LIVE UPDATES
Sport

Sylvinho: “Nga Europiani mësuam shumë, eksperiencë e shkëlqyer. Do të luftojmë për çdo pikë në Nations League”

“Ka një ëndërr, një dëshirë dhe një objektiv për të shkuar në Botëror. Por ndërkohë kemi një kompeticion të rëndësishëm si Liga e Kombeve. Unë nuk e konsideroj si një moment kalimtar për të marrë eksperiencë apo për t’u përgatitur”

20 Gusht 2024, 17:00 Nga DOSJA
Sylvinho: “Nga Europiani mësuam shumë, eksperiencë e

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka dhënë një intervistë për “TV Klan” me gazetarin Erion Todhe, përpara rrugëtimit të ri që Kombëtarja shqiptare do të nisë në UEFA Nations League.

Tekniku kuqezi foli për eksperiencën në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, si dhe komentoi zgjatjen e marrëveshjes me FSHF për të vazhduar projektin e nisur në drejtimin e Shqipërisë.

Gjithashtu, trajneri Silvinjo foli edhe për ndeshjet e UEFA Nations League, ndërsa shtoi se objektivi i së ardhmes është kualifikimi në Botëror.

Më poshtë edhe intervista:

Europiani i Gjermanisë, i keni analizuar edhe njëherë ndeshjet, tashmë me mendje të ftohtë, çfarë do të kishit bërë ndryshe? “Ka ardhur momenti të flasim për gjithçka ka ndodhur në këtë një vit e gjysmë punë. Një cikël i parë i rrugëtimit që kemi bërë bashkë. Një rrugëtim shumë i bukur, të shkosh të luash për herë të dytë në finalet e një Europianit, është diçka historike. E dimë të gjithë, edhe njerëzit, që nuk është e lehtë të arrish deri atje. Por kur arritëm gjetëm një grup të fortë dhe të vështirë. Por unë isha i kënaqur për këtë. Të përballesh më Italinë dhe Spanjën që fitoi Europianin, si dhe Kroacinë një skuadër e jashtëzakonshme. Në fakt pas ndeshjeve është e lehtë të bësh analizën. Sigurisht ka gjëra që duhet të ishin bërë ndryshe, por unë shkova me mendimin që të përfaqësonim sa më mirë një komb. Edhe lojtarëve ju kisha thënë, me çdo kusht duhet të ishim në lojë në çdo ndeshje. Me Italinë bëmë mirë, ndeshja me Kroacinë edhe mund të ishte fituar. Ky është një kampionat i vështirë dhe me shumë rreziqe. Çdo gabim është një gol i pësuar. Jam shumë i kënaqur me futbollistët por sigurisht, gjithmonë ka diçka për të përmirësuar. Ndryshuam modulin për ndeshjen e dytë duke shtuar një lojtar në mesfushë, por në përgjithësi kemi bërë shumë mirë”.

Në aspektin personal, por edhe si trajner i Kombëtares, çfarë keni përfituar, cilat janë mësimet që morët nga finalet e Europianit? “Kemi mësuar shumë, eksperiencë e shkëlqyer. Si bashkëpunëtor kam qënë në kombëtaren e Brazilit në Botërorin e Rusisë. Edhe Europiani ka një nivel të njëjtë. Ne kemi një skuadër të re dhe kjo është e bukura. Kemi luajtur kundër lojtarëve dhe skuadrave shumë të forta. Të shkosh atje është një luks, për ne ishte çmenduri. Në aspektin personal mësova shumë. Çdo gabim të kushton shumë, sepse niveli i garës është shumë i lartë. Lojtarët e dinin mirë këtë, që nuk lejohet të gabosh, sepse e pëson dhe del menjëherë jashtë loje. Është një eksperiencë e madhe edhe për lojtarët. Niveli i përqendrimit ishte shumë i lartë”.

Pas finaleve erdhi edhe rinovimi i kontratës. Besoj se keni dashur të përqendroheni fillimisht tek Europiani e më pas të mendonit për rinovimin që besoj se nuk ishte diçka e vështirë për t’u arritur? “Jo, absolutisht jo. Në fakt ishte një dëshirë e Federatës dhe e jona, por ishte Europiani. Kemi logjikuar mirë të dyja palët, si Federata ashtu edhe ne si staf. Mendimi jonë ishte të punonim fort për Europianin, për të shmangur edhe gabimin më të vogël, në mënyrë që të mos humbnim përqendrimin. Gjëja më e rëndësishme në atë moment, ishin futbollistët, ishte një komb i tërë, ishin 3 milionë këtu e 10 milionë jashtë Shqipërisë. Për ne si staf është një avantazh të vazhdojmë punën përpara pas një rezultati të mirë. Sot ne nuk nisemi nga zero me Kombëtaren shqiptare. Sot ne nisemi nga më shumë se 50% njohje të ekipit dhe lojtarëve. Tashmë duhet të përmirësohemi, të shkojmë pas shumë futbollistëve të tjerë që mund të na shërbejnë. Ne jemi të kënaqur pasi njohim Tiranën, Federatën, njohim shqiptarët, kështu që rinovimi për ne ishte i lehtë”.

Tashmë rinis puna, por me ndeshjet e Nations League. A keni një ambicje për këtë garë, apo këto ndeshje do të shërbejnë si përgatitje për kualifikueset e Botërorit, që është një qëllim shumë më i rëndësishëm se Liga e Kombeve? “Ka një ëndërr, një dëshirë dhe një objektiv për të shkuar në Botëror. Por ndërkohë kemi një kompeticion të rëndësishëm si Liga e Kombeve. Unë nuk e konsideroj si një moment kalimtar për të marrë eksperiencë apo për t’u përgatitur. Objektivi i parë është të përmirësojmë skuadrën, të gjejmë lojtarë të rinj. Kjo është Kombëtare, dhe si e tillë është e hapur. Nëse ka një lojtar që na shërben, atëherë ai do të vijë. Liga e Kombeve është e vështirë, dhe kemi një grup të vështirë me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Çekinë. Ne do të luftojmë për çdo pikë. Nuk do të jetë e lehtë por ne do të futemi në çdo ndeshje për të fituar”.

Pas UEFA Nations League vijnë kualifikueset e Botërorit. A keni një plan për të ndryshuar diçka në skuadër, ndoshta mënyrë tjetër loje, apo mentalitet tjetër? Cili është mendimi juaj tani për tani? “Unë mendoj se ka gjithnjë vend për përmirësim. Përtej modulit, ne kemi një bazë të mirë, praktikisht 70 apo 75% të grupit e kemi, por kemi lojtarë që vijnë me shumë eksperiencë pas Europianit. Lojtarët kanë kuptuar një gjë që për mua, për Federatën dhe për Shqipërinë, përtej modulit, eksperiencës, lojtarëve, cilësisë teknike, ajo që nuk negociohet është zemra dhe shpirti i skuadrës. Lojtarët e dinë që këtë duhet ta kenë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje sepse kjo na çoi në Europian. Dëshirën dhe shpirtin e skuadrës e kanë kuptuar edhe njërëzit, që shpirti dhe zemra është aty në fushë”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës