dosja.al)
Dennis Rodman, Virgil dhe Antonio Casano SHBA - Michael Jones, ylli i WWE në vitet 1990 dhe i njohur si Virgil, ka deklaruar se ka qenë...
ARGJENTINE - Javier Zanetti nuk ka shënuar shumë gola në karrierën e tij, pasi në rolin e mbrojtësit është shumë ...
ANGLI - Cristiano Ronaldo donte të largohej nga Manchester United këtë verë për të kërkuar një skuad&eu...
ITALI - Në këto ditë, kur futbollistët po mbyllin pushimet, duke lënë edhe ndonjë katalog me foto të po...
Andrea Radrizzani, presidenti i Leeds ANGLI - Leeds është serioz. Ose të paktën kështu dëshmon presidenti i saj, An...
ITALI - Nëse shikoni anën e mirë, Ferrari ka bërë shumë përparim këtë vit. Në fakt, ...
ITALI - Libor Kozak është kthyer pas në kohë dhe ka sjellë në kujtesë sherrin që lindi mes tij dhe Igli Tares. Lojtari...
ITALI - Adriano Galliani, menaxheri i përgjithshëm i Monzas së Silvio Berlusconit, i cili është ngjitur në S...
ANGLI - ‘Blutë’ e Londrës po punojnë për të lehtësuar organikën e tyre disa nga lojtarët që marrin pa...
ZVICER - Pasi kanë përfunduar mbrëmë ndeshjet e raundi i tretë kualifikues, tashmë dihet edhe orari i ‘play-off’-it ...