Protesta më e madhe e paralajmëruar/ Me thirrjet 'Shqipëri e re', nis protesta e 7-të në sheshin “Skënderbej" kundër projektit të Zvërnecit
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
Sot protesta më e madhe e paralajmëruar, nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej" 6 Qershor, 17:57 ...
VIDEO/ Çështja e Zvërnecit/ Qindra qytetarë mblidhen në Londër: Rama në burg, Berisha në burg, mos dal...
Berisha: Këshilli Kombëtar i PD thirrjet javën që vjen. Nuk do të rivalizojmë me protestë, por do bëjm&e...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
Shqipëria do të luajë ndeshjet e dyta në Nations League: në transfertë ndaj Çekisë më 11 tetor, në orën 20:45, dhe tri ditë më vonë ndaj Gjeogjisë, më 14 tetor, ora 18:00.

TIRANE - Gjatë muajit tetor, trajneri Sylvinho do të drejtojë Kombëtaren në dy sfida vendimtare dhe të rëndësishme për fatet e skuadrës kuqezi në Nations League. Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Çekisë më 11 tetor, në orën 20:45, dhe tri ditë më vonë ndaj Gjeogjisë, më 14 tetor, ora 18:00.
Kuqezinjtë do të vijnë në këtë grumbullim pas një fitoreje të rëndësishme me Ukrainën dhe një humbjeje, e para në shtëpi, nën drejtimin e trajnerit brazilian me Gjeorgjinë. Megjithatë ajo që shqetëson në këtë momente trajnerin është gjendja e lojtarëve, ku pritet të kemi mungesa sërish të rëndësishme.
Nëse në ndeshjet e shkuara u dëmtua Gjimshiti dhe Broja dhe nuk ishin të pranishëm, këtë herë ndoshta do të na duhet të bëjmë edhe pa Elseid Hysajn. Zëvendëskapiteni kuqezi, i cili prej një muaji është jashtë listës së skuadrës së Lazios, sigurisht stërvitet, por pa asnjë minut ndeshje dhe një stërvitje jo me ekipin e parë.
Gjithashtu do të jetë problem sulmi. Pa Armando Brojën, i cili është ende në fazë rikuperimi dhe këtë herë ndoshta edhe pa Rei Manajn, gjithashtu i dëmtuar dhe sapo i është bashkuar grupit të klubit të tij në stërvitje. Fakti që nuk është aktivizuar do të thotë se gjendja e tij ende nuk është për të luajtur 90 minuta.
Vlen të theksohet rikthimi i Ernest Muçit në grumbullim, pas mungesës surprizë në dy ndeshjet e shkuara, apo edhe i Uzunit, i cili jo vetëm po bën mirë me Granadën, por nisur nga emergjenca e repartit ofensiv, do të jetë një aleternative e vlefshme.
Megjithatë do të ketë edhe një javë kohë për të kuptuar se cilët janë gati dhe cilët jo, për këto dy ndeshje që do të vendosin shumë për objektivin e Kombëtares kuqezi në Ligën e Kombeve.
B.T (Dosja.al)
AUSTRI - Largimi i Daniel Ricciardo nga Formula 1 vazhdon të bëjë që njerëzit të flasin. Piloti australian p...
GJERMANI - Këtë të martë, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) hapi një hetim ndaj portierit zëvendësues të B...
EKUADOR - Ndeshja e luajtur në stadiumin Capwell në Guayaquil dhe e cila nuk ishte aspak miqësore, ishte një përballje përg...
SPANJE - Andrés Iniesta publikoi sot një njoftim në rrjetet e tij, në të cilin ndjejmë se më 8 tetor, zyrtarisht ai ...
FRANCE - Pas njoftimit të lamtumirës së Antoine Griezmann nga kombëtarja, Kylian Mbappé ka reaguar në llogarinë e ti...
FRANCE - Një nga vëllezërit Mbappe do të jetë jashtë ndeshjes së tyre për Champions League këtë të m&eu...
KROACI - Pas suksesit në olimpiadën e Parisit, ku për herë të parë sporti i mundjes i solli Shqipërisë medaljet olimpi...
SHBA - Gazeta "The Washington Post" i kushtoi atij reportazhin "Një jetë e dyfishtë: 'Mbreti i Kokainës' që fshihej si futbollist pro...
ANGLI - Gjatë pesëmbëdhjetë viteve pas inaugurimit të tij, në vitin 2006, stadiumi i Emirateve u tall rregullisht, përgjat&...
TIRANE - Bardheblutë e Tiranës e nisën sezonin e ri të basketbollit me dy trofe. Ekipi i meshkujve dhe ai i femrave fituan Kupën e Fe...