"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Shqipëria do të ndeshet me Letoninë në Tiranë, në kuadër të Kualifikueseve të Botërorit 2026, të martën e 9 shtatorit.

TIRANE - Në një konferencë për mediat, tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, tha: “Sigurisht që do herë një ndeshje kyçe, por po flasim për dy situata të ndryshme. Dy ditë më parë ne pamë ndeshjen e Letonisë me Serbinë dhe ndeshja ishte aty-aty. Rezultatet të tipit 6-0 si Spanja mbrëmë ndodhin rrallë herë. Më vjen keq ta them, por nuk jemi në atë nivel. Sa i përket Letonisë, është një ekip fizik dhe i organizuar. Janë gjithmonë aty për të luftuar për topin e tyre,. I kemi analizuar ndeshjet e tyre të fundit. Sa i përket Gjibraltarit, ishte atmosferë ndryshe. Medon Berisha për shembull kishte 6 muaj me ne, por ishte hera e parë që startonte me Kombëtaren. T’i kërkosh lojtarëve të rinj të fitojnë 6-0 është e vështirë, por që e vërtet, prisja më shumë.
E kam thënë 10 ditë më parë, nuk e kam vendosur 11-shen e parë, por që do ndryshojmë në dy pika. Si në aspektin defensivë, ashtu dhe në atë ofensiv. Kemi sot stërvitjen e fundit dhe formacionin do ta vendos nesër.
Edhe disa pyetje që iu bënë disa pyetje Gjimshitit, nëse është moment i mirë apo jo, është gjithmonë moment i mirë kur i ke vetë gjërat në dorë.
Siç e thashë më përpara, është një moment i mirë i Kombëtares. Në futboll luan 11 kundër 11. Ekziston çdo rezultat. Futbolli është i tillë. Kur ke rezultat të mirë, gjërat ndryshojnë. Më shumë sesa për të shqetësohen për lojtarët që nuk janë në listat e ekipeve të tyre për Europën, shqetësohem për lojtarët që kanë ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në atë nivelo që të zgjedhim lojtarët që kanë më shumë minuta. Kam zgjedhur lojtarë që kanë pasur zero minuta.
Pas ndeshjes me Gjibraltarin, nuk mund të thoja që 4 lojtarë që kanë luajtur për herë të parë se kanë bërë një ndeshje të keqe. Kur kam debutuar me Brazilin, nuk kam fjetur gjithë natën. Ata nuk kishin luajtur ndonjëherë me njëri-tjetrin. Edhe elementi i moshës. Dajsinani për shembull, më pëlqen shumë, ose Simon Simoni. Nuk mund t’i vendos në presion. Më korrigjoni nëse e kam gabim, por nuk e di nëse ndokush te Shqipëria ka shënuar ndonjë tripletë. Jam i sigurt që nesër do të herë një ndeshje shumë e mirë.
Nëse dy vite e gjysmë, skuadra ka ndryshuar shumë. Unë e kam thënë shumë herë që Kombëtarja është e hapur. Javën e parë të punës, më pëlqen kur shoh lojtarë të rinj dhe sa kanë luajtur. Sa i përket Brojës dhe Asanit, janë shumë mirë, në gjendje optimale. Asani ka kaluar pak më shumë kohë me ne. Nuk mund të them që ata do luajnë nesër, por të dy kanë pëlqimin tim.
Ndaj Anglisë bëmë një ndeshje të mirë. Me Andorrën kishim një rezultat të mirë. Me Serbinë bëmë një ndeshje të mirë, rezultati jo dhe aq. Në ndeshjen e fundit ndaj Letonisë nuk më pëlqyen 45-minutat e para. Nëse do të shkosh në Botëror, janë gabime që i paguan shumë shtrenjtë.
A është edhe si një finale për Sylvinhon? Nuk do i përgjigjem asaj. Siç e thashë më përpara, çdo ndeshje është e rëndësishme. Edhe ajo në Riga ishte e rëndësishme. Të gjithë duhet të përgatitemi si ekipi. Ne jemi një. Duhet të futesh në fushë dhe të fitosh ndeshje të tilla. Nuk mendon për tetorin dhe nëntorin.
Julian Shehu është një lojtar shumë i mirë. Kemi punuar për 6 muaj me të. E kemi afruar në ekipin Kombëtar. Trajneri i skuadrës së tij e vendos se në çfarë pozicioni do luajë. Me Kombëtaren, është një situatë tjetër. Është një çështje taktike. Lojtarë të ndryshëm me ekipin tonë luajnë në pozicione të ndryshme. E ka përmirësuar shumë ekipin”.
B.T (Dosja.al)
SPANJE - Skuadra e Barcelonës u rikthye në stërvitje të hënën, dhe e bëri këtë në një seanc&eum...
GJERMANI - Uli Hoeness njihet për qartësinë dhe zërin në lidhje me mendimet e tij për çdo situatë në ...
ANGLI - E ardhmja e Raheem Sterling te Chelsea duket e vulosur tani, por ndarja midis klubit londinez dhe sulmuesit të krahut anglez po...
SPANJE - "Po flet me një trajner që është krenar për lojtarët e tij, për ekipin kombëtar, që e përfaqëson...
ITALI - Itali - Estoni 5-0! Raspadori shënon një gol dhe jep dy asiste në debutimin e Gattusos me Italinë. Trajneri i ri i Italisë...
TURQI - Pas fitores së tyre të thellë në Bullgari, Spanja mposhti edhe Turqinë e Vincenzo Montellës me një rezultat...
FRANCE - Për klubin parizien, menaxhimi i lojtarëve të tij në ekipin kombëtar përbën një problem: sipas L'Equipe, i ka d...
GJERMANI - Julian Nagelsmann foli troç. Pas fitores 3-1 ndaj Irlandës së Veriut mbrëmë, trajneri i Gjermanisë bëri d...
NORVEGJI - Një frikë e vogël për Erling Haaland. Ndërsa norvegjezi po zbriste nga autobusi i ekipit kombëtar për t'u drejtu...
ANGLI - André Onana i thotë lamtumirë Manchester United. Portieri kamerunas - i cili tani ka rënë në hierarkinë e...